Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës

| E merkure, 12.02.2025, 07:14 PM |


Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës

Nga Gjon Keka

Disa si duket me qëllim ose po harrojnë se ku është gjeografikisht Kosova dhe cilit kontinent i ka takuar gjithmonë ajo:

Së pari vendndodhja gjeografike e bënë Kosovën kaq të rëndësishme

Së dyti historia e saj e lashtë Dardane-Arbërore, veçanërisht epoka e Konstantinit të Madh, pastaj epoka e artë e kryeheroit dhe mbrojtësit të civilizimit të përbashkët europian Gjergj Kastriotit e deri tek koha e Pjetër Bogdanit.

Së treti arkeologjia e saj shpirtërore, krishtere e kulturore që e lidhë me civilzimin e përbashkët europian dhe

Së katërti sot është Katedralja me emrin e Dardano-Arbërores së të gjitha kohërave Nënë Terezës si dera e hapur për të gjithë popullin dardano-arbëror për t'i bashkuar me familjen e përbashkët europiane.