| E diele, 23.02.2025, 11:11 AM |
Doli nga shtypi libri i autorit Avdyl Uka i titulluar ”PËRJETIMET E MIA”
HEROI I GJALLË
AVDYL UKA DËSHMON PËRMES KUJTIMEVE TË TIJ DASHURINË PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE
NGA TË PARËT E TYRE
Nga Hysen Ibrahimi[1],
Recensent i librit
Suedi/Förslöv, 20.02.2025
Avdyl Uka me librin e radhës të titullar “Përjetimet e mia”, përfshinë në
mbrendinë e tij 60 përjetime gjatë jetës së tij. Ka ngjarje që janë përmendur
në librat e tij të më hershëm në pika të shkurta, por tani në këtë libër janë
më të detajuar, më të kjarta, po që ka kujtime që asnjëherë nuk janë shkruar.
Autori, i ka paraqitur si ngjarje tejet reale të kohës që dëshmojnë një
realitet të pakontesueshëm. Pse autori i ka hyrë kësaj pune? Mund të
konkludojmë se autori duke qenë një hero i gjallë i çështjes kombëtare, i cili
mbrojti pragun e shtëpisë nga krimineli serb më 22 qershor 1991 në Vushtrri, e
që pushka e tij mori jehonë të madhe në mbarë trojet etnike shqiptare dhe
mërgatë, e që ka pasur raste që kësaj pushke t’i jepet një version pak më
ndryshe nga realiteti, autori me të drejtë, duke qenë trim por edhe intelektual
i hynë punës së krijimtarisë për të zbardhurë të vërtetën dhe vetëm të
vërtetën. Me të drejtë autori i hynë punës me këtër vepër për të dëshmuar të
vërtetën e shumë ngjarjeve dhe për të demantuar çdo formë tjetër e cila ka
mundur të thuhet apo të shkruhet ndryshe nga e vërteta e cila ka qenë. Mendoj
se me këtë vepër autori Avdyl Uka, kristalizon ngjarje shumë herë të dhimbshme
për kohën, por në të njejtën kohë janë ngjarje krenarie, për vet autorin në
radhë të parë, pastaj për Familjen Uka dhe mbarë kombin shqiptar.
Përjetimi i autorit fillon me një përjetim të tij të
titulluar “DITA E PARË NË SHKOLLË”, temë kjo e cila qoftë për nga interesimi
për lexuesit qoftë për nga përjetimi fëmijëror i autorit, imponohet si një
ngjarje tejet reale dhe që dëshmon qartë se Xhaxhai i babait të tij Zeqiri, në
një moshë të shtyrë, interesohet për t’a dërguar Avdylin në shkollë në klasën e
parë. Kjo ngjarje për autorin Avdyl Uka, me të drejtë ruan kujtimin më të mirë
në brendësinë e tij shpirtërore dhe para lexuesit shfaqet si ngjarje që familja
Uka ka qenë Familje e cila e ka dashur diturinë dhe arsimimin e fëmijëve të
tyre. Ndaj, kjo temë shndërrohet si temë arsimore, për ngritjen e inspirimit
çfarëdoqoftë natyre si temë arsimore nga të moshuarit e Familjes Uka, e që
mbetet si një nga cilësitë evidente të kësaj teme me karakter patriotik. Axha
Zeqir i drejothet babait të Avdyl Ukës Axhës Xhevat, citat:
- “O Xhevat, unë për këtë erdha të bisedoj se kush po
e dërgon Avdylin nesër në shkollë. Unë për Avdylin bëj shumë, kam për ta
dërguar në shkollë, jo vetëm nesër, por edhe disa ditë deri sa ta mësojë rrugën
vetë edhe të lirohet”, fund citati.
Të gjitha këto përjetime të autorit Avdyl Uka, shumica prej tyre për
lexuesin janë të panjohura dhe me këtë libër autori sikur dëshmon për ato
ndodhi që kanë lënë mbresa të paharruara dhe që kanë rëndësinë e tyre, pse jo
edhe rëndësi historike.
