| E diele, 12.01.2025, 06:53 PM |
“Dëshirë e zjarrtë për imitim dhe tjetërsim”!
Nga
Petrit Dibrani
Vetëm
fantazia për diçka që s’mund të arrihet, ajo imitohet, ndërsa shpirti kritik
është çdoherë ai që krijon.
Njerëzit
mediokër, fillimisht fantazojnë dhe pastaj imitojnë, përderisa njerëzit e
mëdhenj krijojnë dhe veprojnë, sigurisht nga ajo që lexojnë!
Çdo
qenie njerëzore, kur ka vlerë të vërtetë brenda vetvetes, nuk ka nevojë për
imitim të zhurmshëm e të shtrenjtë dhe përkulje për lëpirjen e këpucëve të
askujt.
Dhe
cilido njeri që e pranon tjetërsimin, duke e pranuar të huajën dhe akceptuar
verbërisht gjithfarë nuk kupton, duhet me qenë i dëgjueshëm dhe jo vetëm
budalla!