Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: “Lahuta e Malcisë” është Bibla dhe Kurani i Shqiptarisë

| E diele, 16.02.2025, 07:53 PM |


Për mua personalisht: “Lahuta e Malcisë” është Bibla dhe Kurani i Shqiptarisë

Nga Petrit Dibrani

E shkruar nga Gjergji ynë i dytë Fishtë, mendjendrituri më i madh, i letrave shqipe në mbarë Shqiptarinë!

Vargjet e para nga kryevepra, “Lahuta e Malcísë”- Bibla dhe Kurani i Shqiptarisë:

Ndihmo, Zot, si m'ke ndihmue!

Pesqind vjet kishin kalue,

Se të bukren ket Shqypni

Turku e mbate në robni,

Krejt tue e la t' mjeren në gjak,

Frymen tue i zanun njak,

E as tue e lanë, jo, dritë me pa:

Kurr të keqen pa i a da:

Rrihe, e mos e len me kja:

Me i u dhimtë, po, minit n'mur,

Me i u dhimtë gjarpnit nen gur!

Disa fakte për Gjergj Fishtën.

Kontributi i Fishtës në Kongresin e Manastirit, ishte vendimtar për alfabetin e përbashkët Shqip.

Ishte shkrimtari i parë shqiptar, i propozuar për çmimin “Nobel’.

Drejtori i parë shqiptar, i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku e futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi.

Sekretar i përgjithshëm, i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, etj…????