Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Ulërimë

| E premte, 31.01.2025, 07:02 PM |


Neki Lulaj

ULËRIMË

Ulërimë ulërimë

si ujqërit e bjeshkës kur kanë urinë

fyerje sharje asgjë tjetër

zahalli pështjellim gurgule

për një votë varfëri e skamje.

Ju të uriturit për pushtet

luftë për kolltuk ne shtet

gënjeshtra shpifje gjuhë urrejtje

mallkime akuza e shumë çka tjetër

liderët shkojnë e turpi ju mbetët.

E ndërgjegjëja a ju vret ndokund

dikend më pakë e dikend më shumë

ruane vëllazër gjakftohtësin

edhe këtë mirë ta dini

se një e kemi  bashkë Dardaninë.