Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Shtëpitë Shkolla

| E shtune, 04.01.2025, 07:50 PM |


Gani S. Pllana

VATRAT E DITURISË

Dikur Kosova kishte një Universitet

themeluar me shumë vështirësi

kishte një rregull e mijëra studentë

shkenca të natyrës, mjekësi, gjuhësi...

konkurrencë për rajonin e gjerë

shtëpitë mbushur me libra e gazeta

risi e kënaqësi për shumë breza

oh dhe vashat tona profesoresha

Po sot Kosova jonë tetë universitete

e sa shumë vatra e kolegje për befasi

kushte të reja studimi ndër qytete

në liri në garë për jetë të mirë e dituri

SHTËPITË SHKOLLA[1]

Në atë kohë të pakohë

kur cenohej edhe jeta

si kurrë nevojë për arsim

si për bukë e ujë e shëndet

mësimi deri në universitet

në bodrume e shtëpi tona

si në mbitempuj plot vullnet

organizohej detyrë e shenjtë

legjitime për dritë e jetë

Vullnetarë lëshuan shtëpitë

familje e nxënës e studentë bashkë

si një kor për Kultin e Diellit

diellit që po nxirrte sy në horizont

për Atdheun e larë jo vetëm me lot

Hyzri Varoshi ndër të parët se kush tjetër

hapi dyert e shtëpisë

edhe përtej kanunit të vjetër

atdhetar i njerëzishëm e bujar

Dy kate për Shkollën e Lartë...

vetëm një për familjarë

halë në sy për armiqtë Hyzriu -

për të zinjtë zezues barbarë

Ndaj e shënjuan të parin

që aq mirë i rrinte plisi në kokë

atë zot shtëpie e fisnik

me studentë e shokë, miq e qytetarë

nesër në togje edhe ushtarë

Gjatë luftës çlirimtare ‘98-‘99

e rrëmbyen në fillim prilli

mbrojti pragun e shtëpisë -

i blinduar idealit me Flamur

me plisin e bardhë e gjakun bilur

pranë dyerëve në atë shtëpi-shkollë

punoi për liri që erdhi dikur

krenar Hyzri Varoshi

nuk u dorëzua kurrë

që ishte dhe mbeti tej-burrë!

ETJA PËR DITURI

Ikën shumë gjenerata

me shumë dëshira pa realizim

për dituri e shkollim

që nuk u lejohej

nga lukunitë e Karpateve

për popullin tim

Në shtegun e kohës si përherë


me mision mësues nga jona Shqipëri
u hapën shkolla deri në Pazarin e Ri
e zëri i dijes preku çdo cep
u ndërtuan laboratorë e institute

biblioteka në çdo qytet

e ëndrrat u ngritën deri në akademi



[1]Pronari Hyzri Varoshi, që e lëshoi shtëpinë për studentë të SHLT vitet 1990-1999, në Ferizaj.