Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik

| E premte, 17.01.2025, 07:56 PM |


Lumi i kohës merr me vete gjithçka të vdekatarëve, për ta tretur dikur në harresën eterna?e të saj. Historia krijon format e ndryshme të organizimit të jetës njerëzore dhe më pas, dikur, i zhbën ato. Përfshi megastrukturat: perandoritë dhe qytetërimet.

E ai? Ai mbetet mbetet gjithmonë, si një shembull unik se si duhet vepruar kur dikush vjen dhe ta shkelë me përdhunë atdheun.

Një shembull për krejt ata që besojnë se njeriu definohet duke pasur një atdhe dhe duke qenë i lirë në të.