| E premte, 24.01.2025, 07:24 PM |
Atdhe Geci
LUFTËTAR
ROZAFI
Gjatë
jam konsultuar me veten
tëra
hallet bluar i kam në kokë
një
shtëpi shteti ma premtoi, se
atë
që e kisha serbët ma dogjën
Asnjë
turp unë s´e ha me bukë
bëra
atë që më kërkonte atdheu
u
plagosa dy herë nëpër beteja
dhe
tani jam një gjysmë i rënë
Nderi
im bukën s´e ha me turp
lirinë
s´e kam menduar kështu
gruaja
ime provoi të gjejë punë
por
i vunë kusht, test në krevat
Atë çast
i tërë qielli
më zuri
desha
ti vras ose t´ua vë flakën
por
amaneti i babës nuk më la;
biri
im, ti s´ke plumb për vëlla!...
Atdhe Geci - Prishtinë, 2007 – poezi nga "Kanuni poetik"