| E marte, 14.01.2025, 07:52 PM |
Milionat e partive, 'rrush e kumbulla' në fushatë!
Çështja e auditimit të financimit të partive
politike mbetet njëra nga problemet më delikate përgjatë këtyre viteve të
fundit. E gjithë kjo po ndodh shkaku i mbajtjes peng, i fshehjes dhe abuzimit
nga mafio-oligarkët partiakë të aspekteve financiare të subjekteve politike.
Shkruan:
Florim Zeqa
Fshehja e burimeve
financiare të partive politike
Shpërdorimet
më perfide të parasë publike kanë ndodhur në vazhdimësi pas 17 shkurtit 2008 e
këndej, nga zgjedhjet në zgjedhje nga mafiozët partiakë për blerjen e votave
nga qytetarët e varfër e të nëpërkëmbur të këtij vendi.
Fshehja
e burimeve financiare të partive të mëdha politike, qofshin ato në pushtet apo
opozitë, është bërë me qëllim të mbulimit të gjurmëve të burimeve të pista të
financimit nga bizneset e inkriminuara, për të zhvatur fondet publike në blerjen
industriale dhe kriminale të votave.
Vjedhja
kriminale e votave askund në botë, përpos në Kosovë, nuk ndodh, që në pika të
caktuara të votimit, përqindja e votimit të kalojë mbi 100 %, (deri mbi 125 %),
gjegjësisht e fryrjes së listave të votimit, gjegjësisht e rritjes së numrit të
votuesve siq ka ndodhur në këto zgjedhje, ku nga 1 milion e 600 mijë banorë na
dolën të jenë mbi 2 milion votues!
Ndërsa
në anën tjetër, dalja e qytetarëve në zgjedhje do të mbetet në kuotat e 40
%-shit. "Ky fakt i vjedhjes përmes blerjes kriminale të votave nga
qytetarët e varfër ishte vërtetuar edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë të
dy-tre palë zgjedhjeve të fundit nacionale.
Bllokimi i qëllimshëm i
auditimit
Për
këto dhe arsye të tjera u mbuluan abuzimet financiare të partive politike për
disa vjet rresht duke i lënë ato pa auditime. Bllokimi i qëllimshëm i
auditimit, në radhë të parë ndodhi nga mafiozët e Kuvendit dhe bosët e partive
të mëdha në pushtet dhe në opozitë, për të sunduar me pushtetin, me votën e
vjedhur dhe të kontrabanduar të qytetarëve të vendit.
Me
një zonë zgjedhore, siq e ka Kosova, gjithmonë zgjedhjet do të jenë të
manipuluara dhe do të ketë vjedhje industriale të votave siq ka ndodhur në
vijimësi, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën.
T'i
besosh një politikani kur ai premton është e njëjtë sikur t'i besosh një
prostitute kur ajo thotë se është e virgjër!
Florim Zeqa, 13 Janar 2025