Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Në 557 - vjetorin e kalimit në amshim të Kryezotit tonë...

| E premte, 17.01.2025, 07:54 PM |


Ndue Ukaj:

Në 557 - vjetorin e kalimit në amshim të Kryezotit tonë, përmallohem fort për lidhjen kaq të fortë e kaq të përzemërt të Ibrahim Rugovës me idealet kastriotiane.

Në historinë tonë kombëtare, Rugova mbetet trashëgimtari më besnik i idealeve kastriotiane, i cili i jetësoi ato, duke krijuar një prej ngjarjeve më madhore e më pozitive në historinë kombëtare.

Kjo fotografi kaq fisnike e kaq domethënëse, e përuljes së Rugovës para Kryezotit tonë, me përvujtri, flet shumë dhe përçon një mesazh kuptimplotë - për sot dhe për nesër - sidomos udhëzon si të dalim prej shtërngatash politike, siç është kjo e sotmja në Kosovë, që tenton t'i nxjerrë shqiptarët prej perëndimit.