| E merkure, 05.02.2025, 07:53 PM |
Ndue Ukaj:
Për
mrekullitë ekonomike të Shqipërisë dhe epërsitë e saj kundrejt perëndimit, fliste
para disa dekadave diktatori Enver Hoxha me krejt bandat e tij, ngjashëm siç
flet sot Albin Kurti e Donika Gërvalla, për mrekullitë ekonomike të Kosovës.
Shkollë e njëjtë, mendësi e njëjtë.
E
vërteta e Shqipërisë komuniste ishte ndërkaq krejt e kundërta, një Shqipëri e
rrënuar e mbyllur, në të cilën, siç tregon Zef Pllumi, njeriu kishte mbërri në
një stad të shtazifikimit, urrejtja kishte ngulfatë gjithçka e njerëzit e
paditur kishin marrë në dorë gjithçka. Në këtë Shqipëri, që ishte parajsë për
bandat komuniste, askush tjetër nuk gëzonte liri e as të drejta njerëzore.
Pikërisht
këtë lloj drejtësie, ia propozojnë Kosovës bandat politike që urrejnë
perëndimin.
Këtë
lloj mrekullie ekonomike, ia propozojnë Kosovës mendjet e droguara ideologjike.
Këtë
lloj lirie njerëzore, ia propozojnë Kosovës, Kurti dhe soji i tij.
Dhe
rrena e madhe e Kurtit, që është intrigë e pastër ideologjike, është
sovraniteti e veriu, që janë përdorë si ambalazhim për t’i mbuluar marrëzitë
ideologjike të luftës së tij kundër perëndimit, në të cilën betejë, ai është i
vërtetë.
Prandaj,
kjo mendësi ideologjike e urren Shtëpinë e Bardhë dhe krejt ata që ua thonë të
vërtetën.
Sepse,
kjo mendësi, Kosovës ia propozon atë lloj sovraniteti që kishte Shqipëria
komuniste, një parajsë vetëm për klikën kriminale që nuk qeveriste, por
sundonte.
Pra,
fatkeqësia më e madhe e Kosovës dhe barriera kryesore e saj, nuk duhet kërkuar
jashtë Kosove, mos e kërkoni në Amerikë e Europë, ajo është ideologjia e egër
antiperëndimore.