Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Shqipëria

| E enjte, 16.01.2025, 07:14 PM |


Ndue Dedaj

SHQIPËRIA

Ti je emër në shumës

dhe kur shqiptohesh në njëjës,

gjithmonë e jetës në vetën e parë,

ti je unë…

Mijëra vjet e lashtë, mijëra vjet e re

e patjetërsueshme si agu i detit

e naltsueme si liria me flatra ajri

e përveçme si dashuria që s’men.

Ti lind në të gjitha foshnjat,

s’ke kufij që zgjatën në natyrë,

kufijtë e tu rrjedhin në deje...

Përtej teje s’ka.