Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Kosova legjendë e vertetë

| E enjte, 23.01.2025, 07:49 PM |


Milazim Zeqiraj

Kosova legjendë e vertetë

Kosova nuk është vetëm vend,

por është një frymë patriotike,

që kujtimin e mbanë gjallë për të gjithë.

Emër i madh në botë,

që tingllon legjendë dhe vertetë.

Jeton në ne,

në mes kujtimit e legjëndës.

Kafshatë që nuk kapërdihet kurrë.

Dikur Pellazgji, Dardani, e Iliri

Sot Kosovë e nga inati Kosovo.

Dikur Dardani në Gadishull Ilirik

Sot Kosovë në Gadishulli Ballkanik.

Emër më tri zanore e tri bashkëtigllorë

Në zemër të mbajmë më flamur kuq e zi,

Në kokë më plisin e bardhë,

që fuqishëm Kosovë shqiptare tingllon.

Kosovë vend i rezistencave e luftave,

Dëshmi e dhimbjës dhe simbol trimërie.

Më heroizëm u ngritëm për lirin

Ti gjithmonë flamur lirie në shqiptari.

2.

Vend i trimave për liri, e varr për armikun.

Vend i kullave të djegura, e këngëve kreshnike.

Vend i luftave e betejave të mëdha në histori

nga e vërteta dëri në legjendë.

Si një Diell i pa ndarë po qëndron në qiell,

Armiq të ndryshem të ranë trup e terthorë.

U munduan të pushtojnë e sundojnë,

por nuk arritën kurrë.

Një ditë u zhduken për mos u pa kurrë.

Ti jë një Nënë e madhe,

që ruan kujtime trimërie.

Më këmbë në gurë e kokë në qiell,

Kosovë ti nuk vdes kurrë.

8/2000