| E merkure, 05.02.2025, 07:59 PM |
NDËRSA NË WASHINGTON KUJTOHEN MARTIRËT KOMUNIZMIT,
POLITIKANI
BRITANIK ANDREW ROSINDELL JEP MESAZHIN E TIJ
NË
“VENDIN E DËSHMISË DHE KUJTESËS” NË SHKODËR
Nga
Frank Shkreli
Ishte vërtetë nder i madh për ne --
thuhet në portalin e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në
Washington – që të presim këtu në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të
Komunizmit në Washington, Ipeshkvin Salvatore
Cordileone, Ambasadorin Sam Brownback dhe Dr. Katrina Lantos Swift (e bija e
ish-kongresmenit të ndjerë Tom Lantos i cili ka punuar aq shumë për Kosovë e
për Shqipëri, sa ishte gjallë) – me qëllim për të zhvilluar një bisedë shumë të
nevojshme për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithsi www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 -- Në një sallë të mbushur plot me pjesëmarrës në këtë
bashkbisedim të rëndësishëm, bashk-organizuar para dy ditësh -- në hapësirat e
Fondacionit të Viktimave të Komunizmit -- nga Instituti Papa Benedikti i XVI
dhe Organizata Ndërkombëtare e Lirisë së Fesë, morën pjesë edhe përfaqsues të
Komunitetit Shqiptar të Arkdioqezës së Arlingtonit, jo larg Washingtonit. Përfaqsuesit e komunitetit shqiptar në
Virxhina kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri
duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirve shqiptarë të fesë nën
komunizëm. Me një theks të veçant dhe me emocione u përmend rasti i Kardinalit
shqiptar Ernest Troshani simbol i rezistencës kundër komunizmit– i cili
mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Merita McCormack (Bajraktari) në një
komunikim me mua e cilësoi takimin si “Një ngjarje me rëndësi dhe emocionues
për komunitetin shqiptar në Washington me rrethina… E ndjejë veten të
privilegjuar që takova folësit kryesorë të këtij takimi. Por edhe për mundësinë
që m’u dha të ndajmë me të pranishmit historinë e martirëve të komunizmit në
Shqipëri, ndërsa u shpërndamë pjesmarrësve karta lutjesh në anglisht për
martirët e komunzmit shqiptar. Ishte për ne (komunitetin shqiptar në Virxhinia)
një ndjenjë krenarie morale dhe mendore, veçanërisht, kur që në fillim të
konferencës, Senatori Sam Brownback foli mbi përvojën dhe persekutimin e
klerikut të përvuajtur, Kardinalit shqiptar Ernest Troshani nën regjimin
komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa fjalimi u pasua nga pjesëmarrsit e interesuar me
pyetje-përgjigje mbi viktimat fetare të komunizmit në Shqipëri”, tha
përfaqsuesja e Komunitetit shqiptar në Arlington të Virxhianas, Merita Mc
Cormack (Bajraktari) për takimin përkujtimor të viktimave të komunizmit në botë,
përfshir viktimat e komunizmit shqiptar, që u mbajt këto ditë në Washington.
khttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 ...
Është interesant se si klasa politike
shqiptare e këtyre 35-viteve të kaluara nuk i shikon viktimat e komunizmit si
të denja të kujtohen, ashtu që të mos harrohen, me qëllim që ato krime të mos
përsëriten më. Shpesh herë në shkrimet e mia modeste kam venë në dijeni
lexuesit shqiptarë për masat serioze që kanë marrë vendet perëndimore dhe ato
ish-komuniste – ndryshe nga Shqipëria por edhe Kosova – për të kujtuar viktimat
e komunizmit në vendet e tyre dhe në botë. Konferenca e ditëve të fundit në
kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në kujtim të viktimave të komunizmit anë e
mbanë botës ishte në vazhdën e lloj-lloj aktivitetesh që janë organizuar në
nivele private dhe zyrtare -- por edhe
në nivele shtetërore e federale -- anë e mbanë Amerikës, përfshi edhe vendimet
legjislative në kujtim të vikitmave të komunizmit anë e mbanë botës – me qëllim
që brezat e ardhëshëm të mos harrojnë krimet e komunizmit jo vetëm të shekullit
të kaluar por edhe sot, anë e mbanë botës. Kujtimi i viktimave të komunizmit në botë,
përfshir viktimat shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës, kujtohen edhe në
Amerikë, megjithse komunizmi si ideologji zuri rrenjë në këtë vend dhe nuk u
vendos kurrë në Shtetet e Bashkuara si një regjim sundues. Ndërkohë që në
Shqipëri dhe në Kosovë, mbretëron heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit --
shqiptarët nuk duhet të heshtin por të kujtojnë dhe të dënojnë krimet e
sllavo-komunizmit aziatik kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve dhe të
distancohen, zyrtarisht, njëherë e mirë nga ajo periudhë e trashëgimie
vëllavrasjeje shqiptare, ashtu siç ka bërë bota perëndimore. Frank Shkreli: Nuk mund të hesht
për krimet e komunizmit! | Gazeta Telegraf
Ndërkohë që këto ditë në Washington u
kujtuan viktimat e komunizmit në botë, përfshir viktimat e regjimit komunist të
Shqipërisë, si pjesë e një vizite në Shqipëri dhe takimit me Kryetarin e
Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr Sali Berisha në Tiranë – ditët e fundit,
një delegacion i konservatorëve britanikë vizitoi edhe Shkodrën. Sipas lajmeve vendore nga qyteti verior i
Shqipërisë, kryetari i delegacionit të konservatorëve britanikë, Andrew
Rosindell shfrytëzoi rastin për të vizituar në Shkodër, “Vendin e Dëshmisë dhe
Kujtesës”, një prej burgjeve më famëkeqe të komunizmit në Shkodër dhe mbarë
Shqipërinë, për të mos thënë përfshir edhe Ballkanin e Evropën. Gjatë vizitës së tij në Shkodër, parlamentari
konservator britanik nuk la asnjë dyshim se cili është qëndrimi i tij mbi
krimet e komunizmit në Shqipëri dhe thirrja e tij për të mos harruar atë
histori të tmershme për shqiptarët. Ai citohet nga mediat vendore ta ketë
arsyetuar vizitën e tij në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër me këto
fjalë:
“Ndodhem këtu për të vizituar një muze
që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë
kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje
dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që
dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur,
por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore
nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse”, duke i bërë thirrje
klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”,
se përkujtimi i viktimave të komunizmit është me rëndësi, për Shqipërinë dhe
për botën:
“Është thelbësore që ta kuptojmë këtë
histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë
bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit
komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë
e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për
të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje,
tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri”, tha ai ndër të
tjera, gjatë vizitës së tij në Shkodër.
Ndërsa klasës politike shqitare të tre
dekadava të kaluara, që sot e kësaj dite refuzon të distancohet dhe,
zyrtarisht, të dënojë krimet e komunizmit enverist, politikani konservator
britanik, Z. Andrew Rosindell, si kundërshtar i komunizmit që deklarohet,
shprehu shqetsimet e tija se si dhe pse “socializmi vazhdon ende të mbizotërojë
në Shqipëri”.
“Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj
komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket
shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji,
socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për
popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike.
Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e
duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket
se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim
politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”, është shprehur
politikani britanik nga Shkodra.
Është absolutisht e pakuptueshme dhe e
papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë
ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për
pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon
krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike
shqiptare vazhdon të hesht. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për
t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të
dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist,
ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato
ish-komuniste të Evropës -- politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë mbetet
e lidhur dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik
anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo
vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!
Nga ekspozita në Washington