| E diele, 09.02.2025, 07:42 PM |
DEI u zbatua nga globalistet për të dobësuar, degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë elitare amerikane
Të
ashtuquajturat “programe” absurde të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes
(DEI), brenda ushtrisë nuk janë krijuar kurrë për të promovuar kohezionin ose
efikasitetin operacional. Ato janë armë, të implantuara qëllimisht nga elitat
globale, për të çmontuar ushtrinë amerikane nga brenda. Këto programe nuk janë
dashamirës dhe as gabimisht. Ato janë një përpjekje e llogaritur për të
degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e misionit të ushtrisë.
Nga
Klajd Kapinova
Vizioni largpamës për shkelqimin
sërisht të Amerikës nga Presidentit Trump 2
Presidenti i 45-të & 47-të i
SHBA-se Donald J. Trump, gjatë hartimit dhe nënshkrimit me dorën e tij të urdhrave të reja
ekzektuive nga 20 janari 2025 dhe deri tani, thotë se: “Me autoritetin që më është dhënë si President nga Kushtetuta dhe ligjet
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ligjet e vjetra federale, për të drejtat
civile mbrojnë amerikanët individualë nga diskriminimi në bazë të racës,
ngjyrës, fesë, seksit ose origjinës kombëtare. Këto mbrojtje të të drejtave
civile shërbejnë si një themel, që mbështet barazinë e mundësive për të gjithë
amerikanët. Si President, kam një detyrë solemne të siguroj që këto ligje të
zbatohen për të mirën e të gjithë amerikanëve.
Megjithatë sot,
afërsisht 60 vjet pas miratimit të Aktit
të të Drejtave Civile të vitit 1964, institucionet kritike dhe me ndikim të
shoqërisë amerikane, duke përfshirë Qeverinë Federale, korporatat e mëdha,
institucionet financiare, industrinë mjekësore, linjat ajrore të mëdha
tregtare, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet të arsimit të lartë,
fatkeqsisht kanë adoptuar dhe përdorur në mënyrë aktive preferenca të
rrezikshme, nënçmuese dhe imorale të bazuara në racën dhe seksin, nën maskën e
të ashtuquajturave “diversiteti, barazia
dhe përfshirja” (DEI) ose “diversiteti, barazia, përfshirja dhe
aksesueshmëria” (DEIA), që
shkelin hapur ligjet e të drejtave civile të kombit amerikan.
Politikat e paligjshme të DEI dhe DEIA
Deri para
daljes së urdhrit Presidenti Trump, pa se brenda SHBA-së politikat e paligjshme të DEI dhe DEIA, jo vetëm që shkelin tekstin dhe
frymën e ligjeve tona të kahershme federale për të drejtat civile, por ato
gjithashtu minojnë unitetin tonë kombëtar, pasi mohojnë, diskreditojnë dhe
shkatërrojnë vlerat tradicionale amerikane të punës së palodhur, përsosmërisë
dhe arritjeve individuale në favor të një sistemi të paligjshëm, gërryes dhe të
dëmshëm të plaçkës së bazuar në identitet. Amerikanët punëtorë, që meritojnë Ëndrrën Amerikane, nuk duhet të stigmatizohen, të nënçmohen ose të përjashtohen nga
mundësitë, për shkak të racës ose seksit të tyre.
Këto politika
të paligjshme të DEI dhe DEIA, vazhdimisht kërcënojnë sigurinë e burrave, grave
dhe fëmijëve amerikanë në mbarë vendin, duke zvogëluar rëndësinë e meritave,
aftësive, punës së palodhur dhe vendosmërisë individuale, kur zgjedhin njerëz
për punë dhe shërbime në sektorë kyç të shoqërisë amerikane, duke përfshirë të
gjitha nivelet e qeverisjes dhe komunitetet mjekësore, të aviacionit dhe të
zbatimit të ligjit.
