Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Feti Tunuzliu: Zëri yt mori dheun

| E merkure, 19.02.2025, 07:49 PM |


Feti TUNUZLIU

(Poezi)

ZËRI YT MORI DHEUN

(William Walkerit, ish-shef i Misionit verifikues të OSBE në Kosovë)

Me shikim kah Reçaku , e përsiatje kah perëndimi,

n'janarin e pikëlluar zëri t'kumboi nga vendburimi,

aty, mes kokave t'prera, trupave t'gjymtuar, ...

që t'mos ngelim bonjak - prej njerëzimi t'harruar !

Nga cunami u shndërrua në plojë "Gropa e Bebushit", ...

duke shpërthyer orgji gjaku prej përbindshit,

e neve, neve zemra na mori zjarr e flakë,

nga këto relikte lashtësie - trashëgim t'hordhive maniakë.

Teksa rëfimi yt rrëqethës jehoi meridianeve e paraleleve

dhe dërmojë e humanizoi botën përparimtare,

ne përgjëronim n'ankth e shpresa porosinë shpëtimtare.

Ndaj, o tribun i plebejve të vatrës sonë atërore,

përulemi me nderim para teje – zë i t'vërtetës

dhe para kujtimit të t'rënëve të skëterrës !