| E shtune, 25.01.2025, 07:57 PM |
SERBIA DHE SHQIPTARËT
(TRE LIBRA TË AUTORES KROATE PËR GJENOCIDIN SERB
NDAJ SHQIPTARËVE)
‘’Kushtuar
luftës heroike të popullit Shqiptar të Kosovës për çlirimin nga okupimi serb,
dhe viktimave të rëna në luftën njëqintvjeçare’’
Nga
Adil FETAHU
Sqarimi
për këtë recension: Historianja kroate, Lubica Shtefan, ishte një
aktiviste e njohur ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut. Ishte profesoreshë e sllavistikës në Universitetin e
Beogradit, deri në vitin 1992. Thotë se një kohë ka punuar si profesoreshë e
sllavistikës edhe në Kosovës, por nuk e precizon kohën. Sa ka punuar në
Beograd, ka hulumtuar e mbledhur të dhëna në arkiva e biblioteka të ndryshme,
prej asaj të AShAS, Ministrisë së Punëve të jashtme dhe asaj të brendshme, etj.
Në saje të lidhjeve që kishte me shtëpitë botuese jashtë Serbisë, punimet e saj
janë botuar pa emrin e autores, ose me ndonjë emër tjetër, për shkak të
sigurisë së saj. Kështu, pa emër të
autores, Biblioteka Popullore dhe Universitare e Lubjanës i ka botuar dy librat
e para të autores Lubica Shtefan, në kuadër të ‘’Çasopis za kritiko znanosti’’
(Revistë për kritikë shkencore). Libri i parë mbanë titullin: ‘’SRBIJA I
ALBANCI – Pregled politike Srbije prema Albancima od 1878.do 1914.godine’’,
ndërsa libri i dytë ‘’SRBIJA I ALBANCI – Pregled politike Srbije prema
Albancima od 1913. do 1945.godine’’. Libri i tretë: ‘’SRBIJA I ALBANCI –
Pregled politike Srbije prema Albancima od 1878. do 1989.godine’’. Libri i
tretë është më voluminoz, mbi 500 faqe, dhe është me emrin e autores, pasi
është botuar pasiqë autorja ka ikur nga Beogradi (1992), ku ka lënë banesën e
vet me gjithçka që ka pasur, kurse në Zagreb ka jetuar dhe ka vdekur në
Shtëpinë e pleqve! Në këtë libër përmblidhet
tërë periudha e krimeve dhe gjenocidit serb kundër Shqiptarëve, prej vitit
1878, deri në vitin 1989. Të tre librat (trilogji) përmbajnë shkrime të
gazetave dhe dokumente autentike serbe (ose ndërkombëtare) për ngjarjet e
përshkruara.
Reçensioni
i dhënë këtu, i dr.Ivica Trijardoviq, është për librin e tretë.
***
‘’Për
Shqipërinë dhe Shqiptarët kam ditur diçka, ngase kam pasur rastin të hy në
Shqipëri në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa për Kosovën nuk kam ditur asgjë në
fillim të viteve të tetëdhjeta. Në Bruksel (Belgjikë) jemi ndalur me autobus para një muri në të cilin ishte mbishkrimi në
gjuhën shqipe: ‘’Vdekje Jugosllavisë’’!
Të
gjithë ne udhëtarët, të edukuar në komunizëm, nuk mund të kuptonim përse dikush
në vitin 1981 t’ia dëshironte vdekjen Jugosllavisë, ndonëse si të ri që ishim,
kishim parandjenja se nuk ishte bash ashtu sikur na e paraqitnin. Për të gjithë
ata që nuk kishin informacione të vërteta, Shqiptarët e Kosovës ishin ‘’Siptari,’’
terrorista (ashtu i quanin), kurse për mua ishin ëmbëltorë të cilët bënin
akullore dhe kremëra tjera të shijshme.
Kur
isha në shërbim ushtarak e kuptova se ekziston problemi midis Shqiptarëve e Serbëve,
por as atëherë nuk e kam ditur se çfarë problemi ishte, ngase Shqiptarët ishin
shumë të përmbajtur (edhe) ndaj Kroatëve. Tek në funt të tetëdhjetave fillova t’i
kuptoj marrëdhëniet serbo-shqiptare, të cilat kanë disa ngjajshmëri me
marrëdhëniet serbo-kroate.
