| E diele, 09.02.2025, 07:50 PM |
TAHIR BEZHANI DËSHMITAR I KOHËS-
“Shtegtime
të Ndrydhura Jete”
Nga
Shejh Hasan MUZLI Selimi
Jam
në dilem, mendoj, lexoj, shëtis dhe flas me veten time. U ngjita pas librit me
qellim të gjejë një metodë krejt të re për mikun, poetin, prozatorin nga
Smolica e Gjakovës. Ky burrë letrash e jetë të trazuar më bëni të qaj disaherë
në faqet e librit tij. Kam lexuar libra, kam recituar poezi, por si libri
“Shtegtime të Ndrydhura Jete”, të shkrimtarit Tahir Bezhani rrallë libër më ka
bërë të përmallem në atë formë.
Qenia
ka shtresëzimet e veta, ka thellësinë e ngacmimeve nëpërmes ndijimeve, ajo
qenia është proçes i mahnitshëm, ndërton nëpërmes ngacmimeve reflekte që
nxjerrin në pah shumëçka, që është e nevojshme e gjithçka që nuk nevojitet.
Pra, qenia kapërcen edhe mbi vetveten, ndërton hendeqe që sjell përplasje, ose
beng-benge e pas kësaj përplasje demonstron mendime, mençuri që i themi me plot
gojën teza të sintetizuara e nganjëherë i emertojnë perla të diturisë.
Qenia
i kthehet, bile i rikthehet kohës, ndoshta jo në mohimin e mohimit në të
njëjtën substancë, jo në të njëjtën formë, por i rikthehet për një mësim, për
një fat, për një reflektim. Kjo, qenia është proçesion, është një udhëtim,
është kategorizim, është shfaqja e brendshme me veprime konkrete. Jemi në dilem
të bashkohemi me arsyen, apo të lejohet arsyeja të veproj në një kapërcim
pozitiv të gjësë.
Shtresëzimet
e qenies, ndijimtare japin një ndriçim të brendisë së ndërgjegjshme, duke
kërkuar shfaqjen pa përplasje me veten. Përplitjet e brendshme janë grimcat e
ndijimeve që nuk të lejojnë të mbashë hije, apo të qëndrosh në hijen e ëndrrave
cinike. Ne, nuk janë kurrë për të tjerët që verbërisht shfaqen dhe në hijen e
vet dergjen. Ata që do jenë në të vërtetë për vete janë edhe në harmoni me të
tjerët. Shfaqja e vullnetshme nëpërmes beng-bengut të brendshëm realizon
konfirmimin e së vërtetës. Këtu të tjerat arsyetojnë me vetitë e tyre, apo me
sentimente njohin në qenien tënde vlerë, apo anti vlerë.
Njeriu
ka ëndrra, ka pasione, ka ego. Në qenien tonë është e mishëruar krejt vesi edhe
karakteri. E gjitha kjo është një aktë formal, individual i kushtëzuar ose i
pakushtëzuar. Shpeshherë i themi njeri i drejtpërdrejt, njeri meskin, i
fshehtë, i ndyshëm prej të tjerëve. Ashtu siç ka që themi ky është njeri, ka
një shpirt njeriu, një ndërgjegje të pastër, është burrë që di të qendrojë në
këmbë.
Ne
themi qenia, qenia dhe gjendja nuk mund të ndahen edhe pse janë dy institute që
studiohen veçmas, ato ndërlidhen me njëra-tjetrën pazgjidhshmërisht. Këtu në
analizën filozofike të qenie-gjendje shfaqen karaktere që deformojnë vesin,
bile ka në shumë raste që vesi mundet përballë karakterit. Jemi dëshmitar të
ngjarjeve që koha i ka zbeh tanimë, kur thonim lufta me vet-veten është lufta
më e ashpër. Në këtë luftë njeriu harron gjendjen, sepse qenia është në luftë
në brendinë e shtresëzimeve të nënmendimit.
Shumëherë
biem në dilem, se duhet të shfaqemi, apo duhet të ndrydhim faktet e brendisë
tonë. Nëse shfaqemi, kujt t’i shfaqemi? Nëse rrëfehemi, rrëfimi a mbetet një
karakter sekret anonim, a përfitoj nga ky rrëfim-shfaqje, a është për mua një
përfitim në të ardhmen. Më e rëndësishmja, a mund të udhëtoj rrëfim-vendimi për
një jetë më të vlefshme?
