Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Ndjenjë ngazëllimi

| E diele, 19.01.2025, 07:42 PM |


Blerim Rrecaj

Ndjenjë ngazëllimi

Isha duke ecur

Nën vallëzimin

E fluskave të borës

Sot kur dy javë

Mbushi 2025-ta

Nga ca fëmijë

M'u dhurua një çantë

Ishte çantë antibërthamore

Mora një porosi nga ta

U luta për paqen e botës

Për rimëkëmbjen e saj

Se ajo do rindërtohet

Assesi të shkatërrohet

Një degë shelgjevaji më ngeli në dorë

Nga rruga u ngjita

Në një pjerrinë trotuari

Kalova kah turma e veturave të fikura

Pas tyre me duar

Si të hiqja nga fytyra

Fijet e flokëve të gjata që më binin mbi sy

Tërhoqa degët e verdheme e të arta

Të shelgjes vajtuese përkëdhelur nga era

Që rrinte mes veturave e këtij lokali

Me kënde lojërash përmbenda tij

Një degë e shelgjes padashur më mbet në dorë

Dhe sekush u çudit me mua

Derisa kaloja me këtë thupër kaq jolënduese

Që m'u bë bashkudhëtare

Në kokën e së cilës rrinin

Dy gjethe paksa të përdredhura e të venitura