| E hene, 10.02.2025, 06:50 PM |
TRIOLETA
(tri
pasazhe lirike)
Nga
Përparim Hysi
1. Profesor, si e ke PLAKËN?
U
njohën, kur ai në krye të një ekipi të
Drejtorisë Arsimore mbrriti në atë shkollë, Inspektori apo Profesori do mbante një
kumtesë përkujtimore, për një ish-mësues të kësaj shkolle që kishte ndërruar
jetë. Kjo përkujtimore qe paksa e veçantë: mësuesi, si normalist i shkollës
NORMALE të ELBASANIT, kishte dhënë mësim deri në KOSOVË. Iu bë nderi sipas
meritës: dita u kthye në një festë lokale. Fjala e Inspektorit bëri përshtypje
të veçantë dhe, pikërisht, kjo fjalë apo ligjëratë e tij, u mbyll me
duartrokitje. Nxënësit e shkollës dhanë një koncert me këngë e recitime dhe, më
pas, u shtrua një drekë nga kolektivi. Aty, Inspektori, u ul tek tavolina kryesore dhe në krah të tij, drejtoresha
e shkollës që, po ta vështroje me
kureshtje (natyrish, kështu bëri Inspektori) ishte taze e re dhe, ngaqë
Inspektorit i hante "hunda për sherr", hamendësoi dhe tha:- Këtë është mirë
ta"këndosh me saze"!!! Pastaj
Inspektori u kthiellua dhe u fut në lëkurën që ia kërkonte detyra:u bë serioz
dhe ndiqte ritualin e drekës. Sa një fizarmonikë luajti një "tango", drejtoresha
(më shumë nga vetja se sa nga ç'ia kërkonte detyra, i tha:-Zoti Inspektor, a mundem? Ai pranoi me kënaqësi dhe, ndërsa
kërcenin, ai vuri re që drejtoresha
sikur"po vërviste pleshta", Këtë"po vërviste pleshta", ma tha
mua në intimitet dhe, ndaj po e sjell si të freskët këtë"eufemizëm"
që flet kaq shumë. Dreka si drekë që
atje të ishe. Për të qenë edhe më i saktë, Inspektori u largua me përshtypje prekëse nga
shkolla dhe...
Qysh
të nesërmen, ndërsa shkonte për në zyrë. Inspektori ndjeu një zë:- Profesor, si
e ke Plakën? Ktheu kokën andej nga erdhi zëri dhe u çudit:qe drejtoresha që me
buzët vesh më vesh, u afrua dhe , tek i zgjati dorën, shpotiti:-Profesor, si e ke Plakën?
Inspektori ia shtrëngoi dorën dhe, tek u ndanë, sikur e la hapur shtegun
e takimeve.Kur u ul në zyrë, Inspektori
po e sillte dhe stërsillte këtë pyetje kaq shpotitëse dhe po aq provokuese të
drejtoreshës dhe vendosi të"hakmerrej". Vendosi që t'i tregonte se si
e"kishte Plakën"? Së pari, unë vet, - tha ai, - jam 50-vjeç dhe
imeshoqe nja 5-vjet më e re dhe, vjen kjo, drejtoresha dhe më quan
mua"plak", se, vazhdonte hamendësinë ai, nga që jam plak, plak është
dhe imeshoqe. "Me inat më foli, me inat do t'i përgjigjem", bëri
shpoti me veten ai. E ritakoi dhe, ndësa ajo sikur ta rinxirrte nga xhepi
atë"Profesor, si e ke plakën?", ai i zgjati një letër ku i tregonte vendin ku
do takoheshin:vetë për të treguar se"si e kam Plakën"? Qe një takim
idilik aq i nxehtë sa drejtoresha, ngaqë mbeti tepër e kënaqur, e ndryshoi
"kursin":tani përshëndet:-Profesor, kur do e hamë darkën?...
2, Kur "shpëtova murin?!"
Kish
ndodhur diku një tradhti bashkëshortore dhe, ngaqë njerëzit e quajnë
si"detyrë shtëpie" ç'ndodh rreth e qark, zënë e merren me të dhe janë
gati ta zamdhojnë sikur ç'ndodhi, prite dhe do vijë kiameti. Epo unë s'është se
kam rënë nga qielli dhe s'hyj në ingranazhet e asaj makinës që djeg vajguri me
hallet e botës, Pra, si gjithë
kolektivi. Ndodh si me atë thënien:-Ha-ha krushqit! Ha-ha dhe nusja. Po kur kjo
"tradhtia" sikur u harrua, befas vjen një nga koleget dhe ligjëron
para meje. Pika! Pika mu mbi kokë që nuk i bie asaj, Lules (na ka dhe ëmër luleje, pale, skërmiti
sikur ta kish këtë që e quanin LULE mu parasysh) që tradhtoi burrin! Unë tha, -sikur këtë gjë
t'ia kisha kërkuar, - më mirë i bie me kokë murit se sa t'i vë"brirë
burrit"!!! Tek po përbetohej për besnikëri ndaj burrit, mendova:-Kjo më
duket i bie pragut që të dëgjojë dera!!! Bobo, - thashë, - apo nuk është dhe
muri dopio? Më duket do thyejë kokën e do më ngelë në dorë. Bëra ç'bëra dhe, pas
pak, jo vetëm gjeta "gruan që nuk tradhton burrin", por"shpëtova edhe murin"...
3. Ardhësh më e bukur !
Qe
e porsamartuar apo për ta thënë më shkoqur:sa kish zbritur nga kali. E kishin
emëruar në shkollën tonë. Për të mund të këndoje atë këngën popullore:"Të
dielë u martove, të hënën në punë". Nuse e re, kolektiv i ri.Qe mësuese në
ciklin e ulët dhe mësimin e bënte mbasdite. Qe nga qyteti dhe në shkollë vinte
me biçikletë. Unë qeshë mësues dezhurn për tërë javën dhe vija i pari(nga 30 e
ca mësues që kishte shkolla) dhe largohesha i fundit. Gati errej, kur po
largoheshin mësuesët mbasditës. E fundit po ikte kjo, e reja, që sa kishte futur këmbët në kolektivin tonë. Kur do
ndaheshim më tha:-Ditën e mirë! Jo ditën e mirë, por natën e mirë, se në dimër
ngryset shpejt dhe, tek ia kisha ngulur sytë(ajo më pa dhe u skuq), bëra sikur nuk e vura re skuqjen e saj dhe i
thashë:-Natën e mirë dhe ardhësh më e bukur!"!!! Dëgjoi apo nuk dëgjoi, kur
hipi mbi biçiklete , nuk e dija me siguri. Por e mora vesh të nesërmen. Isha
duke koregjuar hartimet tek biblioteka e shkollës dhe befas trokiti dera . Hapa
derën dhe u rrëfye ajo:Nusja. I kish
rënë një nur dhe skuqur e stërskuqur, më thotë:-Ç'e pate atë fjalë dje? Unë
bëra të paditurin dhe, kur ma përsëriti atë"Ardhësh më e bukur!". U
ngrita në këmbë, u afrova dhe i thashë:- Të më falësh, po, kur shoh një të bukur si ti, nuk duroj dhe,
pa ia lëshuar dorën e tërhoqa drejt vtes dhe e putha. Bëri sikur kundërshtoi, por
nuk doli nga biblioteka. Tani një herë në javë(e bota kanë sy), vjen tërheq
libra për klasën e saj.
Tiranë, 9 shkurt 2025