Ka
mjaft njerëz që edhe ngjarjet e familjes i diktojnë problem se po shpalosin
probleme negative. Shumëherë e në shumë vende është quajtur varfëria,
vobektësia, turp. Jeta në kushte të vështira është përfolur. Më e ëmbël për një
njeri është ta quajnë i shkreti se sa i lumturi, më e ëmbël është të quhet i
varfëri se sa i pasuri. Të gjitha këto janë elemente shoqërore e sociale,
psikologjike që mbartë një shoqëri në zhvillim. Ka ndodhë që një njeri, një
familje, një çiftë, një shtet për njëfarë kohe është në krizë, jo vetëm
ekonomike, por edhe politike. Kjo është e përkohshme për gjithë këto struktura
të shoqërisë. Familja e re rritet, fëmijët trashgojnë, shteti ndërton politika
të ndjeshme për komunitetitin dhe dalin nga kriza në një kohë të shkurtër. Të
gjithë nuk mbajmë mendjen këtu tani tek arritjet, por tek historia e përçmimit.
Ka prej atyre që kujtojnë me nostalgji, mall, dhimbje ngjarje si këto që flet
poeti në librin e tij. I kujtojnë që të përballen dhe të mos harrojnë të
shkuaren e më keq të mos kthehen në atë kohë asnjëherë tjetër.
Pas
gjithë kësaj që folëm më lartë, unë kam mbledh gjithë korpusin e librave të
botuara nga Tahir Bezhani. Nuk e di më pëlqej më shumë se të gjitha libri e
tjerë, ”Shtegtime të Ndrydhura Jete”. Kur ta lexoni këtë libër e nëse jeni me
të vërtetë artist, krijues do qani. Do derdhni lot për jetën e poetit në rritje.
Autori ka shkruar me një guxim, sinqeritet e ndërgjegje i cili ka shpalos
shtresëzimet e qenies bashkë me brendinë, atje thellë në qenien ku nënvediaj ka
kapërcye në rrethana artistike botën e një njeriu me brenga të mëdha.
E
njoha Tahirin, e njoha nëpërmes mikut, shokut tim Lulzim Logu. Në shtëpinë e
tij, kur unë e njoha nuk kishte asnjë shenjë të brengave. Ai i kishte fshirë
ato, ai i kishte kapërcyer ato, ishte një Tahir tjetër. Sa lexova librin thashë
me vete e paskan vjedh Tahir Bezhanin. Duhet të njoftojmë kërkimin e tij në të
gjitha rrugët. Tani lind pyetja: Ku ta gjëjmë Tahirin që dikur rritej me aq
shumë brenga, sa mbyllej njëra, lindte tjetra? Ai me guximin e një
personaliteti që nuk ka varësi nga faktori i jashtëm tregon fije e për pe ngjarjet
që në embrion. Në çdo ngjarje ai mendonte për jetën, mendonte për shkollimin,
mendonte për punën, mendonte për nanën-babën, vllëzërit, motrat. Me një
nostalgji të një korifej prej mendimtari, lideri elitar tashmë të konsoliduar,
ai kujton me saktësi gjithë jetën me kushërinjtë, me nuset e axhave, me
vllezërit e gjithçka tjetër.
Koha
që sjell vetmia është dukshëm meskine. Ajo thërret në sfond kuptimin e jo
mundësinë e të kuptuarit. Të jetosh i moskuptuar do të thotë je i vetmuar. Një
hapësirë e mbushur me forma festive që nuk të dëgjojnë, nuk të lexojnë, nuk të
përmbushin thelbin e së vërtetës, përbëjnë vetmin e një individi që nuk mund të
bjerë në nivelin e tjerëve. Kjo nuk është vetmi objektive, kjo është
subjektiviteti formal i ndodhisë. Një ambient sado i plotësuar të jetë dhe të
kenë dije të barabarta, të ketë gjendjen sociale të përafërt duhet ta kuptojnë
njëri-tjetrin. Kur ti nuk dëgjohesh prej njerëzve, edhe nëse është i përmbushur
ambienti, ose ndoshta është një numër i kufizuar njerëzish dhe nuk të kuptojnë,
venitja vjen gradualisht, sfondi natyral bie në ngjyrën gri të haptë, ngrin si
fenomen, derisa të duket se je një fantazëm që bën hijen kalimtare iluzioniste.