Megjithatë,
rast pas rasti tragjik, populli amerikan
ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i pasojave katastrofike të diskriminimit të
paligjshëm, shkatërrues, nga regjimi marksist Blinken-Obama-Biden-Harris 3, i
cili fatkeqsisht i ka dhënë përparësi mënyrës se si lindën njerëzit, në vend të
asaj që ata ishin në gjendje të bënin.
Presidenti
Trump argumenton dhe nxori urdhra, ku tregon kjartë, se Qeveria Federale, është e ngarkuar për zbatimin e ligjeve tona për të
drejtat civile. Sikurse shihet qëllimi i këtij urdhri ishte të sigurojë që
ai ta bëjë këtë duke i dhënë fund preferencave të paligjshme dhe diskriminimit
absurd.
Pikërisht kjo
është esenca e politikës këtu, sepse politika
e SHBA-së që të mbrojë të drejtat civile të të gjithë amerikanëve dhe të
promovojë iniciativën individuale, përsosmërinë dhe punën e palodhur.
Prandaj, ai (Trump) urdhëroj të gjitha departamentet dhe
agjencitë (agjencitë) ekzekutive, që të ndërpresin të gjitha preferencat,
mandatet, politikat, programet, aktivitetet, udhëzimet, rregulloret, veprimet
zbatuese, urdhrat e pëlqimit dhe kërkesat diskriminuese dhe të paligjshme.
Më tej, Presidenti shtoi, se: “Urdhëroj,
të gjitha agjencitë që të zbatojnë ligjet tona të kahershme, për të drejtat
civile dhe të luftojnë preferencat, mandatet, politikat, programet dhe
aktivitetet e paligjshme të DEI-së në sektorin privat.”
Përfundimi i programeve dhe
preferencimit të qeverisë dhe të shpirtit DEI
Ky urdhër ekzekutiv (20 janar 2025),
ishte kundër politikës idiote të administratës idiote Obama-Biden-Harris 3, i
cili në mënyrë absurde detyroi ose imponoi programe të paligjshme dhe imorale
të diskriminimit, duke u quajtur "diversitet, barazi dhe përfshirje"
(DEI), në pothuajse të gjitha aspektet e Qeverisë
Federale, në fusha që variojnë nga siguria e linjave ajrore deri te ushtria.
Me të drejtë
administrata e re Trump, duke u mbështetur në veretjet dhe shqetësimet kryesore
të popullit amerikan, thekson se kjo ishte një përpjekje e bashkërenduar, që
rrjedh nga dita e parë e Presidentit Biden
në detyrë, kur ai nxori urdhrin absurd ekzekutiv 13985: “Përparimi i barazisë racore dhe mbështetjes
për komunitetet e nënshtruara përmes qeverisë federale”.
Asokohe (në vitet 2020-2024), në përputhje me
urdhrin ekzekutiv 13985 dhe urdhrat e tjera pasuese, pothuajse bëri që çdo agjenci dhe njësi federale paraqiti “Planet e Veprimit të Barazisë”, për të detajuar mënyrat se si ata kanë
nxitur fatkeqsisht infiltrimin e DEI-ve në Qeverinë Federale. Publikimi
publik i këtyre planeve demonstroi shpërdorim të madh publik dhe diskriminim të
turpshëm.
Faleminderit
President Trump që mbajtët premtimet tuaja
Presidenti Trump shkarkon (eliminon) Programin DEI të ish
administratës së papërgjeshme dhe antiamerikane Biden-Harris, për të vendosur
njerëz të paqëndrueshëm mendërisht në pozitat e kontrollorëve të trafikut ajror,
në konferencën për shtyp në aksidentin e
Aeroportit “Reagan”.
Pastrimi i udhëheqjes ushtarake të “zgjuar” nga Presidenti
Trump, edhe një herë zbulon hapur tradhtinë e madhe të mirëorganizuar
fatkeqsisht në nivelet më të larta të ushtrisë amerikane. Gjeneralët e
kontrolluar nga globalistët, kanë sabotuar vazhdimisht dhe me qëllim forcat e
armatosura amerikane për dekada!
