| E enjte, 20.02.2025, 07:57 PM |
DOMETHËNË TI JE NAPOLEON ZERVA!??
Nga
Fahri Dahri
Është
data 3 Qershor 2004, ndodhem në qytetin e Artës, duke shëtitur nëpër qytet,
arrita në një shesh të saj ku menjëherë më ra në sy një statujë bronxi rreth 3
m. e lartë, afrohem, sigurisht me kurreshtje dhe me pak ndroje, ndaloj para
statujës dhe lexoj: Napolon Zerva, ditëlindjen dhe cilësohej, hero i
rezistencës kombëtare Greke. Menjëherë trupi u rrënqeth, kureshtja dhe ndroja
nuk e di se nga fluturuan, por në vend të tyre vetëtimthi erdhën urrejtja,
zemërimi dhe një nervozizëm tepër i bezdisshëm më pushtoi, fillova të lëvzja
majtas, djathtas, para, mbrapa, kot pa kurrfarë drejtimi, por sado që lëvizja
mbetesha po në një vend, në një rreth që krijohej pa vetdije përpara statujës.
Ç'të jetë vallë?, Pse po lëviz kështu pa kuptim? E mblodha vehten dhe u ula
diku atje afër një stoli prej dërrase i vendosur enkas për pushimin e
kalimtarëve. Mbasi u ula vazhdoja të shikoja tepër i përqëndruar Zervën e
bronxtë!
Megjithëse
sheshi nuk ishte shumë i madh, lëvizjet e njerëzve ishin të shumta nga të dy
kahjet, më tej ishte rruga që sillte dallgë-dallgë zhurmat e makinave, herë
herë vinte dhe një fllad i lehtë i erës po thuaj pranverore, pak më tej ishte
një kioskë ku shiteshin revista, broshura dhe libra, ndërsa edhe më tej kishte
dyqane ushqimore, kinkalerie etj. Ambienti rreth e qark ishte po thuaj i qetë.
Nga veriu i sheshit dukeshin bedenat dhe muret e kalasë mesjetare, qielli ishte
pothuaj i kthjellët, por herë pas here, vatra të rralla mjergulle kalonin mbi
kokat tona dhe era e lehtë i rrëmbente duke i dërguar sipër në malin ngjitur me
qytetin e Artës. Njerëzit lëviznin poshtë e përpjetë dhe nga ndonjëherë dëgjoja
të përshëndeteteshin në gjuhën greke, por në disa raste edhe përshëndetje në
dialektin çam.
Të
them të drejtën diçka më godiste në trupin tim, por bëja në të gjitha rastet
rolin e indiferentit. Krejtësisht pa e ditur u gjendem ballë për ballë. Unë,
pala e persekutuar dhe, Zerva inkuizitor.
Kjo
situatë e vështirësoi shumë qëndrimin tim, nuk dija si të veproja. Ishte
përballje e papritur dhe e para mes dy të panjohurve, por historikisht shumë të
njohur. Unë ja dija emrin dhe veprat e llahtarshme, masakrat që ai kishte bërë,
por asnjëherë nuk e kisha parë, as në fotografi. Edhe ai më njihte mirë, sepse
unë isha në krahun e viktimës, madje një nga ata fëmijë që i kisha shpëtuar
therjeve të tij. U pamë, por prap mbetëm të pa qartë, unë isha i gjallë,
flisja, isha trup me mish, gjak, kocka e shpirt, ai ishte pa shpirt, i vdekur,
i tretur, i ftohtë, i bronxtë. Pozicioni i tij me fytyrë drejt veri-perëndimit,
me dorën e majtë të drejtuar nga Thesprotia, i armatosur me shpatë, me gjerdanë
e fishekë, me bomba, me fytyrë gjoja të qeshur, por edhe i ngrysur, donte të
dukej se ishte i gjallë dhe se po gëzonte frytet e masakrave të kryera, por
kuptohet, asgjë nuk ishte e vërtetë, sepse ai ishte vetëm një statujë, një
grumbull bronxi i përpunuar, që për pak, shumë pak seconda, kthehet në copëra
të vogla, ose në pluhur.
