| E marte, 18.02.2025, 07:58 PM |
Jakup Krasniqi, një intelektual dhe patriot me vlera të spikatura…
Nga
Ibrahim Kabili
Unë
nuk jam, as katolik as mysliman, unë jam shqiptar... Këto janë fjalët lapidare
të Jakup Krasniqit përpara trupit gjykues në Hagë. Me këtë thënje ai na bie në
kohë thënjen e kohës së Rilindjes, se: "Feja e shqiptarit, është
shqiptaria"... Dhe pikërisht kështu proteston me mënyrën e tij,
intelektuali dhe patrioti kosovar Jakup Krasniqi. Ai, afërsisht prej katër
vjetësh, është i ndaluar, e po gjykohet në Hagë, së bashku me ish-udhëheqësit e
komandantët UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, etj., me aktakuzën e përbashkët:
"ndërmarrje e përbashkët kriminale". Është e padrejtë dhe e turpshme
që luftëtarët e lirisë, gjykohen me aktakuza të ngritura nga shërbimet e
Beogradit... Ato e kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur ndaj tyre...
Jakup
Krasniqi ka lindur më 1 janar 1951 në fshatin Negrovc të Drenasit. Që në vitet
e hershme ai nisur veprimtarinë e tij ilegale për lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës.Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje me rezultate shumë të mira.
Shkollën e mesme e mbaroi në qytetin e Drenasit, kurse studimet e larta i
mbaroi në Prishtinë në degën Histori, të Fakultetit Filozofik.
Mbas
mbarimit të shkollës kthehet në vendlindje dhe punon si arsimtar në Negrovc dhe
Arllat. Mbas plotësimit të arsimit, ai më pas, punon si arsimtar në Shkollën e
Mesme në Drenas, Shkollën e Mesme në Skenderaj...
Si
mësues, Krasniqi, ra në kontakt me njerëz patriotë dhe u aktivizua në lëvizjet
politike në ilegalitet, kundër sundimit serbo-jugosllav. Ra në sy të
autoriteteve të kohës dhe në vitin 1981 u burgos nga ky regjim dhe kreu 10 vite
burg. Pas lirimit nga burgu, ai u angazhua në politikë dhe qe anëtar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës. Jakupi mori pjesë aktive edhe në luftën e fundit të
Kosovës në vitet 1998-'99, qe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe
pjesë e delegacionit të Kosovës Rambuje. Në Luftën e Kosovës, Krasniqi ishte
zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dha një kontribut të çmuar
atje, sipas të dhënave që jep akademiku Rexhep Qosja, në librin "Paqja e
përgjakshme". Pas luftës së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë themeluan
PDK-në ku ishte antar i saj deri në vitin 2014. Në vitin 2001 u zgjedh deputet
në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës. Në Qeverinë e parë me
kryeministër Bajram Rexhepin, Jakup Krasniqi u emërtua ministër i Shërbimeve
Publike. Në vitin 2004 ai u emërua shef i grupit parlamentar të PDK-së. Në
vitin 2008, Krasniqi u zgjedh në krye të Kuvendit të Kosovës dhe u rizgjodh
përsëri në vitin 2010, detyrë të cilën e kreu me urtësi, rigorizitet dhe
përgjegjësi të lartë. Pas disa përplasjeve me ish-partiakët e tjerë në këtë
parti, dhe në vitin 2014 Krasniqi së bashku me Limajn, formuan Nismës për
Kosovën. Krasniqi u zgjidh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë.
Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në arsim. Ai ka botuar një numër të
konsiderueshëm artikujsh në shtyp dhe janë botuar disa libra me tema të
larmishme.
Në
nëntor 2020 ai u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit. Një aktakuzë
"qesharake" dhe tepër absurde. Pavarësisht kësaj, ai, më 24 korrik të
vitit të kaluar u intervistua nga
prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi po
gjykohet në Hagë për krime lufte por u ndalua të marrë pjesë në seancë për
shkak të kollares me ngjyrë të kuqe me shqiponjën dykrenare. Para gjykatës së
Hagës, Krasniqi, ndër të tjera tha: "Kam qarë kur pashë në një depo
materialesh ndërtimore, të gjithë ata të vrarë të familjesh Jashari. Adem
Demaçi më tha: "Jakup nuk ka fitore", pa luftë dhe sakrifica. Unë e
dija se ky ishte "çmimi i lirisë". Unë po qaja për fëmijët, për
pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të
fëmijërisë së tyre"... Para Dhomave të Specializuara, Krasniqi nga i
akuzuar, kthehet në akuzues. Ndër të tjera ai, thekson: " Unë nuk ndihem fajtor
e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet
në aktakuzë dhe për asgjë tjetër që thuhet në aktakuzë"... Më tej, ai,
përsëri ngre zërin dhe "akuzon", "drejtësinë", duke pohuar:
"Ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe
shtetformuese"... Po, e tillë qe, UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e saj. Më
tej në fjalimin e tij, Krasniqi, mbron veten, shokët, luftën e drejtë
çlirimtare të popullit të Kosovës dhe rolin e aleatëve, ku, thekson:
"Cilësimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara se ne qenkemi ndërmarrje
kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë,
por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më padi ne një kohë të gjatë në rrethana
tepër të vështira jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e të shtet
ndërtimit të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA, me vendet e BE, me
NATO-n, me OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e
përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese"..., duke shtuar: "ndërmarrje
e përbashkët kriminale" është "koka e Beogradit dhe mbështetësit e
Beogradit"...
Po
e bëj këtë shkrim modest, për Të, dhe shokët e tij, në kuadër të 17 shkurtit ,
përvjetorit të 17-të, të Pavarësisë së Kosovës. Kjo është arritja më madhore e
shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912. Luftëtarët e lirisë,
do dalin të pafajshëm për akuzat ndaj tyre dhe do të kthehen në Kosovë, përsëri
si fitimtar...
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 17.02.2025