| E shtune, 15.02.2025, 07:53 PM |
NË DITËN E SHËN VALENTINIT
Nga
Sadik Bejko
Të
më lejohet të bëj një homazh për njerëz me emër, artistë e shkrimtarë që u
viktimizuan nga dhuna komuniste sepse kërkonin më shumë liri e dashuri për
jetën, për njeriun, për shoqërinë mbarë.
Homazh
në përkujtim të atyre artistëve,
këngëtarëve, poetëve, shkrimtarëve,
piktorëve, skulptorëve etj. të cilët u nisën drejt lirisë intuitivisht, nga
fillesa artistike e vetëlindur te secili, dhe bash për këtë se deshën të jenë
vetvetja si artistë, pa ndonjë program të menduar apo konceptualitet idesh
kundër komunizmit, pra, për të afirmuar vetvetishmërinë e origjinalitetit të
lindur njerëzor dhe artistik, bash dhe për këtë u ndëshkuan, ua asgjësuan gjakshëm jetën
hanxharët e diktaturës enveriane..
Në
nderim të së dënuarës përjetë me burg dhe internim, Musine Kokalarit (kjo kishte program: e dua atdheun
dhe se nuk mund të jem komuniste); në nderim të Arshi Pipës; në nderim të
Mitrush Kutelit, në nderim të Petro Markos, në nderim të imzot Vincens
Prenushit (ekzekutuar), të E. Haxhiademit (vdekur në burg), të Fred Reshpjes,
të Sherif Merdanit, të Edison Gjergos (vetëvrarë), të Faik
Balllancës,(vetëvrarë), të Viktor Qyrkut, (vetëvrarë) të atë Zef Pllumit, të F.
Kokomanit, V. Lezhos (të dy pushkatuar),
të Maks Velos, të atë Bernardin Palajt, të dom Shtjefën Kurtit (pushkatuar),
të atë Ali Turabi Tomorit (pushkatuar), të Justina Aliaj, të Mihallaq Luarasit,
të Visar Zhitit, të Edi Luarasit, të Iliriana Çarçanit, të FRANCESK RADIT, të
Gaspër Çurçisë (pushkatuar), të Triifon Xhagjikës (pushkatuar), të Havzi Nelës
(pushkatuar), të Xhelal Koprenckës (pushkatuar), të Genc Lekës, të Vilson
Blloshmit (të dy të pushkatuar) etj etj etj...
Gëzuar
Shën Valentinit ju të vrarë e të masakruar, të prangosur, gëzuar ditën e të
dashuruarve!
Po
të ishit gjallë, ju vetëm DASHURI do të na uronit.