Me adirimi autori flet për babgjyshin e tij i cili është pushkatuar nga
pushtuesi serbo-çetnik, si pasoj e këtij pushkatimi edhe babai i autorit Xhevat
Uka ishte burgosur disa herë nga regjimi. Autori Avdyl Uka në temën “SHAQIR UKA
ISHTE ATDHETAR”, ndër të tjera shkruan, citat: “Babai im
ka bashkëpunuar me grupet kaçake të asaj kohe. Ka bashkëpunuar, sidomos me
atdhetarin e mirënjohur, Nezir Zasellën. Nezir Zasella ka luftuar për t'i
mbrojtur trojet tona nga pushtuesi sërb. Ai ka luftuar në të gjitha pjesët e
vendit tonë për t'i dalë zot atdheut. Për sa di
unë, ai me shokët e tij ka marrë pjesë për çlirimin e Novi Pazarit, Mitrovicës,
Vushtrrisë deri në çlirimin e Shkupit”, fund
citati.
Në mesin e shumë temave, autori Avdyl Uka, duke qenë
tejet i sinqert, ai përmes shkrimeve të tij si kujtime të veçanta, kujton edhe
rastin e Isak Ibrahimi (tani Dëshmor i kombit shqiptar, përndryshe edhe vëlli
im), kur ai me sakrificën e tij në at kohë, nuk ka kursyer për të ju shërbyer
bujkut që ka punuar arën për të siguruar bukën e gojës për familje. Pa derivate
të naftës në at kohë ka qenë e vështirë korrja, shirja dhe bartja e bereqetit
deeri në hambarin e familjes pa pasur derivate të naftës. Isaku e ka pasur në
konsideratë këtë dhe duke qenë punëtor në pompën e benzinës INA, ai ju ka
shërbyer familjeve që ka pasur besë të madhe e njëra ndër to ka qenë edhe vet
familja e Vdyl Ukës. Tematikisht kjo ngjarje nga autori hyn si ngjarje me
rëndësi, pasi që autori ka shkruar një libër duke ua dedikuar dëshmorëve të
kombit Abaz dhe Isak Ibrahimi. Si e përshkruan kujtimin autori me dëshmorin
Isak Ibrahimi, citat:
“Duke i paramenduar të gjitha këto vlera të atij njeriu e
vendosa të shkojë e të bisedoj me te dhe t'ia qaj hallet që i kisha.
-Mirdita zoti Isak.
-Mirdita, ma ktheu.
-Unë pasi të pashë se je ulur erdha të bisedojë me juve,
për të më ndihmuar.
-Urdhëroni çka
mundem të ju ndihmoj.
-Së pari unë juve ju njoh shumë mirë e di nga cila
familje je edhe e di se jeni një njeri besnik edhe nuk do më keqkuptoni.
-Edhe unë juve si familje ju njof, ju Familja Uka jeni
familje atdhetare dhe lirisht mund të bisedojmë – ma ktheu Isaku.
-Unë quhem Avdyl Uka jam nga familja Uka të fshatit
Zasellë e banojm këtu në Vushtrri.
-I di të gjitha për familjen e juaj edhe i di që ju
punoni në kioskun këtu afër. Fol çka ta don zemra edhe atë bisedë që e flasim
ne të dy do mbetet vetëm në mes neve. Edhe unë e kam besimin e plot te ju - më
tha Isaku i bindur dhe në besimin që kishte.
-Ne e kemi ble një kombajë[2] edhe po më
nevojitet më shumë derivate të naftës pra naft për kombajë edhe për traktor.
-A i ke marrë triskat[3] që ke
drejtë me marrë naft? – më pyeti Isaku.
-Po i kam marrë, por ato triska nuk na mjaftojnë sepse
tani vjen sezona për korrje e fshirje.
-Zotri Avdyl Uka ju vetëm punoni se unë ju siguroj naftën
sa të nevojitet.