Libri
‘Serbia dhe Shqiptarët’, i autores
Lubica Shtefan, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe historiane kroate, e
cila ka shkruar dhjetra libra në të cilat merret kryesisht me gjenezën e idesë
serbomadhe, paraqet dokument historik ‘’Pasqyrë e politikës së Serbisë ndaj
Shqiptarëve, prej vitit 1878 deri më 1989’’.
Është
me rëndësi të theksohet, se të gjitha burimet në të cilat mbështetet ky libër,
janë burime serbe. Prandaj, përmbajtja e librit nuk është as kundërserbe
(kroate, shqiptare, boshnjake, maqedone, malazeze, sllovene, bullgare, hungareze,
rumune, gjermane, austriake etj), veçse serbe.
Para
njëqint vjetëve vetëm një numër i vogël i intelektualëve serbë e kanë kuptuar
se pasojat e nacizmit serb (serbomadh) do të jenë fatale për të ardhmen e
Serbisë. Sot e dijmë se armiqtë më të mëdhenj të serbëve nuk janë popujt me të
cilët kufizohen ose jetojnë bashkë, as bashkësia ndërkombëtare, veçse
ekskluzivisht nacizmi serb (i dokumentuar qartë në literaturën historike), i
cili me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe i ka shkaktuar izolimin dhe
vetëshkatërrimin.
Por,
kjo vetëvrasje kolektive e një populli është kërcënim edhe për të gjithë joserbët të cilët jetojnë
brenda ose kufizohen me Serbët. Kështu, më se 150 vjet, për shkak të politikës
serbomadhe, Serbët kanë dëshmuar se nuk mund të jetojnë me popujt e tjerë,
sepse gjithmonë e kanë për qëllim t’i serbizojnë, t’i dëbojnë ose t’i zhdukin
joserbët. Nga përvoja kroate me serbët e dijmë mirë këtë; gjithashtu edhe nga
përvoja boshnjake, veçmas në Bosnjen e viteve të nëntëdhjeta dhe pas botimit të
këtij libri - edhe nga përvoja shqiptare.
Për
ta kuptuar përmbajtjen e librit dhe dallimin midis Serbëve e Shqiptarëve, duhet
të citojmë vet serbët, të cilët thonë: ‘’Derisa kryengritësit shqiptarë kur
i zënin rob ushtarët dhe oficerët serbë vetëm i çarmatosnin dhe i lironin,
ndërkaq serbët nuk i kursenin as fëmijët, as gratë as të sëmurët’’
Bëhet
fjalë për gjenocidin mbi Shqiptarët, të cilin politika serbomadhe e ka zbatuar
prej gjysmës së dytë të shekullit 19, deri në fillim të shekullit 21. Në
mësymjet e tyre plaçkitëse dhe në ekspeditat ndëshkuese, serbët i vrisnin shqiptarët, siç përmendet në
shumë vende të librit.
Derisa
Serbët dhe Shqiptarët kishin një harmoni mes vete në kohën e Turqisë, pas
tërheqjes së plotë të Turqisë nga territoret osmane, Serbët në të njëjtën
mënyrë sikur Turqit i dëbonin edhe Shqiptarët. Përnjëherë, të gjithë popujt me
të cilët kishin jetuar bashkë nën Turqinë, u bënë armiq (të serbëve), dhe të
gjithë ata u zunë në befasi me ndryshimin aq të shpejtë të sjelljes së serbëve
dhe ishin të pa përgatitur t’iu
kundërvihen.
Qëllimi
kryesor i borgjezisë serbe ishte dalja në bregdet. Mënyra më e shpejtë e daljes
në bregdet përmes Shqipërisë dhe që të mos kishte konflikte me Shqiptarët
‘arsyetohej’ se serbët po shkojnë atje për t’i ndjekur Turqit, kështu që
Shqiptarët lejuan kalimin. Por, këtë naivitet të shqiptarëve, serbët e
shfrytëzuan dhe kështu nisën gjenocidin njëqintvjeçar kundër Shqiptarëve.
