| E diele, 26.01.2025, 07:05 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Sekreti
i hithit
Një
fshatar punëtor i mbarë,
Nuk
e kishte lopën me barrë,
Merr
rrugë në fshatin tjetër,
Për
ta gjetur bikun mjeshtër.
Gjatë
rrugës sheh një plakë,
Tek
punonte me fort merak.
–
Punë të mbarë, moj Loke,
Ku
e ka shtëpinë lala Çoke?
I
thot plaka me zërin e urtë,
Matanë
bregut tek ajo skutë.
Fshatari
shkoi t’kërkoj nder,
Por,
lalë Çoke ia priti prerë:
–
Bikun nuk e kam tip-top,
Sot
ka pasur një tjetër lopë.
Pas
dy ditësh hajde përsëri,
Ndoshta
atëherë je nafakli!
Kthehet
fshatari pa dëshirë
Plaka
e pyeti: – Çka ke bir?
–
Biku i Çokes s’kish’ takat,
Dhe
më tha të pres më gjatë.
Plaka
e këshillon me përvojë:
–
Merr ca hitha le t’i provojë.
Kur
ia fërkoni, topet bikut,
E
bënë punën e automatikut!
Kthen
fshatari kërkon qare,
Po,
lalë Çoke s’ ja var fare:
–
Të thash biku s’është mirë,
Është
i lodhur, rri veç shtrirë.
–
Prit, mor Çoke, mos u ngut,
Kam
këshilla nga plakë e urtë.
Një
gusht hithra, bëjnë çudira,
Kthehet
biku për punë të mira!
Me
tu kthyer e gjen në bahçe,
E
uron plakën e puth në faqe!
–Me
ty e dashur jemi me fat,
Paçi
shëndet e jetë të gjatë!
Një
porosi, loke, mos harro,
Këshillën
grave, mos u trego!
Se
për ndryshe, bëhemi horë,
Veç
me hithra, rrinë në dorë!
(Karikatura marrë nga
interneti)