Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Dardania është shtet laik, nuk bëhet “shtet islamik”!

| E shtune, 04.01.2025, 07:57 PM |


Petrit Dibrani:

Dardania-Kosova Republikë, u tentua dhe po tentohet të paraqitet çfarë nuk është dhe nuk bëhet!

Dardania-Kosova Republikë Parlamentare, shtet laik, nuk bëhet “shtet islamik”.

Disa mendojnë e pretendojnë, synojnë dhe veprojnë, t’na paraqesin çfarë nuk ishim, nuk jemi dhe s’mund të bëhemi, ngase civlizimin dymijëvjeçar të përfunduar e kemi dhe mbrapsht nuk kthehemi.

U dëshmua, po dëshmohet dhe do dëshmohet, që nuk ishim, nuk jemi dhe kurrë s’do bëhemi, ngaqë gjak e gjuhë dhe traditë e kulturë, arbërore i kemi!

Nga dëshmitë festive: (manifestimi i 28-të Nëntorit për 112-vjetorin e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar, festimi i Krishtlindjes dhe ndërrimit të motmoteve në mbarë trojet e Shqiptarisë), disave u është ngrirë buzëqeshja sarkastike në fytyrë, që synojnë për një “vend islamik”!

Ne (shqiptarët) me kulturë perëndimore, vazhdojmë e qëndrojmë të përbashkuar rreth vlerave tona kombëtare dhe Gjergj Kastriotit, Profet i Shqiptarisë.

Ju dua të bashkuar!