-Si me ja bërë? – e pyeta.
-Ju me siguri i keni fuqitë (buret) për me marrë naft me
shumicë?
-Po unë i kam dy bure të mëdhaja që i zen më tepër se 200
litra naft vetëm njëra.
-Shumë mirë, ju vini me njërën bure në mbrëmje edhe unë
ua mbushi plot me naftë. Nëse dikush ankohet sidomos nga pushteti, ti i tregon
ato triskat që keni të drejt me marrë naft. Me ato triska keni të drejtë me
marrë vetëm një herë.
-Po e di – ia ktheva përgjigjen.
-Po ju me ato triska keni me marrë naft sa herë që
dëshironi. Sepse unë ato triska nuk ua marrë edhe vini prap me të njetat triska
e merrni naft. Ju vetëm punoni e për naft nuk do hiqni keq asnjëherë. Vetëm ju
me pas kujdes mos me ju treguar askujt për këtë mundësi që po ua mundësojë. E
di se ju jeni një familje me të vërtet punëtore dhe shumë besnike, për këtë
kanë dëshmuar të parët tuaj – ma ktheu Isaku me shumë dashamirësi dhe shumë i
vendosur.
-Shumë faleminderit për këtë ndihmë që po na bëni.
-Por harrova me të treguar që kur të vini me marrë naft
qëlloja kur jam unë duke punuar – më tha Isaku.
-Po, normal ashtu do veprojmë. Faleminderit shumë për
ndihmën! Mirë u pafshim, ditën e mire ia ktheva.
-Ditën e mirë! – më
tha Isaku”, fund citati.
Pse autori Avdyl Uka i përkushtohet me kaq devotshmëri
ngjarjeve që kanë rëndësi historike? Sepse vet Avdyli është një Hero i gjallë i kombiot shqiptar. Pak më
gjerë për auitorin e kësa vepre z. Avdyl Uka:
Në periudhën e regjimit të Serbisë në ish-Jugosllavi,
pikërisht në Dardani ka lindur Avdyl Uka më 5 tetor 1958 në fshatin Zasellë të komunës së Mitrovices nga prindërit Babai Xhevat Uka
dhe Nëna Grisha Uka. Dardania në at kohë ishte e pushtuar nga regjimi i Serbisë
dhe nga torturat, vrasjet, burgosjet detyrimi me dhunë për shpërngulje masive u
shndërua një ankth të pafund për popullatën shqiptare. Mijëra njerëz u
shndërruan në viktima nga një dhunë e pamëshirshme e regjimit diktarorial të
Serbisë. Të gjithë ato familje që patën guximin të mendonin ndryshe, apo ta
duan lirinë e tyre për një jetë më të mirë u bën pre e vrasjeve dhe torturave
më çnjerëzore të rgjimit serb. E në mesin e këtyre familjeve ishte edhe Familja
Uka, ku babëgjyshi i tij Shaqir Uka u denua me pushkatim po nga ky regjim
barbarë serb, kurse më vonë nga nipi i tij Avdyl Uka, pikërisht më 22 qershor 1991 në Vushtrri, u dëgjua pushka e lirisë, për të mbrojtur
pragun e shtëpisë dhe lirinë e çdo familje shqiptare që guxon të cenohet pragu
i shtëpisë, pragu i familjes shqiptare nga regjimi i shkjaut.
Populli shqiptar ishte simbol i dhunës nga barbaria
shoveniste serbe, kishte një të ardhme të pasigurt dhe nuhatej lufta në çdo
pllëmbë të Dardanisë. Avdyl Uka, u rrit nëpër këto kohëra dhe kujton çdo
periudhë të jetës së tij, në fillim si fëmijë duke menduar se është gjithçka në
rregull, derisa më vonë e kuptoj se ndodhej nën një regjim të egër të shkjaut.
