Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Hapësira jonë

| E hene, 03.02.2025, 07:49 PM |


Gani S. Pllana

HAPËSIRA JONË

Hapësira etnike e këtij vendi,

E banuar përherë me banorë

Pellazgë-iliro-shqiptarë.

Njohu rrugën e zhvillimit

Historik-ekonomik e shoqëror,

Por... edhe kulturor - politik…

Vazhdimësi e pashkëputur e luftërave,

E kamotshme, nëpër gjenerata.

Thërrmija gurësh plotë dritë

Ecnin me kohën, për te LIRIA!

Ndaluan mbi lulen e shkurtit,

Atje ku çeli atë ditë Pavarësia.

Dhe  s’ndaloi bashkim kombëtar,

U përcollën brez pas brezi,

Nga Preveza në Risan,

Nga Pazari i Ri, te Molla e Kuqe...

Tungjatjeta, i themi hapësirës sonë!

LOKET TONA

Sa të mira, sa bujare,

Ishin të dashura – syzeza,

Zemërbardha, si bora e malit;

Të vyeshme, si bleta,

Krahëhapura-shumë trimëresha.

S’kishin shkollë,

Në ato kohë të liga,

E donin dijen-urrenin shtriga.

Donin Nam’ e Arbëri,

Mbronin pragun e shtëpisë;

Më të forta se guri e stralli,

Të fuqishme si zana mali...