Serbia
e nisi dëbimin e Shqiptarëve nga rrethi i Nishit qysh në vitin 1877, e ndoshta
edhe më herët. Verzioni zyrtar serb për shpërnguljen e shqiptarëve ishte se
gjoja për shkak të krimeve që kishin bërë kundër serbëve në kohën e regjimit
turk, ata vet po iknin dhe gjatë ikjes po i digjnin e shkretëronin shtëpitë dhe
fshatrat e veta nëpër të cilat kalonin. Përralla të tilla kemi dëgjuar në
mënyrë të vazhdueshme prej shekullit 19, që të gjitha krimet ua përshkruajnë të
tjerëve, e jo Serbëve.
Sikur
edhe në vitin 1877, ashtu edhe në vitin 1912, Serbët u premtonin Shqiptarëve
paqe e prosperitet, i mashtronin e pastaj i vrisnin.
Një
vit pas daljes në bregdet, Serbët u detyruan të tërhiqen nga Shqipëria, në bazë
të presionit ndërkombëtar. Fuqitë e mëdha, përpos Rusisë, i detyruan Serbët të
tërhiqen, dhe pas pak kohe Shqipëria shpalli pavarësinë, u bë principatë, por
pa Kosovën që i mbeti Serbisë.
Për
ta kuptuar lidhjen midis Serbisë e Rusisë, duhet të përmendim se të gjitha luftërat
kundër Turqisë në vitet 1875,1878 e 1885 etj, Serbët i kanë zhvilluar sipas
urdhërit të Rusisë. Në të gjitha luftërat janë dalluar klerikët pravosllavë.
Qysh në vitin 1912 serbët deklaronin në gazeta ndërkombëtare për Serbinë e
Madhe, kurse Kisha Ortodokse Serbe, në bashkëpunim me shtypin shtetëror në
kontinuitet përhapte urrejtjen kundër Shqiptarëve.
Është
interesant të përmendim se në kohën e sundimit turk, Kisha Ortodokse Serbe
mblidhte tatimin nga serbët me ndihmën e turqve, ndërsa për shkëmbim dërgonte
serbë në ushtrinë turke. Vetë serbët thoshin se kisha serbe përhapet në hap me
ushtrinë turke e cila pushton rajone të reja, në të cilat serbët marrin pjesë
si ushtarë, e pastaj si kolonistë.
Lexuesi
mund ta shtrojë pyetjen: cila është e vërteta e cila është gënjeshtra në
raportet serbo-turke të asaj kohe? Në librin e historisë për klerikët e
ardhshëm qëndron ky tekst: ‘’Në interes të fesë pravosllave është që njerëzit
t’i mbytë, t’ua presë gjuhën, t’i dëbojë nga trojet e tyre dhe t’i çrrënjosë’’.
Siç shkruan në libër, shihet se ‘’Ndjenjen e dashurisë për njeriun, serbët
pravosllavë e kanë zhvilluar deri në kulminacion’’! Për ta, Shqiptarët nuk janë
njerëz, por gjysmënjerëz (ashtu thoshte serbi kryetar i Qeverisë së parë të
Mbretërisë SKS).
Është
interesant të bëjmë krahasimin e tatimit turk me atë serb. Nën pushtetin turk,
serbët u kanë dhënë turqve 10% të të
hyrave, ndërsa nën pushtetin e Serbisë, Shqiptarët janë detyruar t’u japin
serbëve gjysmën e të gjitha të hyrave. Nga gjithë ajo që dijmë, Shqiptarët e
kishin më mirë nën pushtetin turk, sesa nën atë serb, ndonëse Shqiptarët kanë
luftuar kundër turqve.
Si
edhe Kroatëve dhe të tjerëve, doktrina shkencore serbe ua mohon Shqiptarëve
kombësinë, kulturën, territorin, etj, ashtu që edhe për Skenderbeun e famshëm të
shekullit pesëmbëdhjetë thonë se nuk ishte Shqiptar.
Shtypi
i jashtëm kohë-pas-kohe lajmëronte për veprimet e bishave serbe, por politika
zyrtare e Serbisë gjithnjë i mohonte krimet. Është me rëndësi të dihet përse
populli serb nuk ishte fajtor për krimet e shumta të politikës serbomadhe.
Sipas regjistrimit të vitit 1900, në Serbi 4/5 e popullsisë ishin analfabetë, e
me popullatën e paarsimuar është lehtë
të manipulohet.
