Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: 'Të votohen edhe të tjerët'

| E diele, 09.02.2025, 07:44 PM |


Presidenti Historik Ibrahim Rugova

Milazim Zeqiraj

Të votohen edhe të tjerët

(Thirje e Presidentit Ibrahim Rugova në fushatë zgjedhore)

Ne mund të flasim pa sharje e britma,

Në euforin e zgjedhjeve të tanishme

ku premtimet, genjeshtrat e ofendimet

përcillën më durëtrokitje frenetike.

Ne po humbim rrugën e bashkpunimit.

Në këtë sallamadi ku toleranca mungon

Në zgjedhjet e kaluar të lira demokrataike

Në kohen e Presidentit historik nga vitit 1992

Kur stuhit na përplasnin në errsirë

Fjalimet e Ti ndërtonin ura bashkpunimi

për një dashuri të madhe.

Presidenti Historik Ibrahim Rugova,

i pa zëvendësueshëm në historin tonë.

Në fushatë apelonte të votohen edhe të tjerët

së shtetin e kemi sebashku.

Të respektohet mendimi ndryshe,

Jemi në demokraci që ta rrisim pluralizmin.

Fjalimet e tij ishin si të një misionari

Ai angazhohej për toleroncë, bashkpunim

dhe unitet demokratik në Kosovë.

Në fitoren e sigurt, në tubime ai apelonte,

Ne do të fitojme një shumicë solide

por edhe të tjeret

duhet të jenë sebashku më ne

në ndërtimin e vendit.

Në çdo fjalim bënte thirrje

Bashkpunim më Europën,

e miqësi të përhershme më Amerikën,

se aty është Dielli i jonë.

Shkurt 2025 Prishtinë