Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikolin Sh. Lëmezhi: A thue duhet shufër…?

| E enjte, 23.01.2025, 07:49 PM |


Nikolin Sh. Lëmezhi

A thue duhet shufër…?

Në derë të shejtnores,

gdhendë kjartë e bukur,

një thupër.

Në oxhak të kështênit,

me kujdes e ruejtun,

një thupër.

Në dorë të bariut,

vringllon kaq bukur,

një thupër.

Në prroska t’Shqipnisë,

n’mes murrizash e lumtun,

rritet një thupër.

Ndërgjegjja dhe shpirti,

sod larg janë tretë,

mâ thupër s’ka mbetë!

Se bota harrue ka,

qi shumë dashni

ka mbrena n’thupër…

Modernizim,

shoqnue me çmenduni…

A thue duhet shufër…?

Si ka ba Krishti n’Tempull

disa e kanë hak

me i zhdapë n’dajak.

Eh, siç thotë fjala e urtë,

po flas unë prep:

“Dajak ktij populli nuk ka kush i nep!”.

Nikolin Sh. Lëmezhi

Shkodër, më 22. 01. 2025