| E merkure, 19.02.2025, 07:53 PM |
KUSH
T’VRAU PAFAJ
O AT
ANTON HARAPI?
Pergatiti
Fritz RADOVANI
20 FRUER 1946.
“Po, mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!”
At Anton Harapi
OFM, asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888, dhe asht pushkatue në
Tiranë, pranë lumit Lana me 20 Fruer 1946. Një Françeskan i kulluem! Atdhetar i
perkushtuem, dijetar e filozof pa ma të voglen kreni. Shkrimtar plot talent.
Një predikatar i adhuruem nga rinia shkodrane, me cilsitë e një oratori të
spikatun modern.
Klerik i paisun me
të gjitha virtytet e Paraardhësve të vet, në sherbim të “Atdheut dhe të Fesë”!
I Nderuemi At
Justin Rrota OFM, shkruen: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u
zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin
e klerit katolik Shqiptar.”
Ishte viti 1943...
Tokat Shqiptare filluen me u skuqë prej gjakut të luftës civile “nacional –
çlirimtare” të partizanëve “tanë”, me “yllin e kuq” të Titos në ballin e Enver
Hoxhës...
Lexoni
me kujdes: AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), “ME
KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!” (Dosja 1068)
A ka ngja kjo në
ndonjë vend tjeter në Botë ?!..
A e mbajti fjalen
At Antoni ?!
Me 4 shkurt 1944
hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët
janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” ...
Dhe prani pushka...
“Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, Enver Hoxha njoftoi Titon: “E
vrame Patër Antonin!”
At Anton Harapi
përfaqsonte për gjermanët, mendsinë e një inteletuali Perëndimor, europjano
qendror, i formuem në Austrinë e para Luftës së Dytë Botnore, dhe nga ana
tjetër si meshtar katolik, paraqitej virtualisht i paprekshëm prej korrupsionit
tradicional oriental e prej bizantizmit aziatik.
Shpesh persëriste:
“Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!
... Pra, për të rrojtë
vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin
në besim.”
At Antoni refuzoi
largimin nga Shqipnia para vitit 1944, dhe mbas vitit 1945 e arrestojnë, kur Rregjenti
Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të
Zi, nder shpella. At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas.
Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë
se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta
edhe do t’ vdes!” (Dishmi e C.B.Ulqinit).
Drejtë bregut të
lumit Lana... Tiranë, 20 Fruer 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në
brraka ujë... “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e
zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëni prej ekzekutuesëve e
shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o
prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj,
due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...
Shkoi pranë gropës,
dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.
“Shpirtin Zotit,
trupin Tokës”... Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij...
Edhe pse i pat të
gjitha mundësitë mos me u ra në dorë komunistëve vllavrasës.
Një parashikim i
saktë i Tij në vitin 1946 (e ndoshta, i papersëritshëm!): “SHQIPNIJA U FITUE ME
GJAK; ME GJAK, EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI
DO TË FITOHET!”
Thanja e At
Antonit, para gjyqit komunist në muejn Fruer 1946, kur po gjykohej dhe u dënue
nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova
(major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino. (Dosja 1068)
Dikund... nder
brigjet e lumit Lana, do të gjeni njëditë testamentin e Tij lapidar: "A e dini se çdo ndertesës i vehen
temelet n’ dhe? Edhe pse n’ vorr, në hijshim duhet t’jemi gurt e temelit
t’njasaj binaje t’cillën sot e quejm Shqypni?!
***
Do të vij ajo Ditë
e Lumnueshme kur të shohim me sy si brij
lumit Lana: Plumbat rrzuen perdhe Trupin e At Anton Harapit, po Shpirti i Tij
shkoi në Lumninë e Perjetëshme! “Po shkruej shka dishmuene vrastarët!
E tymnaja vazhdoi
disa minuta...”
Melbourne, 19 Fruer
2025.