Presidenti Donald J. Trump po kryen një heqje apo spatrim të
guximshme dhe të pakthyeshëm të kabalit (Cabala) të rrënjosur thellë dhe që
fatkeqsisht ka depërtuar në ushtrinë elitare amerikane.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heqjen e liderëve joefektiv ose
riformësimin e drejtuesve të lartë, por ka
të bëjë me asgjësimin e një rrjeti afatgjatë agjentësh globalistë që kanë
minuar sistematikisht forcën, fokusin dhe sovranitetin e forcave të armatosura
të SHBA-së.
Trump 2
nuk spekulon, dyshon apo vë në dyshim, por
ai e njeh armikun dhe e eliminon atë me saktësi dhe vendosmëri të palëkundur.
DEI në
ushtri ishte Kali i Trojës i përmbysjes globale
Të ashtuquajturat “programe”
absurde të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), brenda ushtrisë
nuk janë krijuar kurrë për të promovuar kohezionin ose efikasitetin
operacional. Ato janë armë, të
implantuara qëllimisht nga elitat globale, për të çmontuar ushtrinë amerikane
nga brenda. Këto programe nuk janë dashamirës dhe as gabimisht. Ato janë një
përpjekje e llogaritur për të degraduar strukturën, moralin dhe gatishmërinë e
misionit të ushtrisë.
Trump 2, është
plotësisht i vetëdijshëm se nismat e DEI-së i shërbejnë një qëllimi të vetëm:
të përçajnë, dobësojnë dhe korruptojnë. Duke i dhënë përparësi politikës së
identitetit mbi meritën, këto “programe”
absurd, kanë krijuar një kulturë mosbesimi, frike dhe mediokriteti brenda
forcave të armatosura amerikane.
Rekrutimi ishte bërë në mënyrë absurd dhe me agresivitet
militant politik komunist. Përballë kësaj mbrotja dhe aftësia ushtarake e
vendit ka rënë shumë poshtë. Sot fatkeqsisht, ne kemi gjurmë negative të
mbushur me individë (“ushtarakë”) të zgjedhur jo për aftësitë e tyre, por për
përafrimin e tyre me një axhendë globaliste demoralizuese, e cila si objektiv
kryesor ka që të zhbëjë në maksimum sovranitetin e Amerikës.
Dhe si gjithnjë, Trump 2 falë zgjuarësisë që i ka falë Zoti
dhe natyra e kupton se kjo nuk është një rastësi. Tashmë dihet nga të
gjithë se DEI ishte një kalë trojan, i
prezantuar nga fraksionet e dyshimta globaliste që synojnë të shkatërrojnë
aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten. Këto fraksione zambi, nuk janë as pa
emër dhe as pa fytyrë.
Ato janë të njohura, të financuara mirë dhe të ngulitura thellë
në organizatat ndërkombëtare marksiste, kompanitë shumëkombëshe dhe nivelet më
të larta të korruptuara qeverisë amerikane dhe USAID, që është kampione e
korrupsionit zyatar qeveritarë. Në rastin konkret për SHBA-në ata fatkeqsisht e kanë përdorur DEI-në si
një perde tymi, për të pastruar liderët patriotë dhe për të instaluar agjentë
që do të bëjnë ofertat e tyre.
Operacioni
Fouled Anchor: Një portë e kamufluar dhe hapur drejt korrupsionit
Shkarkimi
i adm. Linda Lee Fagan, është vetëm zanafillta po hapi i parë në ekspozimin e
rrjetës së korrupsionit prej disa dekadash brenda ushtrisë amerikane.
Në këtë mënyrë Operacioni Fouled Anchor, hetimi i Rojës Bregdetare për dekada të sulmeve seksuale në Akademinë e
Rojës Bregdetare, nuk kishte të bënte kurrë me përgjegjësinë, ishte një mbulim
i orkestruar me kujdes.
