| E diele, 05.01.2025, 07:57 PM |
VARGJET GDHENDIN KUJTIMET
(Poezia
është diçka që ta shuan etjen dhe zgjatë jetën)
NGA
NEKI LULAJ, SHKRIMTAR
Krijuesit
e mirëfilltë të artit kanë një lloj vetmie në intuitën e vet, kanë unin e vet
të veçantë ,ata kanë tri dashuri/ muzën /frymëzimin /dhe vetminë/. Ata rrinë
duke e vjedhur kohën në identifikimin e vetvetës.Të njejtën gjë e bën edhe
poeti i Dardanisë ,pejani i vyer Agim
Desku dhe poezia e tij , kështu që opusi i
tij lirik dhe poetik ka përmbajtje,stil,subjekt ,porosi apo edhe çasje
të thukët retorike.Githmonë duke u dhënë
dritë,gjallëri,forcë, gjerave që ndodhin me një qartësi të rrallë logjike.
Shkrimet
e tij lirike , biografike dhe të tjera nisin rrugëtimin diku para gjysëm
shekulli ,duke kërkuar kuturu shtegun e
qartë dhe duke hedhur në letër atë çka e nxit poetin - shoqërinë, e me këtë dua
të them se krijuesit si ky lindn për të tjerët dhe janë si herojt e kombit duke
lenë shumë vargje e testamente në
sirtarët e hapura për të mos u harruar ose vdekur kurrë.
Cilësia
e tij poetike shihet se rritët nga përvoja e gjatë e artit agimjan, të cilat
nuk lindin nga idetë ,nuk lind as nga mendja ,as nga endërrimi, por lind nga
thelbi përvëlues duke hedhur në fletën e bardhë atë çka e frymëzon dhe i thotë zemra.Ai përmes vargut poetik
prezanton një Hartë historie të mbarë gjeografisë shqiptare,andaj edhe me të
drejt mund ta quajmë pelegrin i përjetimeve historike,duke e parë dritën e
përkthimit, Përmbledhjet e tij poetike
në gjuhën italiane ,por edhe atë greke.Agimi krijimtarinë e tij poetike dhe atë
letrare arriti ta prezentoj edhe jashtë vendit
si në i tali .Greqi dhe atë individualisht në Shoqatën e Shkrimtarëve
edhe në Izrael ,e pikërisht në qytetet,Tel Aviv dhe Jerusalem.
Me
plot të drejtë mund të konstatoj se krijimtaria e Deskut,nëpër të gjitha etapat e zhvillimit të
saj mbeti e lidhur shumë ngushtë me Traditën kombëtare si mishi me kocka, por edhe i futur thellë në
poret e zemrave të popullit ,në koret dhe lëngun e plagëve të hapura ,në ofet e
nënave të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, në dasmat dhe vdekjet,në gëzimet dhe
vajët e tyre deri në ditët e sotme.
Si
janë poetët
Poetët
janë si pyelli me plotë gjethe
Si
një fushë me ullinj plot gjethe me kokrra
Deget
ju lakohen nga pesha e rendë e begatisë
Kanë
bukurin qe ua njeh guri lulja dhe shqota.
N.
Lulaj
Poezia
Deskjane asnjëherë nuk është ndikuar nga askush, por gjithmonë i ngeli
besnik tradicionalës, i lidhur shumë
ngushtë për kombin si rrënjët e Lisit, për token amë .Ajo mbeti realiste dhe
tokësore duke u modernizuar në hap me kohën.Poezia e Agim Deskut,frymon me
mushkëritë e kombit ,me rezultatet dhe dështimet e tija ,me gëzimet dhe shqetësimet
,është e shëndoshë dhe e pëlqyer nga lexuesit dhe nga Kritika letrare.
