Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Mos e admiro kopjen, ngase “plagjiatura” është veçse një homazh

| E diele, 29.12.2024, 07:20 PM |


Mos e admiro kopjen, ngase “plagjiatura” është veçse një homazh

Nga Petrit Dibrani

“Shqip erdha në këtë botë, shqip më folën dy prindërit e mi, shqip frymoj, ushqehem, jetoj e veproj dhe flas e bërtas, përgjithmonë edhe n’Varr”.

Për Profetin tim, Gjergj Kastrioti, ngaqë përsëritja është mësim!

Jeta, vepra dhe lufta heroike e Profetit tim, është një gamë e gjerë dokumentesh, shkrime e libra nëpër arkivat e vendeve të fuqishme dhe biblioteka të panumërta në tërë botën.

Lista e autorëve prestigjioz, që kanë shkruar për Profetin tim, Gjergj Kastrioti është e gjatë…

Ludwig Holberg,

Christian Friedrich Bellermann,

Dimitrie Cantemir ,

Julius Pisko,

J.Wolfe,

William Havard,

George Lillo,

Thomas Whincop,

Pierre de Ronsard,

Henry Wadsworth Longfellow,

Camille Paganel,

Antonio Lucio Vivaldi,

Guillaume de Vaudoncourt dhe shumë e shumë, autor tjerë…

Për mua personalisht, Profeti im, Gjergj Kastrioti.

Luftues shpirtmadh, strateg e brilant luftarak dhe udhëheqës, mendjendritur diplomat, kundër pushtuesit barbar Osman, që nga Venediku, i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit turq dhe në çdo betejë fitimtar.

Në çdo shkronjë, për Profetin tim e ngre një kurorë.

Dhe në çdo fletë e vendos një flamur.

Gjergj Kastrioti, me gëzim të madh dhe të furishëm, çdoherë doli ngadhënjimtar.

Kreshnik në beteja dhe i pathyeshëm.

Shpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi.

I pavdekshëm dhe i përjetshëm,

Gjergj Kastrioti, Profeti im.

Shqiptarët të duan nga fëmijëria dhe deri në përjetësi.