| E marte, 04.02.2025, 07:50 PM |
Meti Rexhepi
POETI SEDËRMADH
Pohonte
një Poet sedërmadh:
ç`janë
lulet kundruall vargut tim margaritar
kam
mijëra ngjyra të pazbërthyera
sikurse
të luleve në harlisjet e lira
vetëm
nuk po ua gjeja dot kodet e fshehura
se
do t`i shpërfaqja më të bukura
por
nuk t`i zbuluaka Enigma e Përsosjes së Bukurisë
vendndodhjet
apo vend-ardhjet e mrekullisë
ai
i sedrës të rëndë
vazhdës
së pritje çeljes së Bukurisë
mes
lulnajës së qëndisur
i
rastisi një ditë e zisë
Gjilan, kallnor 2025