Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Dogma mashtruese!

| E premte, 03.01.2025, 07:54 PM |


Petrit Dibrani:

Vetëm atëherë kur shqiptarët e ndershëm dhe intelegjent bëhen bashkë, hajvanët dhe mashtruesit zuzar, firojnë të gjithë.

K’ta hoxhallar, tentojnë ti ushqejnë të uriturit me statistika, që janë veçse dogma mashtruese!

Qëndrojnë shumë keq me argumente, prandaj i përdorin statistikat, sikurse pijaneci fenerët e rrugës: jo për ndriçim, po për mbështetje.

Ëndrra e realizimit të dëshirës së tyre, është vetëm forma e statistikës.

Sa për informim, në Kosovë nuk janë as 5% musliman, ngase 5-pesë shtyllat e Islamit, nuk i praktikojnë.

Pesë Shtyllat e Islamit!

1. Shehadeti

2. Namazi

3. Zekati

4. Agjërimi

5. Haxhi

Mashtrues ordiner, analfabetë të shkretë dhe zuzar të gërditshëm, janë k’ta hoxhallar shpirtshitur!