Ja
ky ishte ai. Kurse Unë, isha i gjallë, po lëvizja i lirë në të gjitha fshatrat
dhe qytetet e vendlindjes time, sigurisht mbas 60 vjetësh, por ama po e
shikoja, po e shijoja, po e prekja vatanin tim. Pra, unë bëra hapin e parë të
madh, shumë të madh, I hapa dhe i kalova portat e hekurta të mbyllura
hermetikisht dikur, nga ai e këlyshët e tij dhe më pas, nga pasardhësit e kësaj
bronxstatuje. Mbas meje do të vijnë të tjerë thesprotë, do të vijnë bijtë dhe
bijat e atyre që ky burrë mustaqelli, pa zemër e pa ndjenja i theri, i vrau, i
dëboi, por ata janë lindur e rritur, janë ripërtëritur dhe vazhdojnë të
shijojnë jetën, ndërsa ti, mor burrëbronx, e shikon vetë si je katandisur, ti
je pa jetë, je i vdekur, nuk e di a janë kockat e tua diku, jo nuk e di, por
edhe po ta di nuk më intereson, ajo që është e vërtetë ështe se ti je pa gjak,
pa mish, pa tru, pra je asgjë, kurse unë dhe të tjerët që vijnë mbas atyre që
ti i vrave janë të gjallë, ripërtërihen dhe e shikon sa bukur: Ne po kthehemi
tek vatani ynë, sigurisht sot për vizitë, por nesër me siguri do të jetojme me
vëllezërit tanë, do të vazhdojmë të shijojmë jetën.
Po ti si e ke mendjen? Do vazhdosh të qëndrosh këtu si mumje, i bronxtë, nuk do e shijosh jetën? Jo! Po pse atëhere bëre gjithë atë kasaphanë, për çfarë të shërbeu?! Nejse, e di çke ti? Më mirë ik vetë, largohu nga hapësira thesprote, se nuk do jesh i qetë, as ti dhe as ata që të pasojnë në këtë hapësirë. Ose thuaju atyre të tuve, që të të mallkojnë, të të urrejnë, të të mohojnë dhe të të dënojnë ty duke të dhënë atë që u përpoqe të ndërtoje për vehte epitetin: "Kriminel, vrasës, horr dhe bashibozuk" dhe, pastaj të pendohen për krimet e tua dhe të kërkojnë falje. Kështu po, ata do të vazhdojnë të jetojnë pa i ndjekur hija e krimeve të bëra nga ti dhe nga ata që të urdhëruan ty, si prifti Sebastianos apo para dhe pasardhësit e tij.
O
Napolon! O Zervël E lëmë me kaq këtë bisedel Ti ri kéru, prit po deshe
thesprotët, unë po vazhdoj të jetoj jetën ketu dhe atje. Por të këshilloj të
mendosh për vehte, sepse historia e vërtetë do të flasë përsëri, sigurisht edhe
për ty.
Bijtë
e bijat, gonet dhe gonërit e më pas të tjerët, nuk do të harrojnë. Ti hyre në
histori, ndofta më vonë dhe në legjendë, si një kuçedër vrastare, shterpësi
uji, buke, ajri, deti, ti mbetesh simbol i urrejtjes, që ke mbjellë terror dhe
ke mbytur jetë njerëzish. Te rëndë dhe shumë të urryer e ke emrin O Zervë.
Unë
po vazhdoj rrugën time plot dritë e hare, ti rri këtu në shi e diell, përjashta
si qen, si ujk, si hijenë, në të ftohtë e në të nxehtë, ditë e netë pa kafaz.
Ti je kot, rri përjashta gjithçkaje!. Rri, rri sa të duash, sepse nga gjithçka
që bëre, asgjë nuk more, siç e sheh për vehte u fute në një gropë, apo varr,
quaje si të duash dhe ke 51 vjet që s'je askush. Apo të duket vetja si atëherë,
që mendoje dhe e mbaje vehten me të madhe përpara banditëve, bashkëpunëtorëve e
kriminelëve të tu, se ti ishe dhe s'kishte tjetër!
Sa
keq. Të gënjeu mëndja, siç ka gënjyer dhe vazhdon të gjënjejë shumë si ti.
Ika,
nuk dua të merrem më me ty.
Ashtu
bëra, u ngrita nga stoli i drunjtë dhe u bashkova me familjen time, e cila
shetiste e qetë dhe me plot hare, pasi edhe ajo po shikonte një qytet të bukur
që zbardhonte nga ndërtesat e bojatisura me të bardha.
Mbasi
drekuam, u nisëm me makinën ton? drejt Janinës për të vazhduar udhëtimin nëpër
hapësirat territoriale të Çamërisë.
Fahri Dahri
Çamëri-qyteti i Artës- 03. 06. 2004.-
(Marrë nga libri:“Amaneti çam”, fq. 256-260. Shtëpia botuese “DODONA”, Viti
2011.-