Në
padukshmërinë mes njerëzve të gjinisë-gjakut, të rrethit që e dëshiron
shpirtërisht je i plagosur, sepse dukesh i padukshëm. Qendrimi në këto rrethana
të jep një ndjesi iluzive që nuk ke mundësinë ta shpjegosh. Kjo lloj vetmie nuk
ka të bëjë me mungesën e përkrahjes të mbështetjes, por me mungesën e lidhjeve
e kjo të godet në shpirt, të godet në sistemin e ndjenjave. Në kohën e
varfërisë, të vetmisë njeriu ka marrë me vete solidaritetin e bashkimit
familjar në traumat e jetës së pa shpirt. Një lexues i kujdesshëm do pyes. Ka
jetë pa shpirt? Po, po ka jetë pa shpirt, siç ishte jeta e poetit që sot është
subjekt i shkrimit tim. Në fakt vëmendja për poetin është e dukshme. Ai prandaj
ka fshirë të kaluaren e ngrysur. Jeta (kohë) është hendeku më i madh, që aty
nuk ka as më të voglën ndjesi shpirtërore.
I
dashur Tahir! Jam krejt i sinqertë me ngjarjet e ndodhitë tua. Me thënë të
vërtetën kam qajt sikur … . kur ti flisje për kohën grih, për lisat që
shërbenin për dërrasë varri, për bagëtinë, për piskamën tënde “ më paska vdek
nana” . Sa janë bllokuar fijet neurotike qw lidhë sistemin nervor të trurit.
Kjo ndodhi disaherë gjatë leximit të librit tuai. Më mirëkupto të lutem. Sa
herë dëgjoj njeri që tregon për vdekje nane në voglin e tij, mendja më rri
atje, tek babai im që është rrit pa nënë. Atij nuk i kujtohej nëna fare.
Thoshte i mbaj pak mend flokët e gjata e të kuqe. Ai është pajtuar me një brisk
të vogël që gdhendnin fëmijët lodrat e kohës. Një fëmijë që rritet me një
traumë të tillë dhe bëhet në moshën e pjekurisë si Tahir Bezhani, me të drejtë
unë them atë mikun tim të librit e kanë vjedh. Na sollën një tjetër me një
pjekuri prej të rrituri e pa drama e ky qenke Ti që gjithmonë qesh e gëzon
gjithë shoqërinë.
Ne
kemi trashëguar shumë doke e zakone të pështira prej pushtuesve. E prej këtyre
dokeve e zakoneve më të shumtat janë të Turqisë, janë kushtëzuar me tek populli
jonë me dhunën psikologjike. Në të drejtën e legjislacionit osman, femra ishte
plaçkë. Ishte mall që shitej, blihej, përdorej për arsye të ndryshme. Sulltanët
kanë patur parimin bëni, siç ju them unë e mos bëni si bëj unë. Në rastin e
martesës femra blihej, bilës nuk të ndante ditën e dasmës pa i dhanë këstin e
fundit të vlerës së caktuar. Kështu familja shqiptare ra në një krizë të madhe
ekonomike e morale. Me vdekjen e mashkullit, femrën nuk duhej ta nxjerrësh prej
shtëpisë, sepse nuk kishin kushtet ekonomike për të martuar mashkullin e radhë.
Kështu ishte edhe për familjen e femrës. Nëse vdes gruaja duhej t’i jepnim një
vajzë tjetër. Nuk merrej parasysh fare vdekja. Për mashkullin që linte fëmijë,
fëmijët nuk duhej të dalin prej shtëpisë. Ata nuk duhej të rriten në dyert e
botës, sepse ishte turp. Asnjëri nga këto doke të kushtëzuara nuk kanë qenë në
vatrat tona para pushtimit Turk. Këto veprime nuk i kishte kanuni i Lekës. Kjo
u bë zakon, por jo kanun (ligj).
Nana
jote e ndjerë nga dritaret e dyshekllëkut shikonte majën që e ndante me
vendlindjen. Ajo qante për vendin e rritjes, qante për vdekjen e babës, të
nanës, për martesat, dasmat që nuk mund të bashkohej fatkeqësis, as gëzimit.