Nga ana e tjetër, keqtrajtimi i këtij hetimi nuk ishte paaftësi,
por shte 100% e qëllimshme. Akademia
në fjalë, ka qenë prej kohësh një terren pjellor për aktivistët besnikë ndaj
interesave globaliste. Këta individë janë të rregulluar, të mbrojtur
dhe të ngritur në role udhëheqëse, ku mund të vazhdojnë të shtyjnë axhendën e
drejtuesve të tyre manipulativ. Refuzimi
i adm. Faganit, për të kërkuar dikë përgjegjës, për dështimet e akademisë
nuk ishte një gabim, por si zakonisht në mënyrë rutinë, pra, ishte një lëvizje e mirëllogaritur, për të
mbrojtur të përfshirët dhe për të siguruar që e vërteta të mos e shihte kurrë
dritën e diellit.
Presidenti Trump 2 e ka grisur velin dhe fallcitetin e këtij
operacioni dhe e ka ekspozuar atë totalisht 100%, për atë që është në të
vërtetë, duke zbuluar një gropë supë të
madh megakorrupsioni, mashtrimi dhe tradhtie. Duke hequr Faganin dhe duke
synuar të tjerët si ajo, Trump 2, po zbulon një sistem të krijuar enkas, për
të shtypur maksimalisht patriotët dhe për të ngritur lart ata (trathtarët), që
do t’a shisnin Amerikën, pa asnjë ndjenjë keqardhje vetëm e vetëm për përfitime
personale.
Gjatë
gjithë kësaj kohe është zbuluar kjartasi, se ndikimi i huaj globalist shkon
thellë, ku trathtia dhe korrupsioni shkon
edhe më thellë.
Inteligjenca
e klasifikuar zbulon se fuqitë e
huaja, dhe veçanërisht kundërshtari kryesor Kina komuniste, kanë derdhur burime
marramendëse (financiare dhe spiunazhi), për të minuar dhe degraduar sistematikisht
me kujdes, sipas një megaplani të mirëorganizuar të gjithë strukturat në
ushtrinë amerikane, përmes një puci dhe megatrathtie të turpshme nga brenda. Agjentët kinezë, duke punuar së bashku
me organizatat globaliste si Forumi Ekonomik Botëror, kanë financuar në mënyrë
strategjike programe që promovojnë ideologji majtiste marksiste përçarëse nën
maskën e “progresit”.
Këto përpjekje nuk janë të rastësishme, por ato janë operacione
të paraplanifikuara me kujdes dhe të dizajnuara për të dobësuar aftësinë e
Amerikës për t'u mbrojtur kundër kërcënimeve të jashtme.
Nuk është rastësi që liderët ushtarakë si Charles Q. Brown, ka nxitur një politikë që është në përputhje me
këto axhenda të huaja. Memorandumi famëkeq i Brown, që bën thirrje për një
reduktim të numrit të oficerëve të bardhë në Forcën Ajrore, është një shembull
i mrekullueshëm.
Kjo nuk ka të bëjë me diversitetin, ka të bëjë me krijimin e
ndarjes, dobësimin e besimit midis liderëve dhe sigurimin, që besnikëria ndaj
Kushtetutës të zëvendësohet me besnikërinë ndaj një axhende globale.
Pastrimi
i korrupsionit dhe reforma e re elitare dhe meritokracie ushtarake e
Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës Trump 2 i ekspozon këto
lidhje. Pas çdo lideri të shkarkuar fshihet një gjurmë aleancash të
dyshimta, marrëveshje të prapambetura dhe financime të turpshme sekrete. Kryetari i shtetit amerikan Trump 2,
fatmirësisht ka zbuluar komunikime midis liderëve ushtarakë dhe përfaqësuesve
të organizatave globaliste, duke zbuluar një përpjekje të koordinuar, për të
larguar me Trathti ushtrinë amerikane nga misionet e saj kryesore, për të
mbrojtur kombin.
