| E diele, 29.12.2024, 02:06 PM |
Atdhe Geci
GJALLICA
DHE KUKËSI
Gjallicë
e shqipeve dhe betejave
zëri
më i lartë i bilbilit të maleve
në
këtë kodër tempull të natyrës
djep
i erërave i rrit retë e bardha
Flamur
shqiptar, flamur kuq e zi
kam
grushtin e më trimave të së
kaluarës,
duart i kam plotë kallo
Kukësi
e di udhën e së ardhmes
Nëpër
epoka ne jemi zvogëluar
Evropa
na quan me emrin Albani
ajo
Shqipërinë kurrë nuk e njohu
por
na kryqëzoi me emër të fisit!
Jam
Shqipëri aq sa jam Dardani
Jam
Çamëri aq sa jam Madhoni
jam
Mollë gjaku e Mollës etnike
jam
Kukës aq sa jam dhe Kosovë.
Kjo
orë me Gjallicë dhe Kukës
i
jep kahe kohës dhe zë çështjes
i
thoshte Gjallica bijës Valbonë
një
gjuhë shqipe jemi shqiptarët.
Atdhe Geci - Kukës, 2024