| E shtune, 25.01.2025, 07:50 PM |
Gani S. Pllana
NËNË
PËRMBI DHE...
1.
Prindër
të dashur,
Ju
shkruaj nga kurbeti,
Dy
muaj kanë kaluar
Prej
çastit të fundit,
Jem
për tej detit.
Ju
thash lamtumirë
Në
Kosovën e dëlirë!
Këtu
lotojnë sytë ,
Era
si terë dot,
E
rëndë kjo mynxyrë,
Malli
të djeg zjarr,
Rënkon
shpresë e vrarë.
Çdo
gjë për mua
Është
e mbërthyer,
Qan
syri im
Në
pasqyrën e thyer.
Ky
qiell i errët,
pa
yje e hënë,
Që
mbulon fushën,
Shpirtin ma ka zënë.
Nuk
bëj dot as gjumë,
Ëndrra,
për çdo natë,
Sytë
më shikojnë:
Babë,
nënë,motër, vëlla.
Nga
këtu, ikin dhe zogjtë ,
S’u
dëgjojmë as cicërimat,
Neveri, kujë e hata!
Mbi kasollen tonë
Shqiponjat
bëjnë fole,
Zgjuar
qëndrojnë ëndrrat,
Bëjnë
që unë të mos fle.
Përqafoj
Kosovën
Nënë,
përmbi dhe!...
2.
‘’Këtu
më duket
E
pamundur jeta.
Në
këtë vend, thonë,
S’banon
as e vërteta!’’
Por
gjëmën time
Askush
s’e dëgjon.
Me
mall kujtimesh,
Që
nga fëmijëria,
Kujtoj
atë vend.
Thirra
emrin nënë,
Dritë
malli ëndrrat,
Vallëzojnë
me hënën.
Kujtoj
ato fusha,
Ku
kalova djalërinë,
Kujtoj
atë lumë,
Pranë
shtëpisë sime.
Ku
laheshim me shokë,
Që
të gjithë tok,
Për
çdo verë,fërfërime,
Luanim
edhe me top.
Kujtoj
unë mësuesen Dritë,
Që
duar hapur na priste,
Mbaj
mend dhe festimet
Me
gëzime fanfare.
Kujtoj
dhe shoqen Ilire,
Atë
shkollare të bankës sime,
Që
mbeti vetëm,
E
mekur në kujtime.
Në
mllef numëroj yjet,
Më
dalin me mijëra.
Nuk
di...
A
jam në ëndërr a zhgjëndërr,
Në
dritë a në errësirë?!
Në
dritare të dhomës
Shpesh
me del shtëpia,
Kosova
e dashur
Dhe
fëmijëria...
Të
shoh në ëndërr
Shumë
shpesh, oj nënë!
Më
kujtohesh ti, o babë,
Kur
me the “rruga e mbarë”!
E
thithje cigaren më fort se kurrë.
Pa
hënë ishte nata,
Kur
të lash në errësirë,
Të
vetëm, qullë nga djersët,
Si
cung oxhaku,
Të
humbur,të ngrirë.
U
shtanga nga marazi,
U
bëra shkëmb e gurë,
Për
ty-fytyrë nurë!