Kjo për një, ose pesë kilometra rrugë në këmbë, pra një orë larg. Kush e bëri
këtë? Pjekuria fëmijërore politike e politikanëve tanë. Nuk morën parasysh
asnjë nga këto trauma. Dikush thotë se kjo ishte ndarje që e bënë të mëdhenjtë
e botës. Në të drejtën ndërkombëtare ka precedente të shumta dhe marrëveshje të
shumta që ngjajnë me fatin tonë. E janë zgjidhë në mënyrën më perfekte.
Njerëzit nuk kanë qëndruar të ndarë. Por ne, kur na vinte dikush në familjen e
vet e ky dikush ishte bijw si nana jote e shikonim si agjent, bile edhe sot pas
tridhjetë vjetësh kështu e kanë nofkën. Ky lloj epiteti ishte me kahe të dy
anëshme si në Reken e Kqe ashtu në Malësin e Mirë.
Për
këto kushte psikologjike, nëna juaj mund të ketë pësuar ndonjë shkak
shendetësor dhe para kohe ju përsonalisht iu ka loçkuar. Ajo të donte dhe sytë
e mendjen e kishte tek ti. Në bjeshkë atë verë që iu shërbeu me aq përkushtim
në fakt iu tregoi disaherë në porosit që iu jepte se është vera e fundit me ju.
Tahir
Bezhani, kur ishte i vogël, po rritej me tërë vëmendjen e shtëpisë së Sylë
Bezhanit të Smolicës. Në atë kohë ke qenë si edhi (keci) në dërrasë. Sytë more
burrë të bënin xixa ( nuk i ke pas si njeri). Më përfytyrohesh, kur babai yt në
mes të shkallëve me bishtukun ndez që ju po shkonit për në aher tek bagëtia të
tha: Të ka gjetë baba një nuse. Më duket që po të shoh tani si i ke picërruar
sytë. Në të mijëtat e sekondës i ke marrë të gjitha çikat e Smolicës e për
rreth të asaj kohe duke të rrahur zemra me furi kraharorin tënd e pyesje veten,
cila do jetë? Nuk të ra keq zgjedhja e Avdullahut. Zadja qe shpi e mirë e vajzë
me temel të pëlqej fort, u pajtove me të, bile edhe ia zunë me gojë gabelitë
tua që nuk ia ke thënë askujt. Ja sajn në sukën e Dinos. (saj një mjet loje
fëmijësh për të rrëshqit në dëborë). Më kupto, or burrë. Dua me larguar pak atë
trishtim e të kam fut përfundi e po të zhgarraviti.
Tahir
Bezhani sjell në mendjen e lexuesit me saktësi gjithë vogëlsitë e kohës së
rritjes vet. Kjo nuk është vetëm kopetencë profesionale, por është mëritë e
mendores, bile praktikon një shfaqje me fakte të ndijimeve që të gjithë duhet
ta marrim si mëritë e praktikë. Mirënjohës ndaj cilitdo që ka kontribuar në
rritjen e tij fizike, ashtu edhe intelektuale. Ai, lobon në familje derisa
Idrizin e bën të vihet në dispozicionin e të drejtës për shkollim të Tahirit.
Ndan me Zenelin gjithçka edhe bukën, biletën e udhëtimit, librat, fletoret e
rrobat. Poeti, në këtë rast rrëfimtar nuk kishte lind për punë fizike. Ai
kishte lind të mësoj të tjerët, të dokumentojnë historinë e familjes tij, të
shoqërisë që e rrethon, të kthesave historike. Në qendër të kësaj rrëfenje ka
vendos veten pa harruar asnjë gjë që e përplasi jeta si për mirë, si për keq
deri në sindikatën e policisë që e paraburgosen mbi tre muaj.