Në
krahasim me shtetet e tjera, Serbia në shekullin 20, proporcionalisht ka pasur
numrin më të madh të ushtarëve dhe eprorëve, ndërsa më së paku mjekë. Dy të
tretat e buxhetit të shtetit shkonin për ushtrinë, ndonëse ushtari i rëndomt
serb, për shkak të korrupsionit, më shumë kohë ishte i uritur sesa i ngimë.
As
në Mbretërinë e Jugosllavisë Shqiptarët nuk ishin më mirë. I vritnin, ua
merrnin tokat, i detyronin të asimiloheshin ose të shpërnguleshin. Nuk ka pasur
të ndalur përzierja edhe në punët e brendshme të Shqipërisë (oficerë dhe
mercenarë serbë e rusë vepronin e kontrollonin në Shqipëri) tërë kohën, derisa
Italia shfaqi interesimin për të.
Sikur
për Kroatët, as për Shqiptarët Lidhja e Kombeve (OKB e tashme) nuk shfaqi
ndonjë interesim serioz. Sikur të mos e kishin vrarë si bishat në vitin 1931,
me urdhërin e mbretit serb, njenin nga
themeluesit e albanistikës në botë, do të ishte shumë i dobishëm në luftën për
pavarësinë e Shqiptarëve. Fjala është për Millan Shuflajn.
Studentët
serbë po thonë se ‘’Serbët kanë bërë serbizimin e dhunshëm të popujve joserbë
me metodat më barbare, çfarë nuk janë zbatuar as në kohën e sundimit feudal
turk’’, ndërsa ne do shtonim se sot veprojnë njësoj përmes mediave.
Shqiptarët
kanë luftuar sa kanë mundur, pa përkrahjen ndërkombëtare; janë shquar shumë
trima, si Bajram Curri. Në libër përmendet se janë masakruar 150.000 shqiptarë
pas Luftërave Ballkanike (diku jepet shifra 120.000). Po 700.000 Shqiptarë
ishin pa kurrëfarë të drejtash. Prandaj, nuk është çudi që shkatërrimin e
Mbretërisë së Jugosllavisë Shqiptarët e Kosovës e konsideruan si çlirim
(gjithashtu si Kroatët). Mandej erdhën Italianët, ndërsa më pas, në
Jugosllavinë komuniste Shqiptarët vuajtën sikur Kroatët gjatë dy luftërave
botërore.
Do
mund të thuheshin edhe shumë gjëra tjera, veçse shkurtimisht: për politikën
serbomadhe Shqiptarët gjithnjë ishin gjysmënjerëz, prandaj nuk ishte mëkat as
krim të vritet Shqiptari. Edhepse shumica e shteteve të botës e kanë njohur
Kosovën e pavarur, akoma ka shtete për
të cilat Shqiptarët janë gjysmënjerëz!
Dhe
të përfundojmë: atëherë kur kryetari i Serbisë të vjen në Prishtinë, të përulet
e t’i kërkoj falje popullit Shqiptar, do të krijoheshin kushtet që pas 150
vjetëve të shtypjes serbe mbi popullin e vetëm në Juglindje të Europës i cili i
ka rrënjët nga Ilirët e lashtë (e që si popull i civilizuar nuk i kërkon të
drejtat e veta historike), tek atëherë marrëdhëniet shqiptaro-serbe mund të
nisin të përmirësohen. Them ‘’mund’’, sepse diplomacisë serbomadhe nuk mund t’i
besohet. Dhe si gjest të mirë, Shqiptarët do të mund t’i ngritnin një
përmendore ndonjë serbi i cili është dëshmuar si luftëtar i njëmendët i të
drejtave të Shqiptarëve (psh.Dimitrije Tucoviqit, v.j.). Nëse nuk vjen deri te respektimi reciprok, për nja
pesëdhjetë vjet shqiponja e zezë dykrenare do të fluturojë mbi Serbinë’’!
Dr.Ivica
Tijardoviq
Shënim:
Autori i recensionit (Dr.Ivica Tijardoviq) është ekspert i detarisë,
shkencëtar e publicist kroat. Reçensioni është botuar në ‘’maxportal’’ më 30
janar 2022.Sqarimi dhe përkthimi është imi (A.F.)