| E marte, 28.01.2025, 07:52 PM |
BABAI
PA GRUA
(Ngjarja
e vërtetë)
NGA
BAJRAM ÇELIKU – BALI
Një familje e pasur dhe bujare nga Kërçova, mezi e lindi dhe e
rriti një cucë të vetme përmall. Veç sajë: nuk
kishin në as cucë e as djalë. Cuca, me vështirësitë e asaj kohe rritej dalëngadalë sipas ligjeve të Natyrës. E, prindërit ia plotësonin të gjitha kushtet dhe dëshirat asaj
cuce familjare. Nuk kursenin asgjë për të si cucë përmall në familje, qoftë në
veshje apo në ushqime.
U rritë cuca, e i erdhi koha për t’u martuar.
Vinin shkusë nga të katër anët e Kërçovës, por prindërit e sajë përpara se të lidhet
fejesa ua tregonin hujet dhe teket e bijës tyre, kushtin për fejesë. Paralajmërimin,
se: ajo është një vajzë e koceketur* (lazdruar) nga prindërit për së tepërmi, dhe
nëse pranojnë që t’ia plotësojnë kushtet e saja
përtej mundësive familjare, fejesa mund të lidhej pa probleme. Arsyeja, mos t’i
kemi Nesër.
Një ditë, erdhën shkuesit sipas
zakoneve shqiptare: tri veta krahëpërkrahu, dhe thanë, se: një djalosh nga
Cërvica, e pranon kushtin që të fejohet dhe martohet me vajzën me teke të
lazduara përtej kufiri. Pasi të pranishmit i pranuan kushtet, u bu edhe marrëveshja
familjare: cuca me teke dhe e lazdruar u bë nuse në shtëpinë e djaloshit në
Katundin Cërvicë të Xha Derallës. I cili e adhuronte atë vajzë të bukur, duke
ndejtë në fjalën e dhënë besnike, se: do t’ia plotësonte të gjitha dëshirat. Mos
keqkuptohemi si lexuesë besnik të këtij shkrimi publicistik, nuk është personazh shkrimtari Kalosh Çeliku.
Ditën e shtunë, ditë pazari në Kërçovë,
burri pasi vishet mirë e mirë si
shqiptar, para se te dalë nga dera e shtëpisë, ajo ia parashtron dëshirën e
sajë të parë: e porositë burrin që t’i blente një ,,pajkë”, (patë). Burri atë
ditë pazari në Kërçovë, e kërkoi gjithë “Pazarin e Burrave “, edhe “Pazarin e Grave”,
por askund nuk gjeti ,,pajkë” (patë). Dhe, u këthye i dëshpëruar e duarthatë në shtëpi, në Katund.
Nusja pashterkëkuqe me teke e lazdruar
pertejkufuri, kur e shikoi burrin me duar në xhepa pa “pajkë” (patë) nën
sjetulla, u nervozua dhe u shtri në krevat, nuk u çua të fusi asgjë në gojë. Burri
botës, i nervozuar pse nuk mundi t’ia plotësonte dëshirën e sajë tekanjoze, shkoi
nga njëri katund te tjetri katund për të gjetur “pajkë” (patë) ta shpëtojë nga
varri Nusen me pashterkë të kuqe, por pa sukses. Nuk e gjente dot, as një “pajkë”
(patë) në pazar. Përmëkeq, edhe në “Bit-Pazarin” e Shkupit, mes ferexheve.
Erdhi dita e martë, ditë pazari në
Gostivar, dhe shkoi atje për të blerë “pajkë” (patë). Por, edhe atje nuk gjeti “
pajkë” (patë.) Dhe, u këthye duarzbrazur në shtëpi. Nusja me pashterkë të kuqe
dhe franga ari përqafe, e lazdruar e
shtrirë në krevat u bë sikur është edhe më tepër e sëmurë, duke i thënë burrit:
,,Nëse, edhe nesër, nuk ma sjellë “pajkën”
(patën) për darkë, unë do të vdes”.
Po, ku ta gjente burri i botës patën,
që e kërkonte ajo grua teknefese?! Më në
fund, i thotë gruas besnike: kërko diçka
tjetër një dëshirë, dhe unë po ta plotësoj me gjithë zemër. Ajo, e shtrirë në
krevat plumb i përgjigjet: ,,Pajkë” (patë)
dua! Dhe, pikë. Ose, më sjellë “pajkë” (patë), përndryshe shtrihem dhe do të vdes
në krevat.