Atëherë, ai e kuptoj për padrejtësinë e rgjimit të serbisë që ushtroi mbi
popullatën shqiptare, për pushkatimin e babëgjyshit të tij dhe vrasjen,
burgosjen dhe shpërnguljen e mijëra familjeve shqiptarem vetëm e vetëm se ishin
shqiptarë, kurse trevat e Dardanisë i popullonin me ardhacak serb të ardhur nga
serbia. Avdyl Uka, si autor i shumë veprave, ka arritur ti përjetoj rrugët dhe
rrugicat se ku ka lindur dhe rritur, vendet e dashura të Shalës së Bajgorës dhe
trimat e këtyre anëve, ti kujton shokët, miqët, familjet dhe çstate e
fëmijërisë së parë që i ka bërë të paharruara për tërë jetën. Avdyli kishte
gjithçka që mund ta bënte për të afërmit e tij, për shoqërinë e atdheun. Ai
kishte një shpirt fisnik, një natyrë tejet burrërore, besnike për drejtësi dhe
pikërisht këtor virtyte të larta atdhetare e vuri në shënjestër të sisetmit të
regjimit diktatorial të serbisë. Regjimi e kishte halë në sy këtë familje
patriotike dhe nuk donin që ta shohin të gjallë me ato virtyte shqiptare që
kishin. Avdyli më parë kurrë nuk kishte pasur armë, arma e tij ishte lapsi,
dituria dhe përparimi i popullit shqiptar. Më vonë kur e kuptoj se qëllimi i
regjimit të shkjaut ka qëllime të errëta për çfarpsjen e popullit shqiptar,
Avdyli detyrohet të blej armë për tu vetëmbrojtur. Forca e tij ishte në natyrën
e tij prej trimi, fjalë pak e vepra shumë. Ai rezatonte humanzëm, liri që ishin
të ndaluara për shqiptarët dhe që nuk duron robërinë e shkjaut për të ju
përkulur para qizmës së robërisë serbe.
Ky regjim i shkjaut kërkonte me çdo kusht që ti kontrollonte lëvizjet e
shqiptarëve, ëndërrat e tyre të kontrollonte çdo gjë që ishte shqiptare. Avdyl
Uka dhe familja e tij i përkiste popullit shqiptar në shërbim të lirisë së tij.
Prandaj, imazhet, idetë dhe emocionet e krijuara nga këto
kujtime të autorit Uka, janë të reja për lexuesin dhe janë rezultat i aftësisë
dhe i atdjhetarizmit të autorit i cili në secilën vepër të tijën e po ashtu
edhe në këtë për të cilën po flasim ka arritur ti konkretizoj me përpikmëri.
Krejtë në fund, dua të them se autori ka një vullnet të
jashtëzakonshëm për të krijuar edhe më tutje me vepra të reja. Ndaj, i dëshiroi
shëndet dhe suksese të reja në krjimitarinë e tij, me vepra të reja.
[1]
U lind më 4 janar 1962
në lagjen Shpat (ish-Shupkovc), komuna e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore e
kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë; Emigroi
në Suedi më 12 prill 1988, ku kreu
shkollimin për informatikë dhe politikë ndërkombëtare; Kryetar i Shoqatës së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi
(SHSHASHS) për 12 vjetë me radhë (2011-2023); Kryetar Nderi i SHSHASHS; Autor dhe bashkautor i gjithsej 26 vepra të botuara
dhe të përuruara; Jeton dhe vepron në Suedi.
[2] Kombajë
korrëse e shirëse.
[3] Fletë e
vogël, e ndarë në lata, ku shënohet sasia e ushqimeve, e druve, e qymyrit,
naftës, benzinës e artikujve të veshmbathjes etj., që mund të marrë njeriu a
familja (në sistemin e shpërndarjes me normë të caktuar). Triska e bukës (e
ushqimeve). vjet. Triska e druve, e derivateve të naftës. Triskë vajguri.
Merrnin (bukë, veshmbathje) me triska. S'ka më triska.