Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Përplasje me vargun

| E marte, 14.01.2025, 06:57 PM |


Tahir Bezhani:

NATË E BEZDISHME

Natë e vonë, pa hënë

Hap dritaren e dhomës rrëmbimthi

Rrok gjithandej  hapësirën

Do ndrydhje si ethe  të nxehta

Lëvizin poreve të trupit

Instinktivisht tymosi një cigare

Thithi nikotinë n ‘pafundësi

Mendimet theren tehut të kohës...

Çdo gjë në ikje, vrapim i pandalshëm

Log i madh mashtrimesh jeta

Përjetimet nuk perëndojnë kurrë

Përplasen shpresave  harkore

Shtrirë në  shtratin  e këngës idhnake

Përzier me sumbulla lotësh hullinave

Si valë të tërbuara deti  valëviten...

Shpirti i  zhgënjyer  shkrihet

Vështrimeve të hutuara

Sa e bezdisshme nata

Sa e kalltë duket dita

Si një valle pa muzikë

Zbrazësi e pafundme

Rrugëve mbesin gjurmët  dëshmi....

PËRPLASJE ME VARGUN

Një heshtje grith  brenda  vetes panda

Përtypë copat e djegura të mendimeve

Vijnë  valë të nxehta nga tokë e gjakosur

Një aromë dhimbje e mbjellë moti

Vargje si zjarr ngacmojnë prore

E ikin si hajdute, pa gjurmë...

N ‘kujtime kërkoj

Rrugëtimet e mundshme

Asnjë  hapësirë kalimi

Pos ushtimës prapa

Si spirancë anije humbur n ‘furtunë...

Zëra nga larg më vijnë si tingëllimë

Një revoltë e padukshme thellësive valëvitet

Në heshtje afrohen këngë të pakënduara

Në buzët  e shkrumbuara ledhatojnë vajin

E kënga nuk del se nuk del jashtë vetes

Është mllef i dalldisur kohëve...

Rri e ndryrë ngujimeve të fshehura

Si në ëndërr veten e pyes, deri kur

Përplasje, grindje me vargun e tërbuar

Një klithje  spontane pëlcet si porosi jete

-Ah! Khajam! Khajam i mjerë!...