Ushtarët e ndershëm amerikanë, që shprehin patriotizëm, vënë në
pikëpyetje iniciativat e DEI-së ose kritikojnë udhëheqjen, shënohen si “rreziqe
sigurie” dhe janë të ekspozuar ndaj përpjekjeve të synuara. Ky sistem Orwellian, nuk ka të bëjë me sigurinë,
ka të bëjë me mbylljen e gojës së atyre që refuzojnë të konformohen.
Gjithashtu, sinjalizuesit kanë zbuluar edhe shfaqjen e
operacioneve psikologjike (psyops), që synojnë riprogramimin e personelit
ushtarak. Të financuara nga buxhetet e zeza, këto programe përdorin teknika të
fundit të manipulimit të sjelljes, për t'i lidhur ushtarët me vizionin
globalist. Kjo nuk është fantashkencë, por po ndodh tani, dhe Trump është i vetmi
lider që është i gatshëm të përballet me të. Këta individë patriotë,
shumë prej të cilëve kanë vepruar në fshehtësi prej vitesh, po mbledhin
informacione, dhe fatmiësisht po ekspozojnë korrupsionin dhe po përgatiten për
fazën tjetër të spastrimit.
Në disa media thuhet se Red
Phoenix, ka përpiluar baza gjithëpërfshirëse mbi liderët ushtarakë të
komprometuar, duke përshkruar lidhjet e tyre me organizatat globaliste,
qeveritë e huaja dhe rrjedhat secrete (leak) të financimit.
Shkarkimi
i këtyre trathtarëve nga Presidenti Trump 2, është një përgjigje e
drejtpërdrejtë ndaj këtyre akteve tradhtare dhe ai është i vendosur t'i sjellë
përgjegjësit para drejtësisë.
Lufta
për të ardhmen e shkëlqyer të Amerikës (MAGA)
Pastrimi
i ferrave apo trathtarëve (ushtarakë) të ushtrisë amerikane nga Trump 2, nuk
është thjesht një korrigjim kursi, por është një luftë e drejtë dhe finale, për
mbijetesën e republikës sonë.
Infiltrimi
globalist marksist të Deep State, Cabala etj., në forcat e armatosura dhe
elitare amerikane, përfaqëson kërcënimin më të madh të brendshëm serioz, me të
cilin janë përballur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara dhe Presidetin i 45 &
47 Donald J. Trump 2. Ai është i vetmi lider brilant dhe vizionar, që ka
guximin të përballet me të.
Kjo nuk
është një lojë politike rutinë, por është një luftë, një luftë kundër atyre që
kërkojnë të shkatërrojnë Amerikën nga brenda. Veprimet e Trump 2 nuk
janë thjesht të nevojshme, por ato janë immediate dhe tepër urgjente.
Çdo
ditë që këta agjentë mbeten në pushtet është një ditë e keqe, kur Amerika bëhet
më e dobët, më e ndarë dhe më pak e gatshme për t'u përballur me kërcënimet
reale në horizont.
Rikthimi
i rëndësishëm i kryepatriotit të madh atdhedashës Trump 2, ka të
bëjë më shumë sesa thjesht heqjen e liderëve të këqij. Riardhja e tij në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me mbështetjen e
77.3 milion votat e popullore, shohim se më shumë ka të bëjë edhe me rikthimin
e ushtrisë si një forcë për të mirën, një forcë për lirinë dhe një forcë për
popullin amerikan.
Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J. Trump, fatmirësisht dhe me vullnesëe e
Zotit të madh, po udhëheq akuzat me forcën e plotë të së vërtetës, vendosmërisë
dhe patriotizmit. Kjo pra,
është lufta për shpirtin e Amerikës dhe Trump 2 nuk do të tërhiqet. Ai nuk do
të hezitojë, nuk do të ndalet derisa çdo mbetje e hienave të kësaj kabala, deep
state (Shteti i thellë) dhe hijet e tyre të zeza të fshihen përgjithmonë si një
anderr e keqe dhe kësisoj Ushtria Elitare Amerikane të rikthehet në vendin që i
takon si forca luftarake dominante më e fuqishme dhe parimore, që bota ka
njohur ndonjëherë.