Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Shndërrim me zë

| E shtune, 18.01.2025, 06:58 PM |


Atdhe Geci

SHNDËRRIM ME ZË

Ndodhë që djepi disa popujve të lëkundet

nga lëndimet e luftërave  dhe  të betejave

historia për të djeshme mund të pendohet

për disa gjëra    mund  të ishin ndryshe

Jeta e popullit tim  është tejet e plagosur

kemi humbje në konferenca të dëmshme

ne të gjithë jemi lindur  ta  jetojmë jetën

ndaj e ndaj pasionin me gjithë atdhetarët

Kam ende frymë për ta kënduar kohën

dhe kam motive që kurrë s´përfundojnë

në një jetë kaq të rëndë  dhe komplekse

ka gjëra që pa përballje  nuk plazmojnë

Me vuajtje e dhimbje herët jam martuar

një çast i bukur i  jep shëndet dashurisë

letra e bardhë  mbetet  sheshi i betejave

aty unë e vej lapsin  për të tëra dashurit

Nuk e nënvlerësoj lirinë që dje e fituam

atdheu nuk plazmon pa të gjitha kohërat

diellin që duhet ta naltojmë për atdhe, e

do një shndërrim me zë nga vet populli!...

Atdhe Geci - Dortmund, 17. 01. 2025