| E diele, 09.02.2025, 07:34 PM |
Neki Lulaj
PËRSE?
Jemi
bërë si hijenat e tërbuar kohë pas kohe
Ulurijnë
përtej lumi përtej mulliri.
Këtu me asgjë ky kuvend s' kuptohet
Paska
ikur mes vëllezërish mirëkuptimi
Miku
i shtëpisë e shpërblen vrasësin
Dje
na pat vrarë, kullën na ka zjarrmuar.
Vëllai
i vëllait rrufit kafe me shpërblyesin
a
thua po ecim në rrugë syqorruar?
Po
kalojmë çaste me klithma tmerri
S'e
di ku na humbi qetësia e dashuria
S'e
di ku na humbi trimëria dhe nderi.
Ku
na ka humbur besa dhe tradita
Shkurt 2025