„Me
bindje të plotë mund të them se pa hyrë në Përmbledhjet poetike të tija ,të
cilat për nga numri janë shumë, është sikur të kesh hyrë në një Kopsht Botanik,
për ta zgjedhur një Buqet me lule, por aty ka shumë lule të bukura dhe shumë
ngjyrëshe saqë është veshtirë që t`i
zgjedhish se cilat janë me të
bukura! Kështu poezitë e tija janë të te
gjitha zhanrëve ,saqë nuk mund të ndahesh pa i lexuar të gjitha,por gjendësh
para veshtirësive që të zgjedhesh ,kjo apo ajo është me e bukur se
tjetra.“N.Lulaj
Agimi ecën vertikalisht, ngadalë dhe shumë i
sigurtë , që nga fillimi i krijmtarisë se tij e deri në ditët e sotme çka e
besoj se kështu do të vazhdojë muza e tij krijuese terë jetën duke thënë
se poezitë e tija janë të shijshme sikur
gjella që duhët të hahet ngadalë duke e përtypur mirë e me oreks çdo kafshatë…….
Pëmbledhja
e tij poetike „Dua të pi Verë çamërie“,Të pimë së bashku për Ty Çamëri, është
një përmbledhje poetike tejet interesante
dhe shumë e mirëpritur nga kritika .
Autori,
duke qenë i përkushtuar tani për sa vite për Çamërinë dhe fatin e saj, ai edhe
në këtë libër, sikur është i ndikuar nga vepra që ia ka kushtuar kësaj pjese të
trojeve etnike, dhe kështu na sjell mendimin filozofik edhe për trevat
përbrenda Kosovës dhe më gjerë. Prandaj, ngjashëm ligjëron, që nënkupton
mendimin dhe shkrumbin për bashkim: “…Të ngritim gotën/ Për Dukagjin/Se do
bëhem edhe Drenicë/Edhe Malësi/Herë Tiranë e Preshevë/ Herë Ulqin e Iliridë /Më
shumë Çamëri…”. Të gjithë së bashku në një Shqipëri.Shkrimtari si zakonisht
gjithmonë shkruan për atë që e preokupon
duke përdorur imagjinatën si një instrument të fuqishëm dhe duke e begatuar
kulturën shqiptare.Agimi është shkrimtar që ka dy atdhe ,një atdheun ku lindi
dhe atdheu i dytë për të është Poezia,ku
nëpërmes vargut flet për jetën e nuk e lejon jetën të flas në përmjet
tyre.
Agimi,është
perlë e poezusë , një aktivist i dallur dhe një fisnik i pa lodhur,një atdhetar
i rrallë,individ shumë i vyer me një kulturë të madhe dhe edukator i dalluar.
Pishtar i arsimit deri në pension ,i
cili në misionin e tij ka ndërtuar një Kështjellë dhe ka bërë një histori në
vete duke na dhuruar visare krijuese ,në përkujdesjen dhe punën e tij të
palodhur ,që përmes vargut thot-‘’Populli im është relativisht I vogël,por me
një histori të lavdishme luftërash për liri,andaj shquhet për shpirtin e qiltër
revuloucionar çka e shijojmë në brumin e tij krijues’’.Ai ka krijue një bagzh
të pasur duke përdorur me shumë kujdes imagjinatën e pangopur dhe gjithçka ka shkruar dhe kthyer në
narrative ,I cili ndër vite ka zgjëruar imagjinatën e vet duke thur vargje dhe
krijim idesh për çka është shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe Çmime në
Dardani,Shqipëri Iliridë Preshevë,Ulqin ,Itali dhe Izrael.
Këtij
shkrimi nuk dua t`i vëj pikë ngase për analizën dhe studimin e poezive të Agim
Deskut do të duhet kohë dhe përkushtim serioz,çka mbetet në duart dhe vullnetin
e studiusve të gjeneratave që merren me këtë punë fisnike.
Mendimet
e mia po vrapojnë asfalteve të
shkronjave të Abetares deskiane,
për t`u ndalur të muza e dashurisë se tij poetike.Dhe krejt në vazhdim poetit
Deskut i uroj shëndet e jetë të gjatë
dhe punë të pa lodhur në pasurimin e vlerave tona kombëtare.
Krijimtaria dhe çmimet
letrare:
1-Pëshpëritje
drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë.
2-Kënga
e Pranverës, Drini graf-Klinë,Poezi për fëmijë-1996
3-
Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë , 2007.
