| E diele, 05.01.2025, 08:00 PM |
Libri shqip mori udhë përmes fjalëve të shenjta në 5 janar 1555, nën ndikimin dhe shpirtin e Rilindjes Europiane
Nga
Dorian Koçi
Kultura
arbërore nuk ishte jashtë zhvillimeve të kulturës europiane. Në Mesharin e Gjon
Buzukut që mori udhë më 5 janar 1555 , idealet e Rilindjes Europiane pasqyrohen
përmes theksimit të humanizmit, dijes, përgjegjësisë individuale dhe rilindjes
kulturore . Duke vënë në qendër ndriçimin shpirtëror dhe intelektual të
popullit të tij, Buzuku mishëron besimin
e Rilindjes Europiane në potencialin dhe
dinjitetin njerëzor. Shkrimi në gjuhën shqipe pasqyron praktikën e Rilindjes
Europiane për përdorimin e gjuhëve amtare, duke e bërë të arritshme dijen dhe
fenë për njerëzit e zakonshëm, si dhe duke nxitur identitetin kulturor dhe
përhapjen e shkrim-leximit.
Përpjekja
e tij për të ruajtur dhe ngritur në piedestal gjuhën shqipe përkon me lëvizjet
më të gjera të Rilindjes për rilindjen dhe celebrimin e trashëgimisë kulturore.
Për më tepër, përkushtimi i tij ndaj përhapjes së dijes dhe urtësisë rezonon me
ndjekjen e arsimit dhe zhvillimit intelektual të promovuar nga Rilindja
Europiane dhe Humanizmi
Fokusi
në devotshmërinë personale dhe kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës së Zotit
reflekton ndikimin e Reformacionit, i cili nxiste angazhimin individual me
tekstet fetare. Duke ndërthurur fenë, kulturën dhe arsimin, vepra e Buzukut
përfaqëson shpirtin e Rilindjes Europiane duke frymëzuar një ndjenjë identiteti
dhe përparimi ndër arbrit.
Fjalët e Buzukut tek
Meshari
U
doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë
kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s'anë,
desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne
qi të ëndiglonjinë, për-se ata të mundë mernë s~ i naltë e i mujtunë e i
për-mishëriershim anshtë Zot'ynë atyne qi t'a duonë ëm gjithë zemërë. U lus
ënbas sodi m~ shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e
t'inë Zot; e ate në ënbarofshi, Zot'ynë të ketë mishërier ënb§ jã, e ata qi u
monduonë dierje tash, m~ mos u mondonjënë. E ju t'ini të zgjiedhunitë e t'inë
Zot, e për-herrë Zot'ynë k~ me klenë me jã, ju tue ëndiekunë të dërejtënë e tue
lanë të shtrenbënënë. E këta ju tue b~m, Zot'ynë ka(a) me shtuom ëndër jã, se
të korëtë t'aj të ënglatetë dierje ën së vielash e të vielëtë dierje ën së
ënbiellash. E u m~ duo të ënbaronj vepërënë t'eme, t'inë Zot tue pëlqyem. Ëndë
vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një
M.D.L.V., ëndë kallënduor V.dit. E se për fat në keshe kun ënbë ëndonjë vend
fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, ai qi të jetë m~ i ditëshim se u, ata faj e
lus t'a trajtonjë ënde e mirë; për-se nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue
klenë m~ e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom ënbë gluhët t'anë.
Për-se ata qi shtanponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë
se faj të mos banjinë, për-se për-herrë ëndaj 'ta nukë mundë jeshe, u
tueënbajtunë një klishë, ënbë të dí anët më duhee me sherbyem. E tash u jam
ënfalë gjithëve, e lutëni t'enë Zonë ende për muo."