| E diele, 29.12.2024, 06:48 PM |
Mihal Gjergji
DETI
IM, BRENGA IME
Dhe
unë, si ti, rënkime plot’
I
mbaj në zemër për ngamot
Dhe
pres, dhe hesht, jam vetmitar
Ti
gjen një shkëmb dhe dallgën plas
Xhindosur
prapsesh me maraz
Këtu
liman, më tutje – varr…
Mua
askush s’më thotë; “Vëlla,
Duro,
se jeta dhimbje ka…”
Prandaj
kundroj pushtetin tënd
Që
kthen në lodër kush guxon
Dhe
jetë e fat i flak’ në hon
Pastaj
qetohesh përnjëmënd
Ç'mistere
fsheh, o përgjimtar?
Unë
mes gërmadhash s’di ç'të marr
Andaj
sodis e brengën tret
Por
ti gjëmon tallaz e shkumë
Pulbardha
klith e s’bën dot’ gjumë
Laje
dhe yllin tim, o det!
Vlorë, Dhjetor 2020