Unë
mendoj se nuk ka gjë më të ëmbël e më të çmuar se jeta. E them unë, sepse këtë
e kanë thënë shumë para se ta them unë e do ta thonë shumë pas kësaj. Unë nuk
jam peng i detyrimeve e të jem inferior, jam i detyruar të jem mirënjohës, të
përlaj iluzionet dhe t’i shemb ato, sikur shembet ortegu në bjeshkë. Pleqëria
është njëfarë fëmije me eksperiencë. Ajo të gudulis kujtimet e të bën paksa
qesharak, sidomos kur shkel pas shumë kohësh në vendet që nuk ke qenë. Që shkel
për së dyti në vendet që ke qenë, aty ke ndarë gëzime mbartë me vete haren e
atyre kohëve që nuk vijnë kurrë. Në një vend kam lexuar se vetia e perëndive
është se si iu japin njerëzve ndihmë, si i bëjnë ata të lumtur, kur kapërcejnë
sfidat deri edhe ato të burgimit. Historia e letërsisë ka treguar shumë për
korifejt e letrave botërore që janë burgosur. Kryeveprat që ne mburremi me to i
kanë shkruar aty nën thundrën e dhunës. Kur mendon dhunën e një rrëgjimi e
sidomos pushtues jeta nuk meriton të ketë emrin e bukur “JETË”. Letërsia është
filozofia teatrale e historisë. Ajo është gjendja shpërthyese e nënvetëdijes
nëpërmes ndijimeve. Ajo monton në analet historike gjendjen e qenies njerëzore,
përcakton grupet sociale në shoqëri, merr me vete çmimin, çiltërsin, sikur në
bjeshkë merr flladin e pishnajnës të sapo hedhur shtat. Unë mendoj se pleqëria
iu duhet shumë njerëzve në rritje. Aty ata gjejnë eksperiencën historike,
gjejnë mallin për jetën që në fakt është emërtesa më e bukur. Këtu duhet të
marrin rinia.
Gati
gjithnjë në këtë shënim më duhet të radhisë opinionin tim filozofik, sepse në
shënimet e Tahir Bezhanit gjen jetë, gjen nëpërmes jetës mall, gjen dhunë
psikologjike, gjen shtypje, histori, analizë faktesh të vendit tij, Kosovë e që
unë jam për ta thirrë Dardani. Tahir Bezhanit në punën në polici filloi t’i
sillet rrotull reja e zezë. Ai në punën e tij siguroi sigurinë e tij
profesionale, intelektuale. Prej këtu e qysh në gjimnaz, në ushtri ai u bë
pjesë e botimeve me poezi. Në këtë libër më ka tërheq shumë sinqeriteti i
shkrimtarit Smolicas. Ai fillon në moshën e fëmijëris, gdhend gjithë ngjarjen,
por në shërbimin ushtarak, në përplasjen me Kroatin e quan jashtë moralit, por
ishte i detyruar. Nuk thonë kot më i sigurt je para atomit, sesa para
opinionit. Sapo lexoja këtë ndodhi e Tahiri po rrëfente ndodhin e sinqert,
mendja më shkoj në malet tona ku njerëzit ia japin kafen për poshtë këmbës
njërit që s`ka marr gjakun. E kështu e detyrojnë njeriun të bëhet kriminel. As
kjo, o Tahir nuk është në kanun. Telefonata prej një zyre operative me kercënim
dhe urdhër despotik, mos te shikoj emrin tënd në faqet e revistave as te
gazetave, kjo tregon që regjimet nuk e duan artin, ata historisë i thonë të
shkruajmë ne me dhunë, pa gëzime, pa manifestin letrar.
Nga
dhimbjet më të djegsa ishte rrëfimi për burgun e Lipjanit. Kemi punuar në
gjithë degët e jetës që të përfitojmë të mira materiale për t’i shërbyer jetës
dhe shëndetit, fëmijëve, familjes, por ngjarja më fyese është të qëllosh
burrin. Autori këtu bënë historinë. Ai është dëshmitar, është aktor i dramës,
është regjizor, dokumentues i hollësishëm me imtësi i ndodhive antinjerëzore.
Por në gjithë këtë njeriu ka edhe gjak, ka edhe dhimbje për njerëzit e vet. Nuk
i dërgoj ndërresat në shtëpi, sepse tronditen fëmijët, sepse ata do vuanin,
mjaft kishte vuajtur vet në rritjen e tij, nuk donte të përjetonin të njëjtën
gjë edhe fëmijët, bashkëshortja, baba, vllezërit, motrat.
Historia
përseritët, ajo është e pa mëshirshme në gjykimin përfundimtar. Thonë se
historin e bëjnë fitimtarët, por unë mendoj se historinë verbale nuk mund ta
ndalojë askush. Këtu kemi të bëjmë me fitimtarët. Ata duhet të zhdukin gjithë
dëshmitart, varret, bjeshkët, kullat, bilës edhe zogjtë që të shkruajnë
historinë. Ndryshon interpretimi nga një njeri në tjetrin për ngjarjen, por
shkrimin bëje, siç është. Tahir Bezhani iu kthye disaherë fshatit, punëve të
bujqësisë, rrugën e bënte me biçikletë, 15 km për në banesën e tij në qytet. Ai
kujtonte me kujdes mësimet e babës për punët e fshatit, qante hallin e
bashkëshortes Zades, e cila kishte shumë ngarkesë, por nuk lodhej kurrë. Tahir
Bezhani, bujk, poet, prozator, historian, analist dhe biograf i çmuar.