Burri, përsëri doli edhe disa herë
nëpër rruge e pazar nëpër qytet, por pajkë (patë)
nuk mund të gjente dot në pazar. Dëgjojnë të afërmit, se: nusja ka rënë e
sëmurë në krevat, dhe vijnë ta vizitojnë siç e kanë zakon shqiptarët sipas
traditave brez pas brezi me shekuj në Histori. E, dihet me perime: dhurata, lëngje,
dhe çaj të kulumriave nga “Perroni i Thanes”. Por. Nusja me pashterkë të kuqe, nuk
lëvizë dot nga krevati. “Ishte e vdekur”?!
Fatkeqësua, them Unë si shkrimtar: nuk,
i sollën raki rrushi, ose raki të dëllinjave nga “Përroni i Thanës”, as verë të
bardhë dhe të kuqe. Shkaku, se: Nusja me pashterkë të kuqe me gjithë xhinde pëmbrapa,
nga shtrati do të çoheshte më këmbë. Burri botës, mendohet e mendohet, por
asesi nuk gjen zgjidhje të problemit shqiotar, E. i shkon ndërmend plaku
mjekërbardhë Xha Deralla, dhe niset te ai për ndonjë këshillë profetike-mistike-satirike.
E gjen Xha Derallën para portës të Xha Mazllëmit, si zakonisht këmbë-kryq me kësulë
të bardhë, mbështetur për muri në pusi për frymëzime satiristike për Ditën e
Nesërme: shaka, humor, anekdota dhe satirë. Duke, ia rrëfyer hallin e tij me
gruan besnike tekanjoze – teknefese.
Plaku mjekërbardhë: i mençur, shakaxhi
e dinak satirist, pasi mendohet pak, kurdisë planin sesi: ta frikësojë Nusen
teknefese me pashterkë të kuqe e të lazdruar të çohet nga krevati, ku ishte
shtrirë gjoja për vdekje. E këshillon djaloshin që të shkojë te hoxha i katundit
e të thirri ,,Sall”, kinëse Nusja me pashterkë të kuqe ka ndërruar jetë.
Grupe-grupe, mbëlidhet ,,Xhemati”, dhe Nusen
me pashterkë të kuqe e fusin në ,,tabutin e vdekjes” (Sandëkun me dërrasa) për
ta përcjellur në “Xhehnem:” (Ferr), ose Xhehnet (Parjasë). Burri, para futjes
në varr, e lutë hoxhën e “Allahut”, a mund edhe një herë të përshëndetem me
gruan besnike para se të hyjë në varrë?! Shkaku, se shumë e kam dashur këtë
Nuse me pashterkë të kuqe Xhadi! Hoxha i “Allahut”, i përgjigjet: mundet, merr
”hallallëk” para se ajo të hyjë në varr me gjithë mëkate “Xhehnet” (Parajsë),
ose “Xhehnem” (Ferr).
Burri besnik, i ofrohet te koka dhe i
thotë në vesh: oj budallaqe, zgjohu, se:
po të fusim në varr! Përndryshe, ke me hyrë në varr e gjallë. Nusja pashterkëkuqe
dhe teknefese e përgëdhelur nga sistemi komunist dhe Neokomunsist: i përgjigjet
me fjalët: ,, A, ma solle “pajkën” (patën)? Pa ma sjellë “pajkën” (patën), unë
nuk dal nga ky sandëk.
Burri besnik, edhe një herë kërkon leje
nga hoxha i “Allahut”, dhe xhemati: a, mund edhe një herë t’ia jap lamtumirën e
fundit gruas sime besnike? Po, i përgjigjet hoxha i “”Allahut.” Burri besnik i botës,
i afrohet te veshi, dhe i thotë: janë minutat e fyndit, po hynë e gjallë në
varr. Zgjohu! Jo, pajkë (patë) dua!
Xhemati i mbëledhur e çojnë mbi supe kortezhin
(sëndukun), dhe e dërgojnë te varri i përgatitur për ta varrosur mes varreve.
Burri besnik, shkon edhe një herë me leje të hoxhës për të tretën herë te sandëku i sajë, dhe e lutë që
të zgjohet e të dali nga sandëku i vdekjes! Por, ajo përsëri i thotë: “pajkë”
(patë) dua! A, ma solle “pajkën” (patën)? Aty për e aty, burri ia kthen në vesh
ngadalë brenda sandakut: pasi paske kaq
inatë, kalbu këtu nën dhe! Dhe, u tha varrëtarëve: i hudhni dhe mbi varr!
Edhe unë pa Nanë, por edhe Babai pa
grua...
Grua e koçetur (ledhatuar) teknefese, e
lazdruar përtejkufiri.
E përcolli për publikim, Kalosh Çeliku, shkrimtar.