| E enjte, 02.01.2025, 07:49 PM |
Krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve!
Shkruan: Florim Zeqa
Nuk është e lehtë t'i bëhet një rikujtesë
dhe analizë e plotë një viti të gjatë kalendarik. Për lexuesit, po i shkëpus dy
momentet më pikante të vitit që e lamë pas. Thonë fillimi i mbarë është gjysma
e punës, por kur fillon mbrapsht, i tillë vjen edhe përfundimi! Për t'a
vërtetuar këtë që e themë dëshiroj ta ilustroj me rrëfimin tim personal.
Testi
i parë demokratik
Në
fillim të vitit 2024, njëri krahë i shkëputur i LDK-së, i emërtuar "Lista
Guxo" e kërkuan ndihmën time, ua dhashë. Por falë intuitës sime, që në
fillim e vërejta qëllimin e tyre, andaj rasti i parë që m'u dha, ua bëra testin
demokratik, nga i cili test dolën të dështuar. Kështu, pas vetëm 45 ditëve i
ndamë përseri rrugët, ata vazhduan me Albin Kurtin, ndërsa unë mbeta aty ku
isha në shtëpinë e vjetër.
Në fakt, nuk kishte aderim dhe as
ç'aderim zyrtar partiak. Thjesht ishte një përgjigje imja pozitive për t'i
ndihmuar, prapa së cilës ishte qëllimi imi fisnik për t'i kthyer të arratisurit
në shtëpinë e vjetër-LDK.
Pas dështimit në testin demokratik, e
kuptova se këtyre nuk ju kishte mbetur as ndjenja më e vogël e rugovizmit në
shpirtin e tyre karrierist. Të gjithë dukeshin si të klonuar të Albin Kurtit
dhe hije të zbehta të Vjosa Osmanit, të dalldisures pas pushtetit!
Testi
i dytë demokratik
Në
fillim të muajit shtator të të njëjtit vit, pra të vitit 2024, më erdhi ftesa
për t'i ndihmuar përfaqësuesit e LDK-së në themelimin e katër nëndegëve të para
në Itali, në tri prej të cilave isha prezent.
Që në fillim i vërejta mangësitë dhe
procedurat antidemokratike siq janë mungesa e debatit, listat e mbyllura dhe
votimi me aklamacion, si antipod i demokracisë.
Nuk u mjaftova me tërheqjen e vërejtjes
për shkeljen e rregullave dhe parimeve bazike të demokracisë.
Kur përfaqësuesit e lartë të LDK-së e
kërkuan ndihmën time të mëtutjeshme, atëherë edhe unë e parashtrova kërkesën
time legjitime demokratike për t'u bërë pjesë e listes zgjedhore të LDK-së si
ish nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë (1992-93) dhe si
aktivist dhe veprimtarë i kësaj partie nga themelimi e deri në ditët e sotme.
Me kërkesën time fillimisht e njoftova
njërën nga nëndegët e posathemeluara të LDK-së në Itali, kryesinë e degës së
LDK-së në Klinë, kryesinë qendrore dhe kryetarin e partisë, z. Lumir Abdixhiku,
deputetët aktual, dhjetra ish ministra dhe anëtarë të Këshillit të Përgjitshëm
të LDK-së, prej të cilëve mora "mbështetje" të parezervë, me fjalët:
"Jeni i merituar dhe do ta keni mbështetjen time"!
Pas publikimit të listës zgjedhore, e
kuptova se të gjithë ata që më premtuan, në fakt më mashtruan.
Përtej mashtrimit, u treguan të
pandërgjegjshëm, ku asnjëri prej tyre nuk më kërkuan falje!
Nuk paten si të më kërkojnë falje, pasi
të gjithë ishin në listën zgjedhore të LDK-së!
Të gjithë paskan qenë mësitë
interesegjinjë sikurse puna e atij mësitarit që ka shkuar për ta kërkuar një
vajzë të bukur për dikë tjetër, por kur e sheh vajzen e pëlqen dhe e nxan për
djalë t'vetin!
Ndjehem
i lumtur dhe krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve. Isha, jam dhe do të
mbetem në mesin e anëtarësisë më të devotshme të LDK-së dhe përjetësisht
mbështetës i pathyeshëm i filozofisë politike rugoviane.
Florim Zeqa,
02 Janar 2025