4-Dua
të pi verë Çamërie-Poezi për të rritur,2011, Vllamasi –Tiranë,20115-
5-Vargje
mbi lot Çamërie -(Dedikuar dhembjes dhe plagës së ndarë në dysh atdheu) Poezi
për të rritur
6-Monografi
per mësuesin Tahir Abazi Berisha,2015
7-Këngë
Ilirshte-2015 Poezi për të rritur,’’Meshari’’
8-Rrëfej
Diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke) Poezi për të rritur-Nga viti
2015 rri mbyllur pa të drejën e daljes në dritë në shtypshkronjen e
Selanikut,me arsytimin e Ministrisë së Kulturës greke se autori propagandon
bashkimin e Çamërisë më Shqipërinë!
9-Heshtjet
vrasin, 2016 Poezi për të rritur “Meshari”, Prishtinë
10-
Anatemë e pathënë , Poezi për të rritur ,’’Meshari’’,2017
11-‘”Universi
Poetik”- Poezi për të rritur –Meshari,2017
12-,,
Fishtiane’’ -2018 Prishtinë
13-,,Pafajësia
e fjalës’’ Poezi për të rritur Prishtinë 2020
14-,,Çele
gur gojën’’ Poezi për të rritur –Prishtinë 2022
15-,,Dialog
me vetveten’’- Poezi për të rritur Prishtinë 2021
16,,Ditari
i Apokalipsit’’ - Poezi për të rritur .Prishtinë 2021
17-‘’Rikthimi
i Prometheut’’ Poezi për të rritur –Anglisht-Amazona
18-‘’Himne
lashtësie’’ Poezi për të rritur –Fab ,Advertising-Pejë,2023
19-‘’Dielli
ka emër’’ Poezi për të rritur ,Libri im-Pejë,2024
20-‘’Shekujt
e pistë’’-Libri im-Pejë,2924
21-‘’Biografia
e pashkruar’’Libri im-Pejë,2024
22-‘’Mbi
flatrat e zemrës ‘’‘’Sulle ali del cuore ‘’,Shqip-italisht,2024-Itali
Çmimet letrare
2011
Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar ,,Të rinjtë e Çamërisë”,
Viti
2012 çmimi i parë prapë në poezi nga ,,Të Rinjtë e Çamërisë ,POET NDERI
Viti
2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan
Viti
2012 Përsonalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare
Viti
2014, çmimi i parë në poezi,Flaka e Janarit Gjilan
Viti
2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopuli, Milano, Itali.
Viti
2016 POET NDERI,nga Abeceja poetike,Sfilare,Shkup
Viti
2017 çmimi i parë, Bardi I, Esat Mekuli.
Viti
2017 çmimi i parë në poezi nga Konkursi i Bibliotekës se qytetit në Ferizaj
Viti
2017 çmimi i parë –Sofra poetike,,Ymer Elshani’’Drenas.
Viti
2017 - Ambasadori i poezisë në botë-Dante Maffia
Zotit.
AGIM DESKU Jemi të nderuar t`ju komunikojmë se:
VELIERO
Organizata Letërsi dhe Kinema, ka zgjedhur në mesin e veprave të tjera, veprën
tuaj poetike "SONTE JAM EMRI YT"
Do
të ishim të nderuar që t`ju kemi në mesin tonë më, 7 maj 2017 në Grand'Hotel
BALESRIERI (Torre Melissa), në mënyrë që të prezantoni veprën tuaj dhe t`ju
dorëzojmë çmimin e merituar.
Jemi
mirënjohës nëse do të na nderonit me prezencën tuaj në event.
Përshëndetjet
tona më të përzemërta.
PRESIDENTI
Francesca Gallello
Viti
2019-Çmimi i parë Festivalit të Muzaës Poetike-Mat-2019
Viti
2020 Çmimi-URA E GURIT-Prizren 2020
Viti
2020 ÇMIMI SPECIAL i Festivalit të Poezisë ; Trokitje për çmimin “Gjekë
Marinaj”.
Viti
2022-Pena e artë-Për poezinë-Biografia ime-Shoqata e Shkrimtarëve –‘’B.Musliu’’
Viti
Viti
2024 Çmimi i parë ‘’Agim Ramadani’’në Festivalin e Poezisë .Takimet e Don
Mikelit në Stubell-Viti