Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, atdhe i dashur

| E hene, 17.02.2025, 07:11 PM |


Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, atdhe i dashur

Nga Gjon Keka

Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, uroj që një ditë të të rikthehet emri yt i natyrshëm Dardani dhe të bëhesh pjesë e familjes europiane.

Atdhedashuria kjo fjalë e ëmbël e secilit që i ka rrënjët e zemrës në atdheun e tij. Atdheu duhet dashur kudo që të jesh me fjalë që dalin nga zemra e me vepra.

Uroj që vitet tjera t'ia urojë përvjetorin Kosovës brenda shtëpisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Poashtu uroj që Kosova si shtet të bëhet një vend i jetueshëm, i lirë në kuptimin e mirëfílltë të fjalës, i sigurt,i dashur dhe i qytetëruar, edhe pse rinia më shkojë larg atdheut tim,shpresoj që një ditë pleqërinë sadopak ta gëzojë në një Kosovë vërtetë të lirë që respekton dhe nderon njëri-tjetrin si vëllezër të një gjaku, gjuhe dhe nëne Iliro-Arbëri.