| E shtune, 25.01.2025, 07:49 PM |
Pergatiti Fritz RADOVANI:
AT GJERGJ
FISHTA O.F.M.
1941
SHQYPNIS.
1.
T’ falem , Shqypni, ti i
shpirtit t’em dishiri!
I
lum njimend jam un n’ gji t’ and tue rrnue,
Tue
gzue t’ pamt t’ and, tue t’ hjekë atë ajr t’ kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.
2.
Kjé i Lumi vetë, qi mue m’
dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t’ande t’ kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t’ blerta me shikjue,
Ku Shqypja e Burrit s’ dron se i qaset niri.
3.
Ktu trima léjn gjithmonë,
pse ti jé nana
E armvet n’ zâ, qi shndrisin duerët e t’ lumit,
Kah des per ty i rrebtë e trim si Zana.
4.
Eden n’ Balkan ti jé; ti
prej t’ Amshu’mit
N’ Balkan jé shkrue Mbretneshë mbi fiset t’ tana:
Hyp fronin, pra, e sundo, Shqypni, m’ t’ liru’mit.
___________________________________________________________________________
Komeent At
Viktor Volaj O.F.M.:
1. ti i shpirtit
t’em dishiri!: Dishir me të vertetë i shpirtit të Poetit, i cilli i kushton
jeten deri në ditë të vdekjes idealit kombtar. Vështirë se mund të na permendë
historija e leteraturës botnore ndonji emen
qi t’ia ketë kushtue krejt veprimin e vet letrar perlimit t’idesë kombtare si
Fishta. Frymzue prej këtij ideali, Zana e tij këndon trimninë, besen, burrninë
e nderen shqyptare me Lahutë; frushkulloi me fishkull djegëse veset e
kombit e të Shtetit parasit me satirë; zgjoi, trandi, ngjalli me lirikë e
melodrame atdhetare ndiesinë kombtare. – Tue hjekë..., tue thithë ajrin....
2.Leka
i Madhi: Leka i Madh (356-323 para Krishtit). Mbret i Maqedonisë, i biri i
Filipit Maqedonas, i cili shtroi Gadishullin e Ballkanit, Azinë e Vogel,
Afriken Veriore e u shty ngadhnjyes deri në Hindi. Maqedonasit kjenë nji
vllazni me Ilirë e Epirotas. Dihet me siguri se ata flitshin nji gjuhë krejt ndryshej
prej greqishtes. Skanderbegu i biri, perdorë për trashigimtar gjaku e
trimnije.
3
dergoi ksi hiri, nji dhanti këso dore, nji nderë kaq të madhe, - me u perftue:
me u xanë, me lindë.
Malet
e hjedhta e t’blerta: qi ngrihen madhnueshem, e të veshuna me landë e blerime.
-
Ku Shqypja e Burrit: Shqypja, - personifikimi i Lirisë – e Burrit, e Pirros,
mbretit t’Epiriotvet, nji fisi me Ilirët, ndej e lirë, megjthse e strukun nder
male, edhe gjatë shekujve të robnisë; qaset – afrohet, nuk ka frigë se i qaset njeri
(niri).
4
qi shndrisin duerët e t’lumit; qi flakrojnë në dorë të luftarit shqyptar të
lumnueshem. – i rrebtë, pa iu tutë syni përballë anmikut, i vendosun, trim me
zemer të fortë.
Eden
n’Ballkan: antonomazi, Parriz toke, vendi ma i bukri ne Ballkan. – Hyp fronin,
hyp në fron!
- m’t’ liru’mit: - mbi bijt tu të liruem
prej robnijet.
Shenim nga Fritz RADOVANI:
Asht nder poezitë ma të
bukra të At Gjergj FISHTES.
Lexuesit mund të drejtojnë
një pyetje:
- Deri kur nuk do të studjohet At Gjergj Fishta në shkollat
Shqiptare?
Melbourne, 25 Janar 2025.