“Vendlindja
e nënës ishte oqeani i lotëve ku lundroja me varkën e kujtimeve plot dhimbje e
krenari”. Kësht foli poeti gjatë gjithë jetë. Në Zogaj nipi shkoj, por
respektoj traditën. Më dërgoni tek daja Alush. Ai e di, se ku duhet të shkoj
unë. Alush Zmajli një burrë me emër të mirë në tërë trevën e Malësisë Mirë e
njohu që në thirrje nipin e tij. Pasi e pyeti, sipas protokollit e siguroj; se
për cilindo individ kudo e sado të jetë të dal zot deri në vdekjen time e të
gjithë ç’kam unë. Me shtetin e kam të vështirë të përballem. Tahir Bezhani i
Kullës së Syl Bezhanit kishte menduar edhe për këtë deklaratë të dajës. Pasi
jep sigurinë juridike për të gjithë, ai gëzon në truallin e nanës si kurrë më
parë.
Poeti,
autori i këtij libri shumëdimensional nuk harron lotin e babës si në rast
gëzimi, ashtu edhe në rastet, kur gjendja nuk ishte në favorin e tij. I jepte
kurajo babës sa e bënte atë me krah.
Thonë
se një fëmijë që respekton, plotëson dëshirat e babës, të nanës nuk humbet
kurrë, edhe nëse do ketë vuajtje që i vijnë ndoshta nga jeta e mëparshme.
Autori sfidoi kohën, në udhën e tij të gjatë e plot ngarkesa, e ktheu atë për
vete e në dispozicionin e tij. Në këtë udhë krijimtaria vazhdoi. Në jetën e tij
ai botoji shumë libra si; “Koha lind vigaj”, monografi 2001. “Përplasje kohe”,
poezi 2002. “Pëlcitje e vonuar”, poezi 2004. “Rapsodët e Rekës keqe”, monografi
2005, “Shkollat Shqipe në Rekë të Keqe”, monografi 2006. “Smolica bastion i
lirisë”, monografi 2007. “Frymëzim në errësirë”, poezi 2008. “Jetë në furtunë”,
kujtime 2009. “Piskamë e heshtur”, poezi 2010, Tiranë. ”Urtësi nga Reka e Keqe”
p.I /2011. ” Mureve të heshtjes sime”, poezi 2011, Luli-SHBA. “Leximi i
shkrumit”, poezi 2012, Tiranë. “ Vite tronditëse”, tregime 2013. ”Hyjt e
mallit” përzgjedhje, Mujë Sadija 2014. ”Lojë hijesh”, poezi 2014. ”Vrapim pas
së bukurës”, 2015, vështrime, kritikë letrare. ”Dëshira të çmendura”, poezi
2016 “Patra! (Greqi-shqip-Greqisht). ”Monologu i ashtit”, poezi 2016. ”Mësuesi
historik i Smolicës”, monografi 2017. ”Urtësi nga Reka e Keqe”, II/2018.
”Madhështitë e atdheut”, reportazhe, portrete, 2018. ”Terrinë mallëngjimi”,
poezi 2019, Tiranë. ”Pesha e lotit” tregime 2020. ”Diellnaja ime”, poezi 2020.
”Valset e hirit”, poezi 2022. “Rrugëtime të ndrydhura jete”, biografike 2023.
