| E diele, 29.12.2024, 07:49 PM |
Iluzionet e Albin Kurtit dhe dëshirat e opozitës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
synosh 500 mijë vota nga 700-800 mijë votues potencial në Kosovë është pak më
tepër se iluzion. Një herë i ka ndodhur "mrekullia" Albin Kurtit më
14 shkurt 2021 dhe vështirë se do të përseritet në dy dekadat e ardhshme në
Kosovë.
500 mijëshi, i
paarritshëm për Albin Kurtin
Do
të ishte dëshirë deri diku reale 500-mijësi i Albin Kurtit, sikur t'i
realizonte premtimet dhe zotimet elektorale në njërën anë dhe në tjetrën sikur
të mos kishim zvoglim enorm të popullatës përgjatë viteteve të fundit.
Pa
asnjë premtim elektoral të përmbushur në luftën kundë korrupsionit dhe krimit
të organizuar, pa asnjë përmirësim në sistemin energjetik, pa asnjë rezultat
evident në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, pa asnjë projekt madhor të
realizuar në planin zhvillimor të vendit për katër vjet!
Kur
kësaj t'i shtojmë edhe dështimet e qeverisë në planin e jashtëm, pa asnjë
njohje ndërkombëtare dhe futjen e vendit nën sanksione ndërkombëtare, synimet e
Albin Kurtit jo vetëm të paarritshme, duken edhe qesharake!
Dëshirat e opozitës, të
parealizueshme
Një
opozitë e ç'akorduar, e cila për katër vjet i qëndroj gatitu 'Qeverisë Kurti'
në Kuvend, pa e bërë as përpjekjen më të vogël për rrëzimin e qeverisë inerte
pa asnjë rezultat në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, nuk ka me
çka e bind më elektoratin për ta votuar dhe për t'u kthyer përseri në pushtet
ata që ia bën jetën ferr qytetarëve të vendit.
LDK-ja
me slloganin "Rruga e Re" është kthyer në antipod të rugovizmit, të
cilën edhe ngjallja e engjëllit Rugovë në këto rrethana nuk do ta kthente dot
në rrugë të mbarë nga katandisja që i sollën grupet e interesit!
PDK-së
pa Hashim Thaçin me "ritmin e rrugës" në krye as foshnjorët nuk i
besojnë, anipse e ka kandidatin më të mirë për kryeministër!
AAK-ja
e "përforcuar" me "NISMA" do të mbetet në të njëjtat nivele
të ngritjes historike nga themelimi, por fatin e keq do ta kenë të aderuarit në
listën e saj që do të mbeten jashtë Kuvendit siq mbeti PSD-ja katër vite më
parë!
Për
dallim prej katër viteve më parë, kësaj radhe, të bashkangjiturit në Listën e
LVV-së, GUXO e Alternativa do të mbesin duarthatë nga ky proces zgjedhor, për
shkak se elektorati i LVV-së do t'i votoj vetëm aktivistët dhe veprimtarët e
saj të devotshëm e jo të arratisurit nga partitë e tjera.
Opozita
vetëm e bashkuar në një koalicion të madh parazgjedhor mund ta sfidonte LVV-në.
Ajo që pritet të ndodhë, është ajo që partia e cila është më e zëshmja kundër
saj në fushatë, pas zgjedhjeve do t'i vardiset e para në pushtet.