| E hene, 02.02.2009, 04:05 PM |
ANRI SALA
Kopertina e librit Vitamin PH
Nga Qerim Vrioni
Në vitin 2006, Shtëpia Botuese e Londrës, “Phaidon”, prijëse në botë për artet pamore, vuri në qarkullim albumin “Anri Sala”. Në të përfshihet pjesa më e madhe e krijimtarisë së Anri Salës, artistit nga Tirana, në lloje të ndryshme të arteve pamore. Botimi është i pari i këtij lloji që i kushtohet një artisti shqiptar, çka përbën një sukses, por edhe nder jo vetëm për autorin, por për të gjithë shqiptarët, sidomos ata që lëvrojnë këto arte. Njëkohësisht, ky album i shtëpisë botuese më të njohur në botë për artet pamore, në të njëjtën kohë shumë e rreptë për cilësinë e lëndës, e nxiti edhe më tepër njohjen e emrit të tij në qarqet artistike botërore. Sigurisht botimi e ka nxitur edhe vet artistin për të punuar ende më shumë për më tepër krijime të reja cilësore. Vlen të përmendim se Anri Sala është lindur në Tiranë më 1974, gjatë 1992-1996 ka kryer Akademinë e Arteve për arte figurative. Pak më vonë largohet jashtë vendit, në Francë, ku studjon video në “Ecole Nationale des Arts Decoratifs” dhe regjizurë filmi në “Le Fresnoy-Studio National des Arts Contemporains,
Përmendim se pak më herët, shtëpia e njohur londineze e arteve,
Interes për botën shqiptare përbën fakti se në albumin për fotografinë, “Vitamin Ph”, përfshihet edhe artisti i lindur në Tiranë, Anri Sala. Botuesit e përfaqësojnë atë në këtë përmbledhje, me gjashtë fotografi, me ngjyra dhe bardhë e zi. Ashtu si për të gjithë autorët e fotografive të librit, edhe për Salën, hartuesit i shoqërojnë punimet e tij me koment-analizën përkatëse, që përbëjnë, në një farë mase, thelbin e CV artistike të tij. Për krijimtarinë fotografike të Anri Salës ka shkruar kritikja, Jessica Morgan, studiuese e njohur e arteve në “Tate Modern”. Ajo e fillon komentin e saj duke shkruar se “megjithëse njihet më mirë si regjizor, puna e Anri Salës si fotograf ka marrë rendësi në krijimtarinë e këtij artisti këto vitet e fundit”. Natyrshëm, një njeriu që realizon filma, i “jep dorë” njohja e dhe lëvrimi i fotografisë, se në fund të fundit, filmi kinematografik jo vetëm ka lindur pas fotografisë, por ishte ajo që e ngjizi atë si krijesë. Ajo ndër të tjera, përmend se “peizazhet e tij mbeten të paidentifikueshme”, pra për të (autorin), s’ka pikë rëndësie informacioni gjeografik, (gjithandej mund të hasesh me pamje “binjake”), por “strofka” në vetdijën apo nëndijen e shikuesit ku vepron imazhi i përngrirë në letrën fotografike. Disa foto duken si inskenime të menduara, por Morgan thotë se “natyra e imazheve të zgjedhur është e tillë”. Ajo, gjithashtu ve në dukje krijimtarinë e Salës në lëm të filmit, ku ai i mshon marrëdhënies së filmit me muzikën, duke vënë disa pikpyetje në bashkërendimin e shqisave për çfarë shikon. Kurse në punimet e tij fotografike, vazhdon Morgan, “ngurtësimi ekstrem i imazhit, duket sikur tregon një shkëputje midis të shikuarit dhe të kuptuarit”. Anri Sala, me fotografitë e tij, sikur paraqet një çlirim apo largim nga procesi normativ i të kuptuarit, duke arritur që shikuesi të tërhiqet më shumë nga “shkoqitja” e paqartësive të imazheve, duke ngacmuar potencialisht fantazinë të “harbojë” edhe në vise të paimagjinushme.
Sigurisht, kritikja Morgan, komentin e saj të thukët, e ka shkruar pasi ka vështruar jo vetëm gjashtë fotot që përfshihen në libër, por pjesën më të madhe të krijimtarisë fotografike të Salës dhe atë komenton pavarësisht se ka veçuar për albumin vetëm gjashtë. Shumë fotografi të tij, paraqesin vende ku ka qënë ndërtuar ose do ndërtohet, pra esencën e treguesit të gjendjes së progresit, por edhe të rënimit ekonomik. “Këto pyetje të Salës rreth këtyre metaforave të zhvillimit dhe rritjes pasqyrojnë pasiguritë e kohrave të sotme”, përfundon analizën e saj studjuesja Jessica Morgan, për krijimtarinë fotografike të artistit të lindur në Tiranë e, të suksesshëm ne
S’mbetet, veçse t’i urojmë bashkëkombasit tonë të vazhdoj “ngjitjen” nëpër rrëpirat e vështira të botës së artit.