| E hene, 02.02.2009, 07:24 PM |
TIRANA RAN- TIRANA REND
Kaq lëvizje të pandërprera kanë rrugët e Tiranës në 24 orë, sa thua çdo banor i saj ka një veturë, por ndërkohë ka aq shumë kalimtarë këmbësorësa të zgjon mendimin e kundert se, asnjë familje nuk ka makinë. Në mes të këtyre ekstremeve qëndron Tirana, e ani pse plot ë paradokse ndërtimore e pluhurorore, ajo ka një jetë krejt ndryshe nga cdo vend tjetër i botës ku jetojmë si emigrantë.Tirana ka intimitetin që e ndjen tek çdo fytyrë kalimtari që shikon. Në e duam Tiranën, Tirana is OUR LIFE OUR WORLD! First person who watchet "Tirana Run..." wrote for this film : "It does reflect the rythm and the spirit of the city!!!"
KALI I BARDHË Vidio poemë
Triptik me tre elementë, këngën e krijuesit të madh të serenatave korçare Mihallaq Andrea, pikturat impresionante për boten e femrës, të iranianit Rasuli, në Kalifornia, fotot e kuajve të mjeshtrit Bob Langrish, England, mpleksur me pasionin tim për këngët, pikturat e fotografitë artistike, krijuan këtë etyd dashurie që dësheroj ta quaj vidio poemë. Shpresoj t'ju sjellë kënaqesi shikuesve me këto miniaturat e mia filmike anipse therrime për një kineast, që koha e rrethanat më detyruan ta braktis profesionin. Por pasioni nuk shuhet veçse në ndonjë ditë a në ndonjë cak kur të kemi braktisur vetë jetën. Por loja e dritave mbetet, nuk mund te vdesë bashkë me njeriun, ajo është misteri i jetës që përjetësisht gjeneron dashuri.