“Pikla nga qielli”, poezi në botim, Tiranë 2025. Ja kjo është veprimtaria e
këtij mendimtari të fondit të letërsisë dhe historiografi shqiptare. Tahir
Bezhani ka lind me datën 17 maj të vitit 1947, në Smolicë, Rekë e Keqe, komuna
e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse
studimet e larta ne SHLP ”Bajram Curri” në Gjakovë, në degën Gjuhë-Letërsi
Shqipe. Tahir Bezhani ,që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë poezi e
prozë në faqet e gazetave e revistave të kohës. Poezinë e parë e botoi ne vitin
1967 në revistën “Zani i Rinisë”. Një kohë bashkëpunoi edhe me “Rilindjen”. Për
aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës, Gjykata e
Qarkut në Prishtinë, në vitin 1995 e dënoi me dy vite burgim. Është anëtarë i
Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Kosovës dhe anëtarë i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (E.P.S.). Mori
pjesë në disa takime me rëndësi të poetëve, organizuar nga Pegasi në
Gjirokastër. Për veprimtarinë krijuese dhe aktivitetet e tjera letrare ka marrë
më se tridhjetë mirënjohje nga Gjakova, Bajram Curri, Tirana, Lezha,
Gjirokastra e shumë shkolla e ente shoqërore të Gjakovës. Është shpallur Qytetar
Nderi” i Bashkisë Bajram Curri në vitin 2012.
Rrugëtimi
i të qenit person publik e aq më shumë i letrave në një territor të caktur pa
lere më në tërë territorin e një kombi sjell me vete një farë ngathtësie prej
njerëzve për tu kuptuar. Në këtë fazë të moskuptuarit të çon në një kuptim më
të thellë të vetes tuaj. Vërtetësia e të cilit shpallë njeriun brenda vetes. Të
gjitha mendimet në përceptimin si element i ndijimit dhe ndërgjegjja flet për
një thjeshtësi, por pa ra në inferioritet primitiv. Kjo ju mëson të rrokni atë
që jeni në të vërtetë. Kjo do ndodhë në qoftëse bota nuk është gati për këtë.
Ju fton të pajtoheni brenda vetes. Të prisni kohën edhe në qoftë se mungon për
shkak të përfundimit të afateve jetësore. Kështu pra, ju ushqeni pjesët tuaja që
ndihen gati gati vetëm. Me kalimin e kohës njeriu i niveleve të tilla shikon se
po e njeh veten, e vlerëson atë, po merr pas një numër njerëzish që e kuptojnë,
pastaj udha është e hapur, e mbarë. Një njeri që mendon është më shumë se sa
një njeri që mëson. Kështu mendimi dhe vetmia udhëtojnë bashkë. Në vetmi
shprehesh, në vetmi i thua vetes sa as rrëfimit që nuk ia thua haptazi në
publik, bile as nanë. Por në aspektin mekat, të vajti mendja është i realizuar
mekati. Kjo është në kompetencën e gjykimit të ndërgjegjes së mendimtarit. Në
shumë raste e inferiorizojmë veten që të biem në nivelin e bazës. Jo
superstruktura kurrë nuk ka nivelin e masave. Nëse kemi superstukturë krijuese
është mendimi. Ai, mndimi pra drejton jo vetëm pendën në letrën e bardhë, por drejton
tërë botën.
Gati
gati gjithmonë poeti nuk del prej realitetit kombëtar. Aty gjenë familjen,
gjenë dashurinë, gjenë tokën, gjenë jetën, aty ka trashëgimi, aty ka
prejardhje, aty ka kullen. Në poezinë e tij poeti Bezhani lufton shumë me të
kuptuarin e vargut, bilej në të kuptuarin e mendimit tij në kohën e ardhjes së
vargut. Unë mendoj se një libër duhet të lexohet dhe interpretohet në disa
forma. Po të lexohet, siç hapen rrathët në ujë atëherë libri ka arritur
qëllimin. Unë e lexoj librin në kuptimin tim, dikush tjetër në kuptimin e vet.
Kam mendimin se autori nuk e ka në mendje se ku i del vargu poetik. Atij i
erdhi dhe e shënoj, ajo është ndjesi. Kaq është sipas meje. Njeriun, poetin e
ditës e gjenë kritika shumë planshe. Poezia “ Në Zogaj”, ai përballet me
mallin, përballet me dhimbjet, përballet me siluetën e nanës. “Jam këtu mes
jush, Në rrënjën time, Me zemrën e zemrës, Me lotin e nënës. Plot mall si
zjarr, Që pëlcet shkëmbinjve”. Në poezinë në Zogaj ai deklaron jo të gjallëve,
por i thërret shpirtit të nanës. Jam këtu ku ti u dogje për së gjalli për këtë
vatër. Jam këtu, porosia u krye, tani unë po numëroj gjurmët e tua. Jam mes
jush se kështu më edukoj nana, më edukoj me dashurinë për atdheun, për
shpirtin, jetën, për ardhmërinë. Sepse pa ardhmëri nuk ka jëtë, nuk ka atdhe.
