| E merkure, 19.02.2025, 07:50 PM |
Nganjëherë
habitem edhe vetë se si ende flasim gjuhën arbërore dhe kemi ruajtur
identitetin kombëtar.
Sepse,
siç dihet disa popuj e kombe janë zhdukur në stuhitë e kohës, ndërsa populli
iliro-arbëror i Gjergj Kastriotit siç dëshmon historia, jo vetëm zakonet dhe
traditat tona të lashta,por edhe identiteti kombëtar dhe gjuha jonë, duruan
persekutime të shumta e të tmerrshme.
Ne
si popull duhet ta falenderojmë për çdo ditë Zotin që na dhuroi Gjergj
Kastriotin mbrojtësin e identitetit tonë, gjuhës dhe emrit të cilin e ruajti
brenda hartës së kontinentit dhe familjes europiane.