| E hene, 27.01.2025, 07:54 PM |
Erla
Nga
Edison Ypi
Moderatori
televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mënyra:
Përballë,
si ujku qingjit. Me breshëri pyetjesh dhe kritikash. Pa e lënë të marri frymë.
Mysafiri tmerrohet. Bashkë me zero rezultatin, avullon edhe pritshmëria e
publikut. Ky moderator që çoç i duket vetja, është një i falimentuar, një
dështak, një spurdhjak që s'bën dy lek.
I
qasen mysafirit edhe nga pas. Si çakalli kërrmës. Duke j'u avitur si hije, me
hile, tinëzisht, në stil makivalik. Mysafiri, këtë s'e pret, trembet nga hija
që po e ndjek, çorientohet, nuk kupton çfarë po ndodh. Thotë me vete: Mjerë un'
i ziu, u nisa në kishë, arrita në vorrezë. Mysafiri torollepset. Publiku
mpihet. Bisedën e merr lumi.
Ndodh
që moderatori i del mysafirit edhe anash. Si skilja kotecit të pulave. Me
spond. Me të lujtme syri. Nga loja e pështirë, mysafirit i vjen për të vjellë.
Pulë njëri, skile tjetri, koha mbaroi. Regjia futi publicitet me ca ilaçe që
brenda ditës të kthejnë nga 50 në 20. Turp e shkuar turpit.
Ka
dhe qasje nga lart, moderatori me e shkel mysafirin me këmbë, kur mysafiri
është ndonjë gjynafqar.
Ose
dhe nga poshtë, me ja mundësu mysafirit me të shkel me këmbë me të bo baltë,
kur mysafiri është hajdut ose mafioz, parelli'.
Për
fat, këto më lart nuk janë të vetmet mundësi.
Është
dhe një tjetër. Kur moderatori, pa asnjë paramendim, pa sherr, pa kushte
paraprake, pa hile, mysafirit i rri në krah. E shoqëron. Ecën bashkë me të. Jo
për ta trembur, mposhtur, ndikuar. Për ta bërë të thotë çka për të thënë. Sa më
qartë. Sa më saktë. Sa më barazlarguar nga çdo pol ekonomik, politik etj. Dhe
ja arrin. Si thotë proverbi arab:
Me
urtësi mund ta tërheqësh një deve me një fije peri. Dhunshëm nuk mundesh me e
tërheq një fije peri me një deve.
E
vetmja prej krejtve që e zbaton proverbin me deve dhe fije peri, është një, dhe
tjetër s'ka.
Më
e squta, më e afta, më seriozja, më dinjitozja, më njerzorja, më modestja, më e
përunjura, më e papërtuara, e vetmja dhe e papërsëritëshmja, Erla Mëhilli.
Ca
hiqen për ekonomista, por bëjnë politikë.
Ca
të tjerë mbahen për gazetarë, por bëjnë dallavere.
Ka
që mbahen të ndershëm por vjedhin duke bërë trafik influecash.
Ka
dhe që mbahen për atdhetarë, por janë spiuna të Serbisë dhe Greqisë.
Erla,
jo, Erla s'ka asnjë lidhje me këta. Erla nuk është manipulatore. Erla është
gazetare. Erla bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, punën e vet.
Erla
bën atë që duket më e thjeshta, por është më e vështira. Atë që duket më e
kollajta, por është më e lodhëshmja. Atë që duket më e zakonshmja por është më
mahnitësja.
Të
gjithë shkojnë nga e ndërlikuara tek asgjëja.
Erla
Mëhilli udhëton nga e thjeshta, tek më e dobishmja, më e vlefshmja.
Ata,
sa më tepër flasin, ndërhyjnë, ndërpresin, aq më çorap e bëjnë mysafirin dhe
publikun.
Erla,
pa qënë aspak invadente, sa më shpesh ndërhyn, aq më tepër ndreq, korrekton,
optimizon.
Efekti
korrektues i ndërhyrjeve të shpeshta të Erlës, është tipari më i mrekullueshëm
i Saj. Edhe vetëm për këtë meritë, Erla Mëhilli Parajsën e ka pak.
Erla
ndërhyn. Jo rrallë dhe pak. Shpesh dhe thellë. Por në atë mënyrë që nuk
invadon, nuk shqetson, nuk idhnon askend. Vetëm bukur, me stil, me takt, me të
drejtë, dhe askush nuk ja merr për keq. Nga ndërhyrjet e Erlës askush nuk
mërzitet, askush nuk mrrylet, përkundrazi, e aprovojnë plotësisht.
Të
drunjta, të thata, të gërrditshme, të palezetshme, të pakëndshme, të tjerët nuk
kanë vetëm fjalët, fjalorin, pyetjen, përgjigjen, gjestin, përdredhjet,
marifetet, por gjithçka.
Erla
të drunjë s'ka absolutisht asgjë.
Si
e ka arrit Erla këtë nivel perfeksionizmi profesional në vendin ku gjithçka
është rrenë dhe hajdutllëk, nuk dihet. Pasi mësoi urtësinë, inteligjencën,
stilin, përvojën e divave të giornalizmit të kohëve të shkuara, Erla e
shkartisi atë me energjinë, shpejtësinë, dinamizmin e gazetarisë moderne, është
i vetmi supozim që mund të bëhet.
Pyetja
tjetër Si ja ka arritë Erla të jetë totalisht e vetmjaftueshme sa të mos ndotet
aspak nga llumi masturbativ mediatik që e rrethon ? kjo është një pyetje pluri
milionëshe përgjigjen e të cilës mund ta jepte Janullatusi. Por tani që prifti
vdiq e s'e pyesim dot, kësaj pyetje mund ti japi përgjigje Kryetari i Shtetit
Bektashi, Hirësia e Tij Baba Mondi.
Erla
nuk është alkimiste. Erla nuk e kthen baltën në flori. Por me cilësitë e veta
njerëzore dhe aftësitë profesionale, Erla e papërtuar baltën e kthen në
ergjënd.
Kuçat,
maçat, shqarthat, çakallat, hienat, nëpërkat, ngjalat, gaforret, insektet,
bëjnë mirë ta flejnë menien se me Erlën nuk maten dot.
Zoti
i madh e omnipotent, për të ndrequr diçka në këtë zgëq të humbur të botës, mund
të kishte zgjedhur ndonjë llapaqen nga ata që mburren se kanë vizituar
Manastirin e Maçu Piçu në Peru para Manastirit të Shen Marenës në Mokër. As që
i ra në mënt. Për njeriun e duhur dhe punën e duhur zgjodhi të urtën Erla
Mëhilli.