Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hamza Halabaku: Cila Nënë

| E merkure, 08.01.2025, 07:50 PM |


Hamza Halabaku

CILA NËNË

Cila nënë është më e madhe,

se kjo tokë e gjithë ky dhe?

Është Arbënorja që ka lindur

trimin e madh, Ty, Skënderbe!

Cila nënë e ka zemrën

të madhe sa mali?

Është Labemadhja

që nënë e kish Ismail Qemali.

Cila nënë lindi fëmijë,

siç lind hardhia rrushin...?

Është Nënëmira

që e rriti Gurakuqin.

Cila nënë e ka aromën

më të këndshme se bliri?

Është Nënëlokja përmetare

që na fali Naim bilbilin.

Cila nënë e ka zemrën

më të fortë se guri?

Është Fisnikja kosovare

që në jetë solli Bajram Currin.

Cila nënë është rreze drite,

dhe pa asgjë të zezë?

Është Trimëresha prej Mirdite

që i fali botës Shën Nënën Terezë!

Cila nënë burrneshë fare

meriton të mbajë kurorën?

Është ajo, porsi Shota kosovare,

që pat djalë Ibrahim Rugovën!

Cila nënë me vuajtje e halle

veç me këngë e mbushi dishtën?

Është Zadrimorja një azgane

që i dha kombit Atë Gjergj Fishtën!