Po pëlcas, po pëlcas, sepse nana nuk është këtu, ajo ka vetëm kujtimet verbale.
Ju iu vjen era nanë. Tezet e mia nuhasnin kurmin tim, ajo ishte era e nanës,
motrës. “Në shpirt kam shpirtin e saj, Ngarkuar në plagën e kohës”. Autori
piskat, jam me shpirtin e nanës në shpirtin tim, jam nip pa nënë në derën e
dajës, mos më ngushëlloni, nana është këtu në mua. Ky është dheu im, toka ime,
pjesa e shpirtit tim. “Të zbraz lotin e saj Çative të djegura” Unë kam ardhë
këtu me oqeanin e lotit nanës. Do spërkas çatinë, kopshtin, pastaj një grusht
me dhe për varrin e nënës sime në Smolic, në Rrafshin e Dukagjinit. Autori në
këtë poezi ngre lart moralin e një familje të shpërndarë prej padrejtësive.
Atij i kujtohet mësëmiri dhuna e fshehur në burgjet Serbe në vrimat e gurëve të
qelive, gjaku dëshmitar i një krimi, shkopit e bejsbollit që nuk kursenin as
fëmijë, as pleq, gra, as burra të kohës së burrnisë. Ai, krimi pra ishte në
gjenezën e ushtarit, policit, oficerit, bile edhe të akademikut serb. Këtu jam
tani më i fortë se kurrë, nën këtë dhunë unë po triumfoj, sikur feniksi që
bëhet hi, bëhet mal, ai fluturon si zog në foletë e gatuara me gjakun tonë.
Kështu mendonte autori.
Ku
e ka kufirin dhimbja pyet autori me një neglizhencë të habitur. Pyet pasi palca
e thame e kurrizit është thithë nga dhimbja, nga dhuna, përçmimi. Metafora,
sitilistika, leksiku, loja me gjuhën tek ky autor zënë një vend nderi. Në shumë
raste autori përsërit fjalë, kjo vërehet në librin që unë qëndrova pak më
gjatë. Kjo nuk bëhet se autori ka harruar, apo i ka kaluar nga loti në kohën e
frymëzimit. Jo, kjo përsëritje është një stampim metaforik që njerëzit t’i
kthehen të kaluarës dhe të përcaktojnë formën e të ardhmes. “Mos e mbyllni
derën e kullës, as dritaret, lerini pakës të hapura”. Porosi,mos e hani darkën
herët, dritën në shtegun e oborrit mbajeni ndezur, dritaret e odës së burrave
mbajeni me kapak hapur. Dikush udhëtar ka nevojë, duhet ndihmuar prej neve.
Ndoshta shpirtërat vijnë kalojnë andej dhe të kenë nga të hyjnë brenda, të
çmallen, të japin bekimin. “Do vij nën strehën time, Jam lodhur rrugëve të
botës Terr e dritë një kuptim e kanë”. Tahir Bezhani ishte i burgosur i
ndërgjegjes atdhetare në shtetin pushtues Serb. Ai mendonte se kurrë fizikisht
nuk do të kthehet në shtëpi. Në surrealen ai imagjinonte veten nën strehën e
kullës, mendonte se do jetë dritë, ndoshta edhe drita në shteg të oborrit po e
pret. Kur vinte në realitetin objektiv e kuptonte që është në burg në terr.
Terr e dritë një kuptim kanë. Pse ishte i ngujuar ai mendonte dritën dhe e
solli me mund, por dhe drita erdhi. “Në mos unë, Shpirti në kullën time vjen…”.
E dinte se jetën e merr vetëm krijuesi, por ai e mendonte se, sikur qindra
shqiptar që dilnin të vdekur nuk munden të kalojnë torturës, sot janë pa varr,
mendonte se edhe vet kështu do shkojë. Mos unë fizikisht, shpirti do vijnë.
Tahir Bezhani erdhi më i fortë se kurrë. Dardania më e fortë se kurrë.
Shqiptari krenar për sakrificën që e bëri himn.
“Në
mos unë, Shpirti në kullën time vjen…”
Tiranë me datë
04.02.2025
Shejh Hasan MUZLI Selimi